LAJMI I FUNDIT:

HP paralajmëron modelin Veer

HP paralajmëron modelin Veer

Gjatë ditëve të fundit, HP ka prezantuar tabletin e saj HP TouchPad si dhe telefonin e mençur HP Pre3, ndërsa tani pajisja e fundit e këtij prodhuesi është telefoni i mençur i cili bazohet në sistemin operativ webOS, modeli HP Veer.

Sipas njoftimit të prodhuesit të këtij telefoni, HP Veer është i projektuar të jetë një telefon kompakt, pasi që i njëjti posedon një ekran të ndjeshëm në prekje me 2.6 inç (multitouch), rezolucion 320 x 400, dhe tastierë rrëshqitëse QWERTY së bashku me procesorin Qualcomm MSM7230, 800Mhz.

HP Veer gjithashtu posedon edhe kamerën me 5 mega-piksel dhe geo-tagging, mundësi për incizimin e videove, 8GB memorie të integruar, bateri 910mAh, akselerometër, dritë ambientale si dhe sensorin e afërsisë.


Veer mbështet edhe sinkronizimin e emailit në Microsoft Exchange, plus POP3 dhe IMAP, si dhe posedon GPS të integruar.

Lidhur me këtë model të telefonit të mençur, ende nuk ka detaje të çmimit ose datës së përafërt të lansimit të tij në treg, edhe pse jo-zyrtarisht është thënë se ky telefon do të jetë në shitje gjatë verës së këtij viti. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Teknologji
OpenAI: DeepSeek na vodhi, ne kemi prova

OpenAI: DeepSeek na vodhi, ne kemi prova

Teknologji
Gjenerata e smartphone-ve Z - Karakteristikat më të papara që kanë në themel Inteligjencën Artificiale

Gjenerata e smartphone-ve Z - Karakteristikat më të papara që kanë në themel Inteligjencën Artificiale

Teknologji
DeepSeek bllokohet në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google në Itali

DeepSeek bllokohet në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google në Itali

Teknologji
‘DeepSeek vs ChatGPT’ - si krahasohen ato?

‘DeepSeek vs ChatGPT’ - si krahasohen ato?

Teknologji
Alibaba pretendon se modeli i saj i ri i Inteligjencës Artificiale kalon rivalët DeepSeek dhe ChatGPT

Alibaba pretendon se modeli i saj i ri i Inteligjencës Artificiale kalon rivalët DeepSeek dhe ChatGPT

Teknologji
Kalo në kategori