LAJMI I FUNDIT:

Verizon shet 500.000 iPhone 4 për një ditë?

Verizon shet 500.000 iPhone 4 për një ditë?

Së fundmi, Verizon ka thënë se me lansimin e iPhone 4 në rrjetin e saj, ka arritur të thyejë të gjitha rekordet e shitjes, edhe pse kjo kompani nuk ka dhënë asnjë shifër se cili është numri i kopjeve të shitura të telefonit të Apple.

Tani, sipas analistit të JPMorgan, Phil Cusik, thuhet se Verizon ka mundur të shesë deri në 500.000 njësi të iPhone 4, dhe ky numër, sipas tij, është arritur vetëm gjatë ditës së parë të lansimit të këtij telefoni për para-porosi, i cili më pas ka pasuar edhe në dyqanet e këtij operatori mobil.

Para iPhone 4, Verizon ka arritur rekordin më të mirë të mundshëm me Motorola Droid, i cili është shitur në më shumë se 100.000 njësi që në ditën e parë të lansimit, mirëpo është iPhone 4 telefoni që i thyen të gjitha rekordet, kado që vihet në dispozicion për përdoruesit e saj. / Telegrafi /