LAJMI I FUNDIT:

Dell heq dorë nga Adamo

Dell heq dorë nga Adamo

Kompania Dell ka ndërprerë shitjen e laptopit të vet ultra të hollë Adamo i cili ishte menduar si konkurrencë për MacBook Air të Apple, mirëpo përdoruesit kurrë nuk e pranuan atë si të tillë.

Dell Adamo është jashtëzakonisht i bukur, i hollë, i këndshëm … por, për fat të keq, edhe bukur i shtrenjtë me performansa jo aq mbresëlënëse.

Qartazi, as shitja nuk ka ecur fort mirë, kështu që Dell ka ulur çmimin e këtij laptopi në mënyrë drastike, e tani ka hequr dorë prej tij totalisht.

Blerësit potencialë Dell i këshillon të mendojnë për ndonjërin prej laptopëve nga seria XPS, të cilët ndoshta nuk janë aq elegant si Adamo, por ofrojnë çmime dhe performansa më të mira.


www.dell.com