Një informatë për gjeneratat e reja të Kosovës dhe një përkujtim për ato të vjetrat:
‘Facebook’ është ‘Leksikoni’ i gjeneratës sime
Facebook nuk është zbulim i Mark Zuckerbergut, i cili person gabimisht madhërohet ndër gjeneratat e reja në Kosovë. Facebook ka ekzistuar edhe para Zuckerbergut në Amerikë, Evropë po edhe te ne në Kosovë.
Ne në Kosovë, sikur edhe gjetiu në Evropë dhe Amerikë, gjatë viteve të ‘70-ta të shekullit të kaluar, kishim një fletore e cila, mundësisht, duhej të ishte me kopertina të forta, e formatit A3, e që anash ka shkronjat që lehtësojnë hapjen aty ku dëshirohet. Në këtë fletore ne krijonim rubrikat ku shënonim: emri, mbiemri dhe linim një hapësirë për fotografi. Më poshtë shënonim: ditëlindja, lënda (shkollore), romani, filmi, aktori, këngëtari, heroi dhe sporti që ju pëlqen.
Kishte edhe pyetje tjera që ofronin detaje shtesë e që shpalosnin karakteristika tjera individuale, si p.sh.: Cila/cili është simpatia juaj apo cili/cila është e dashura juaj. E këtu, ne djemtë, paraqitnim elemente maçoiste që ishte shpesh rezultat i imagjinatës sonë. Natyrisht, nëse ‘kalonim’ me dike, e që ndodhte shumë rrallë, aty shënonim iniciale, e nganjëherë edhe emra po pa mbiemër (ne pra, djemtë, aty shënonim iniciale edhe kur nuk ‘kalonim’ me askënd).
Vajzat, për shkak të normave të moralit të atëhershëm, i druheshin kësaj përgjigjeje dhe zakonisht e linin këtë rubrikë të zbrazët ose i binin vij hapësirës së zbrazët. Ose, pyetjet tjera ishin: çka mendoni për këtë apo atë personalitet ose për ndonjë fenomen që ishte i popullarizuar në kohën tone? Pyetjet që kërkonin përgjigje ishin të llojllojshme dhe vareshin nga atmosfera dhe niveli i vendit (qyteti) ku gjendej shkolla.
Pastaj, këtë fletore, të cilën ne e quanim LEKSIKON dhe i cili zakonisht ishte më i popullarizuar te vajzat, ua jepnim shokëve dhe shoqeve të përzgjedhur që ata t’i shënonin detajet që kërkoheshin. Në fund, Leksikoni kishte zakonisht nga 20 deri në 40 anëtarë, pasi që kaq kishim shokë që mund t’i dëshironim në shoqërinë tonë. Dhe, Leksikonin e shikonim përditë duke i analizuar të dhënat personale të shokëve që ishin zakonisht nga shkolla jonë dhe zakonisht nga ajo fillore.
Në vitin 2004 ndryshoi gjithçka që lidhej me Leksikonin. Në dhomat e konviktit të Universitetit të Harvardit u mblodh një grup i studentëve (Eduardo Saverin, Andrew McCollum, Dustin Moskovitz, Chris Hughes dhe Mark Zuckerberg) për të diskutuar mundësinë e vendosjes së Leksikonit në sistemin ‘online’ që do të ofronte shoqërim vetëm për studentët e Harvardit. Pastaj, ideja u ‘vodh’ nga Zuckerberg i cili vazhdoi punën duke i përjashtuar propozuesit tjerë. Ai, këtë formë të Leksikonit, të cilin e riemëroi me emrin ‘Facebook’, e lansoi vetëm për studentët e Harvardit dhe pak më vonë ua propozoi disa universiteteve tjera.
Në vitet e para, Facebook merrej si mënyrë e komunikimit e rezervuar ekskluzivisht për të rinjtë (nxënësit dhe studentët), pasi që ishte ndërtuar mbi idenë e Leksikonit. Kur gjeneratat e reja në SHBA dhe Britani të Madhe dëshironin ta shpotisnin dike nga mesi i tyre, u thoshin: ’Is your mom on Facebook’? (A e ke nanën në facebook)?
Natyrisht që edhe ‘nana’ e edhe ‘baba’ shpejt hynë në Facebook, pasi që e kishin të njohur këtë mjet të komunikimit i cili tashti në ‘online’, i cili në krahasim me Leksikonin në fletore ofron mundësi jasht;zakonisht më të mëdha të shoqërimit dhe komunikimit.
Facebook i hoqi kufijt; e një lloj ‘censure’ që kishte Leksikoni jonë dhe bëri mirë në një aspekt. Por, më këtë, duke ofruar qasje absolute për të gjithë, ka ndikuar të vërtetohet dhe aplikohet në praktikë edhe ajo thënia e vjetër: Budallakia nuk ka kufij!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Flej me ty e zgjohem me ty, dashuri më të fortë në jetën time nuk kam provuar” - Livia përlotet nga mesazhi që merr nga Mevlani?
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt
Rrëzohet aeroplani luftarak francez në Indi, pilotët katapultuan në momentin e fundit
Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë
Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin