LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy Tab 2, javën e ardhshme?

Samsung Galaxy Tab 2, javën e ardhshme?

Ne tashmë e dimë se Samsung është duke e përgatitur gjeneratën e re të tabletit të saj të mirënjohur, Samsung Galaxy Tab, ndërsa thuhet se i njëjti do të lansohet në Mobile World Congress gjatë javës së ardhshme, ngjarje kjo e cila edhe këtë vit do të mbahet në Barcelonë.

Mirëpo, tani duket se përveç informacionit për Galaxy Tab 2, në internet tanimë kanë rrjedh edhe specifikat e këtij tableti, paraardhësi i së cilit është shitur në më shumë se dy milionë kopje.

Sipas burimeve të Pocket Lint, Samsung Galaxy Tab 2 do të jetë një tablet me ekran të ndjeshëm në prekje me 10.1 inç, dhe këtë lajm keni pasur rastin ta lexoni edhe më herët në Telegrafi.com.

Për më tepër, thuhet se Galaxy Tab 2 gjithashtu do të vijë në treg me versionin e ri të sistemit operativ Android 3.0 Honeycomb.


Specifikat tjera të këtij tableti përfshijnë edhe kamerën e pasme me 8MP, procesorin dy-bërthamor Qualcomm, ndërsa ky model i ri i tabletit të Samsung do të konkurrojë direkt me atë të Apple, iPad. / Telegrafi /