LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy S2 gjatë javës së ardhshme

Samsung Galaxy S2 gjatë javës së ardhshme

Së fundmi, Samsung pati deklaruar se në ngjarjen e njohur si Mobile World Congress 2011, ajo do të lansojë një telefon të mençur mobil Android, i cili mbështetet në dy bërthama.

Tani, duket se ky prodhues gjatë gjithë kohës ka qenë duke folur për modelin e ri të linjës Galaxy, përkatësisht modelin Samsung Galaxy S2.

Një shitës i telefonave me pakicë ka zbuluar detajet e këtij modeli, për të cilin thuhet se përmban procesorin me kapacitet prej 1.2GHz – Samsung Orion, si dhe ekranin e ndjeshëm në prekje Super AMOLED Plus, me 4.3 inç.

Karakteristikat tjera të këtij modeli përfshijnë edhe 1GB RAM, kamerën e pasme me 8MP e cila mund të incizojë Full HD video në 1080p, si dhe atë frontale me 1.3MP, e cila mund të përdoret për video thirrje.


Besohet se Samsung Galaxy S2 posedon edhe karakteristika tjera të avancuara, mirëpo detajet tjera pritet të dalin javën e ardhshme, kur edhe ka gjasa të lansohet zyrtarisht modeli më i ri i telefonit të Samsung, Samsung Galaxy S2. / Telegrafi /