LAJMI I FUNDIT:

Android dërgon porosi SMS të dyshimta

Android dërgon porosi SMS të dyshimta

Besoni apo jo, nëse keni telefon celular me sistem operativ Android, ka mundësi që porositë SMS pa dashur t’ua dërgoni njerëzve krejtësisht të gabueshëm.

Ani pse problemi është klasifikuar si “mesatarisht i rëndësishëm”, duket se ai është kritik për përdoruesit. Në disa pajisje të ndryshme dhe versione të sistemit operativ Android OS është paraqitur problemi gjatë dërgimit të SMS-ve, e i cili manifestohet si dërgim i SMS-ve tek kontakti i gabuar, respektivisht tjetrit nga ai i caktuar në listën e pranuesit. Nëse i dërgoni porosi kontaktit A, e njëjta mund t’i arrijë tek kontakti X, pa pasur asnjë ngjashmëri me kontaktin tek i cili keni dashur ta dërgoni atë. Disa përdorues janë ankuar se pajisja e tyre me Android po u dërgon porosi kontakteve krejt të rastësishme, me të cilët nuk kanë shkëmbyer porosi SMS më herët.

Komuniteti i përdoruesve nuk është tepër e kënaqur me reagimet e ngadalta të Google me problemin dhe klasifikimin e rëndësisë, e gjykuar sipas anketave, më shumë se një e katërta e përdoruesve të cilët kanë votuar janë ndeshur me problemin e dërgimit të gabueshëm të porosive SMS. /Telegrafi/