LAJMI I FUNDIT:

Kompjuterët tablet MeeGo në qershor

Kompjuterët tablet MeeGo në qershor

Kompania Intel ka për qëllim që në qershor të paraqesë zyrtarisht kompjuterët tablet të bazuar në sistemin operativ MeeGo 1.2. Prodhuesit e harduerit deri në atë muaj duhet të zhvillojnë versionet përfundimtare të pajisjeve, e demonstrimin e produkteve përfundimtare sigurisht do ta bëjnë në panairin Computex.

Në mesin e të parëve që do të paraqesin pajisjet e reja është edhe partneri i Intel- kompania Nokia. Tanimë kanë rrjedhë fotografitë e versionit të tabletit zhvillues të Nokias me sistemin operativ MeeGo dhe procesorin ARM Cortex-A9 me takt 1.2 GHz. Pos kësaj, Nokia përgatit edhe telefonin e mençur N9, po ashtu të bazuar në sistemin MeeGo, por i vënë në funksion me procesorin 32-nanometërsh të Atom me emër kodues Medfield.

Ani pse paraqitja e tabletëve MeeGo dhe pajisjeve tjera pritet gjatë qershorit, dërgesat e para më të mëdha me gjasë do të pasojnë në tremujorin e tretë, deri kur do të duhej të jetë i gatshëm edhe dyqani i aplikacioneve App Up. /Telegrafi/