Më 9 maj 1950, Robert Schuman u bëri thirrje kombeve të Evropës të bashkoheshin dhe ta bënin të pamundur luftën në kontinentin tonë. 65 vjet më vonë, mesazhi i tij i paqes dhe unitetit është po aq me vend sa gjithnjë. Thirrja e Schumanit për të kapërcyer ndarjet e vjetra vetëm pesë vjet pas Luftës së Dytë Botërore shtroi themelet për atë që u bë Bashkimi Evropian.
Ndër vite Bashkimi ynë është rritur nga gjashtë në njëzet e tetë vende, për t’u bërë projekti më i madh i paqes në botë. Ëndrrat e etërve tanë themelues janë bërë realitet. Por paqja dhe prosperiteti – bazuar në një angazhim të thellë ndaj të drejtave themelore, demokracisë dhe shtetit ligjor – nuk mund të merren të mirëqena. Është një punë e vazhdueshme në progres, diçka që duhet ushqyer dhe mbrojtur.
Teksa spektri i luftës është kthyer në kontinentin tonë, bashkimi ynë vazhdon të jetë forca jonë më e madhe. Kur ligjet ndërkombëtare shkelen dhe dinjiteti njerëzor trajtohet me përbuzje, ne kemi përgjegjësinë të ngrihemi për të mbrojtur vlerat tona themelore dhe interesat që ndajmë me njerëzit në mbarë botën. Kjo është e para Dita e Evropës që e festojmë me një drejtim të ri në krye të Bashkimit tonë.
Që ditën e parë në detyrë i jemi kushtuar punës si ekip dhe përhapjes së mesazhit të bashkimit në Evropë dhe në botë. Bashkimi Evropian është një projekt i përditshëm paqeje. Çdo anëtar, i madh apo i vogël, i vjetër apo i ri, ka një vend në tryezë dhe një zë të njëjtë. Ndërtimi i bashkimit nga diversiteti mund të jetë i vështirë, por bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe negociatat e durueshme na çojnë drejt një konsensusi të fuqishëm. Kjo është ajo që duhet të arrijmë sot botërisht.
Ne krijuam Shërbimin Evropian për Veprimin e Jashtëm për të punuar me partnerët në botë – në Afrikë dhe në botën arabe, në Amerikë dhe Azi – drejt këtij synimi. Mbarimi i luftës ka të bëjë me kapërcimin e ndarjeve dhe bashkimin e armiqve të dikurshëm. Ka të bëjë gjithashtu me dhënien brezave të rinj një pikete për të ardhmen e tyre.
Ja pse jemi bashkuar në luftën kundër ekstremizmit dhe krimit të organizuar; duke u përballur me ndikimin negativ të ndryshimeve klimaterike dhe sigurimin e energjisë sonë në të ardhmen. Ne punojmë për rritjen e standardeve botërore që kushdo të mund të pijë ujë të pastër dhe të thithë ajër të pastër; të shijojë standardin e lartë të jetesës dhe produktet cilësore që kemi në Evropë.
Ne punojmë gjithashtu me partnerë në mbarë globin për të investuar në arsim dhe në risi për t’u hapur një botë mundësish edhe atyre që kanë lindur në varfëri dhe konflikt. Bashkimi Evropian është një projekt për të ardhmen. Ndaj ne sot festojmë Ditën e Evropës për të kujtuar, por edhe për të vështruar përpara.
Shpresoj se do të bashkoheni me ne në mbarë globin, për të punuar me ne për një botë ku njerëzit, pavarësisht kush janë apo ku jetojnë, janë të lirë t’i japin formë ekzistencës së tyre dhe të përpiqen për ëndrrat e tyre.
(Autorja është përfaqësuese e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Siguri)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Perëndimi duhet të shqetësohet: “DeepSeek” lë të kuptohet se Kina ka zotëruar artin e kaizen-it
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?