LAJMI I FUNDIT:

Tablet për shkolla

Tablet për shkolla

Deri tani, ne kemi parë shumë tablet të cilët bazohen në Android apo sisteme tjera operative.

Mirëpo, njëri prej tyre është pak më ndryshe pasi që është i dizajnuar vetëm për shkollë dhe tregun e edukimit. Tableti i nxënësve quhet Brainchild Kineo.

Kineo është i dizajnuar që të jetë më i fortë edhe fizikisht, dhe i njëjti mund t’i durojë disa rrëshqitje apo goditje që mund t’i pësojë në ndërkohë.


Gjithashtu, ky tablet ka një bateri solide e cila zgjatë deri në 10 orë dhe posedon versionin e sistemit operativ të Google, Android 2.1.

Ky tablet gjithashtu përmban edhe ekranin e ndjeshëm në prekje me 7 inç, rezolucion prej 800×400 pikselëve, procesorin me 800MHz si dhe 2GB hapësirë magazinimi.

Kineo pritet të dal gjatë muajit mars, ndërsa thuhet se çmimi i tij do të jetë 299 dollarë. / Telegrafi /