LAJMI I FUNDIT:

Verizon sjell HTC Thunderbolt

Verizon sjell HTC Thunderbolt

Informacioni i fundit që është dhënë për HTC Thunderbolt ishte se ky model i telefonit të mençur do të lansohet gjatë muajit shkurt 2011, përmes operatorit mobil amerikan Verizon Wireless.

Tani, duket se këto thashetheme të publikuara më parë do të jenë të vërteta, pasi që ka qenë vetë Verizon, që përmes një “cicërime” në Twitter ka thënë se së shpejti do të fillojë shitjen e modelit HTC Thunderbolt në dyqanet e saj.

Për më shumë, edhe në këtë njoftim jo-zyrtar është thënë se data e paraqitjes në treg të këtij telefoni do të jetë njëra prej ditëve të muajit shkurt, ose siç është thënë”Thunderbolt, do të paraqitet në treg, edhe më herët se sa që është pritur”.

Shumë njerëz kanë pritur që ky operator mobil fillimisht të lansonte iPhone 4, para se të bënte plane për telefonat e HTC’së, mirëpo duket se Thunderbolt do të jetë oferta e radhës e këtij operatori.


Ende nuk janë bërë të ditura të gjitha detajet e këtij modeli të telefonit, mirëpo ajo që dihet tashmë është se HTC Thunderbolt do të përmbajë ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.3 inç, Android 2.3 Gingerbread, procesorin me 1.2 MHz si dhe kamerën e pasme me 8 mega-piksel./ Telegrafi /