Vite me radhë në vendin tonë, por edhe në rajon dhe më gjerë, është punuar dendësisht për t`i trajnuar e bindur njerëzit, kryesisht të rinjtë për ta kapur fenë dhe mësimet e saja nga bishti dhe jo nga koka. Kjo formë e kapjes ishte dhe u tregua praktikisht si tendencioze.
Kush është dhe ku është fajtori?! Organet shtetërore, institucionet fetare, ndërkombëtarët, injeksionet e jashtme, armiqtë e vendit tonë dhe të ardhmes tonë stabile dhe prosperuese, armiq të brendshëm, armiq të jashtëm, agjendat globale, varfëria dhe gjendja e brishtë ekonomike, interesa përfitimesh, shpëlarja e parave etj. etj., janë vetëm disa nga zërat dhe spekulimet të cilat rastis t`i dëgjosh në biseda private, në konferenca, në media dhe gjetiu.
Shumë qytetarë tanë do të ndiheshin të relaksuar nëse do të gjenin një përgjigje të saktë për këtë hall dhe preokupim me të cilin më së paku si vend dhe si komb kemi pasur nevojë të ngarkohemi me të. Indoktrinimi i fëmijëve tanë përmes bindjeve ekstreme “fetare”, të frymës së urrejtjes dhe dhunës nuk duhet toleruar që edhe më tutje të zënë vend në mesin e shoqërisë tonë, e as diku tjetër.
Nëse deri më sot dikush nga mesi ynë veç është përgatitur dhe bindur që në emër të mësimeve “fetare” të nxisë dhunë, të urrejë ose të vras çdo kënd që nuk mendon dhe nuk beson si ai, atëherë është në përgjegjësi të të gjithë neve, që ata të cilët kanë rënë në këtë grackë si dhe të tjerët që ende janë në suaza të normalitetit, t`i bindim me të njëjtin mjet, që do të thotë – përmes mësimeve fetare reale, mirë të studiuara dhe të bazuara shkencërisht, t`u dëshmohet dhe faktohet e kundërta e asaj që ata e kanë dëgjuar ose mësuar deri më sot.
Ideologjia e gabuar më së miri luftohet me ideologji alternative si dhe më të avancuar. Mendimi i mbrapshtë largohet me mendim të drejtë dhe të arsyeshëm. Anarkia mposhtet me rend, ligj dhe rregull.
Fatkeqësisht, vite me radhë si institucion fetar dhe si shoqëri kemi qëndruar indiferentë, të heshtur ose duke e mbyllur njërin e nganjëherë edhe të dy sytë, para gjithë asaj që ndodhte në mesin tonë në emër të aktivitetit “fetar”, brenda dhe jashtë institucional. Ndërsa, në anën tjetër, zëri i arsyeshëm i mendimit fetar islam, i balancuar dhe real me kohën dhe në vendin e duhur, jo përçarës dhe jo diskreditues, ngulfatej, luftohej e linçohej deri në skajshmëri, përderisa i kundërti avancohej dhe shpërblehej nga vet ne, si në media dhe në vet institucionet tona fetare.
Dhe, pikërisht si rrjedhojë e kësaj, jemi këtu ku jemi. Ideologjia siç dihet nuk shtinë rrënjë brenda ditës dhe natës, por kalon përmes një procesi i cili kërkon përkushtim dhe kohë të gjatë. Kjo ka ndodhur tek një pjesë e popullit tonë, deshëm apo nuk deshëm ta pranojmë. Shumë të rijnë kanë rënë pre e interpretimeve fetare devijonte në mungesë të zërit të arsyeshëm dhe racional fetar.
Si do që të jetë, tani nuk është më koha që të merrmi vetëm me fajtorin dhe të kaluarën duke vajtuar e shprehur keqardhje, sepse e kaluara ka ikur dhe ajo nuk kthehet më, por është momenti imediat që të ulemi pa humbur kohë, për të parë dhe analizuar të tashmen dhe të ardhmen tonë drejt gjetjes së rrugëdaljes sa ma të shpejtë dhe me më pak pasoja nga ndërudha në të cilën kemi rrëshqitur goxha thellë.
Kush duhet bëjë hapin e parë dhe serioz në vetëdijesimin e qytetarëve tanë për normat e drejta, të bazuara etiko-fetare dhe morale ?
Në këtë drejtim konsideroj se askush nuk mund të luaj rolin më kyç sesa vet prijësit tanë fetarë. Është koha e mobilizimit të të gjithë imamëve, mësimdhënësve dhe profesorëve, që në xhamitë dhe në institucionet tjera edukativo-fetare të punohet me më shumë intensitet, në mënyrë që besimtarët e vendit tonë të marrin vetëdijesimin e drejtë mbi atë që është normë dhe rregull fetare nga ajo që është e devijuar dhe falsifikuar në emër të saj.
Krahas kësaj, institucionet tona shtetërore sa më parë duhet kryer obligimin e vet në rregullimin dhe zyrtarizmin e institucioneve tona fetare mbi bazën juridike dhe ligjore të merituar. Është e pa justifikueshme që kjo çështje edhe pas kaq shumë viteve të mos ketë zgjidhje.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Lidhja mes ekonomive: Roli katalizator i pagesave ndërkufitare me kosto të ulët në Ballkanin Perëndimor
Riorganizimi i makinerisë së luftës së Putinit, zbulon frikën e tij më të thellë – ngritjen e rivalëve në Kremlin
Gjykata Penale Ndërkombëtare dhe rasti i Netanyahut
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë