Dalja në skenë edhe të një subjekti të ri politik tek shqiptarët në Maqedoni u përcoll me shumë dilema, akuza, komente dhe deklarata befasuese në opinionin publik shqiptarë.
Koha kur ky subjekt i ri paralajmëron formimin e tij, hap dilema të shumta se përse tani dhe çfarë përfitojnë shqiptarët?
Duke u nisur nga emri i saj që asocion në diçka të madhe dhe lehtë për t’u gjendur dhe vendosur si emër i një partie, u desh që të akuzohen për “vjedhje” të emrit nga një grupim tjetër i organizatave joqeveritare me të njljtin emër UNITETI. Nuk gjenin dot apo nuk “u lanë” t’i vënë ndonjë emër tjetër?
Nismëtarët e këtij subjekti, kryesisht funksionarë dhe ish-funksionarë të BDI-së në pushtet, “në shikim të parë” të duken se vërtet janë “të pakënaqur” nga qeverisja e BDI-së, duke u akuzuar nga vet BDI si “tradhtarë” dhe akuza tjera të lidhura me shërbimet sekrete të Maqedonisë e deri tek “UDB”?…
Por, çfarë i çoi në këtë “pakënaqësi”? … Të njëjtat kanë mundur t’i luftojnë brenda BDI-së, duke kërkuar një reformë të brendshme. Përkundër kësaj, për një kohë të shkurtër dhe pa kurrfarë rezistence vendosin të formojnë parti si kundërpërgjigje “të pakënaqësive” të tyre!…
Vallë pakënaqësitë e tyre kanë të bëjnë vetëm me kohën e qeverisjes së BDI-së nga zgjedhjet e fundit të vitit 2014? Vallë çdo gjë ishte në rregull para këtij viti dhe nuk kishin asnjë pakënaqësi? Pse u desh të heshtin plot 14 vite nga themelimi i BDI-së, ku të njëjtit ishin themelues të saj?
Ashtu si unë edhe opinioni publik shqiptar do të duhej t’i bënin pyetjet ndryshe për të larguar dilemën e shfaqur, ashtu siç u shprehën shumë komentues me publikimin e lajmit për formimin e UNITET-it.
– Ishit të kënaqur në Qeverisjen e parë tuajën LSDM-BDI (2002-2006) ?… Kohën kur duheshte të përfundonte realizimi i Marrëveshjes së Ohrit (viti 2004)…
– Ishit të kënaqur me rastin e Sopotit?…
– Ishit të kënaqur me vrasjen e Komandant Likës?
– Ishit të kënaqur me vrasjet dhe burgosjet e shumë komandantëve dhe ushtarëve të Luftës së 2001?
– Ishit të kënaqur me Brodecin?
– Ishit të kënaqur me vrasjen e Harunit me shokë?
– Ishit të kënaqur me Monstrën ?
Këto dhe shumë ngjarje tjera të rënda i përcollën shqiptarët gjatë këtyre 14 vite ekzistence të BDI-së, për të cilat edhe nismëtarët e UNITET-it ishin pjesë e saj dhe asnjëherë nuk ngritën zërin e pakënaqësisë! Apo, u desh të ndodhin ngjarjet e Kumanovës më 9-10 maj 2015, ku përsëri të vriten bashkëluftëtarë tuaj që të shfaqet ajo “pakënaqësi”? Apo, mos ndoshta u frikësoi vrasja e Komandant Shqiponjës, që nëse kundërshtoni dhe rezistoni nga brenda BDI-në, mund edhe të vriteni? Prandaj, vendosët të themeloni parti?
Befasuese ishte edhe deklarata e fundit e zëdhënësit të BDI-së lidhur me themelimin e UNITET-it. Kreu i saj që nga dalja në skenë e LR-PDSH dhe Lëvizjes BESA ishte kategorikisht kundër themelimit të partive të reja, duke theksuar se shqiptarëve nuk u duhen të njëjtat. Ndërsa, zëdhënësi i BDI-së jo më larg se dje thotë, përveçqë nuk janë kundër themelimit të partive të reja, por thërret në bashkimin e partive opozitare!
Bashkëpunimi dhe dalja në zgjedhje me platformë të përbashkët dhe lista të përbashkëta tashmë ka rezultuar me një bashkimin në mes LR-PDSH dhe RDK, i quajtur ALEANCA PËR SHQIPTARËT. Mospërfshirja e Lëvizjes Besa për arsye ende të paqarta për opinionin publik shqiptar, po e mban ende peng kërkesën apo nevojën e votuesve shqiptarë që të bashkuar të largojnë nga skena politike pikërisht BDI-PDSH.
A do të mund UNITETI, si emër që thirret në bashkim, t’i bashkojë të gjitha apo do t’i përçajë duke bashkëpunuar me BESËN ashtu siç kanë paralajmëruar? Kështu do krijoheshin dy blloqe opozitare ku më shumë do të garonin njëra-tjetrën sesa bllokun BDI-PDSH.
Këto dhe shumë pyetje të tjera shfaqin dilemën në mbarë opinionin publik shqiptar rreth kësaj nisme për themelimin e UNITET-it, që do të duhet t’i sqarojnë opinionit si subjekt i ri politik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476574594_1561487547885556_5212557754635621211_n-780x439.jpg)
Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj
![Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-7-780x439.png)
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës
![Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cik-780x439.jpg)
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit
![Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/sulmet-kibernetike-780x439.jpg)
Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave
![Vritet një person në Skenderaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/12/LAJMI-I-FUNDIT-3-1130x635-1-780x439.png)
Vritet një person në Skenderaj
![Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/ilustrim-Qeveria-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-780x439.jpg)
Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re