LAJMI I FUNDIT:

Gem, modeli më i ri nga Samsung

Gem, modeli më i ri nga Samsung

Pa ndonjë lajmërim zyrtar, prodhuesi i famshëm i telefonave mobil Samsung ka zbuluar modelin e ri të telefonit të saj të mençur Android, të cilin e ka shtuar në gamën e saj të telefonave, dhe të njëjtin e ka quajtur Gem.

Modeli më i ri i telefonit, Samsung Gem është vërejtur në uebfaqen zyrtare të Samsung në të cilin thuhet se Gem posedon WQVGA ekranin e ndjeshëm në prekje me 3.2 inç, dhe se posedon procesorin me 800MHz.

Në këtë faqe, gjithashtu thuhet se Samsung Gem është i pajisur me kamerë 3.2 mega-piksel, GPS, Wi-Fi, microSDHC si dhe sistemin operativ Android 2.1 Eclair.

Samsung gjithashtu ka sqaruar se Gem është i integruar për rrjetet sociale, pasi që ju lejon të shpërndani fotografi, porosi apo edhe emaila tek rrjetet e preferuara sociale, gjë e cila mund të bëhet duke klikuar vetëm një buton.


Detajet tjera për modelin e ri Samsung Gem mund t’i gjeni në uebfaqen zyrtare të Samsung. / Telegrafi /