LAJMI I FUNDIT:

Samsung së shpejti edhe me Galaxy S 4G

Samsung së shpejti edhe me Galaxy S 4G

Muajin e kaluar, T-Mobile ka njoftuar mediat se do të ofrojë edhe një telefon të ri, modelin Samsung Galaxy S 4G. Tani, kjo kompani e ka konfirmuar se ky model me lidhje 4G, do të jetë në dispozicion gjatë këtij muaji.

Modeli më i avancuar i linjës Galaxy S, Samsung Galaxy S 4G posedon ekran të ndjeshëm në prekje me 4 inç, procesor 1GHz Hummingbird, si dhe kamerën me 5 mega-piksel e cila mund të incizojë video në 720p, ndërsa modeli 4G i Samsung ka edhe mikroSD kartelën me 16GB hapësirë për magazinimin e të dhënave.

Karakteristikat tjera të Samsung Galaxy S 4G përfshijnë edhe kamerën frontale për video-biseda, ndërsa ky model i telefonit të mençur të Samsung do të vijë edhe me një numër të konsiderueshëm të aplikacioneve të cilat janë të instaluara në telefon.


Mirëpo, ende nuk dihet data e saktë e lansimit të këtij telefoni, e as çmimi i tij. / Telegrafi /