LAJMI I FUNDIT:

HTC HD2 bën edhe në Android e Windows?

HTC HD2 bën edhe në Android e Windows?

Poseduesit e telefonit të mençur HTC HD2, deri më tani e kanë parë telefonin e tyre duke punuar në sistemin operativ të Microsoft, Windows Phone 7.

Mirëpo, çka nëse mund ta keni telefonin e njëjtë në dy sisteme operative, Android dhe Windows Phone 7, njëkohësisht.

Në fakt, jo dy sisteme operative në të njëjtën kohë, sepse kjo mund të tingëllojë pak çuditshëm, mirëpo zhvilluesit e xda’së e kanë gjetur një mënyrë se si të instalojnë dy sisteme operative në HTC HD2, duke e përdorur SD kartelën e njëjtë.

Instalimi i dy sistemeve operative në HTC HD2 njëkohësisht, nuk është edhe aq e lehtë siç edhe mund të duket, mirëpo një gjë e tillë është e mundshme dhe funksionon mjaft mirë, ndërsa në internet tashmë janë publikuar instruksione se si të bëhet një gjë e tillë. / Telegrafi /