S’ka të ngjarë të harxhohet “patriotizmi” në Ballkan?
Studiues të njohur ndërkombëtarë, me vite, dekada, e shekuj janë përpjekur për të përshkruar “Homo Ballkanikusin”(njeriun tipik ballkanas), apo si është e mundur që këta njerëz t’i ngjajnë aq shumë njëri-tjetrit dhe kurrë të mos gjejnë gjuhë të përbashkët jetese në fqinjësi. Homo Ballkanikusi ka të gjitha tiparet e mundshme të një njeriu problematik, i cili në të shumtën e rasteve nuk mban fjalën dhe mbetet i paparashikueshëm. Auditori vendor këto karakteristika ia lartëson deri në qiell, duke i mbuluar jo rrallë edhe me mister
Pjesa me erret e këtij tregimi është ajo e bashkëpunimit të Ballkanikusit në fushën e krimit për të cilën gjen rrugë e mënyra më të pa imagjinueshme. Kur bëhet fjalë për leverdi personale, Ballkanikusi nuk bën hesap përkatësinë nacionale a racore të viktimës.
Krekosja ose lëvdatat personale të këtij tipi njeriu nuk kanë kufij,megjithëse shumica e lavdeve që ia thur vetës janë gënjeshtra. Paraprakisht, posa vendoset në pozitë të duhur, ai përdor çdo mjet për të denigruar pararendësit duke ngritur veten deri në mit. Posa i shterojnë rrenat, ai fillon t’u thurë lavde, kujt tjetër pos pushtuesve shekullorë, romakëve, bizantinëve, turqve, gjermanëve.
Derisa serbët mburren me shumë sulltanë turq me origjinë sllave, shqiptarët nxjerrin me dhjetëra kryeministra të Perandorisë Osmane me origjinë shqiptare e të mos flitet për numrin e vezirëve, pashallarëve e ushtarëve. Ballkanikusi nuk lë pa përvetësuar personalitete ushtarake, komandantë lufte, shkencëtarë,shkrimtarë, por edhe sportist më të njohur botërorë. Mburret Homo Ballkanikusi sesi vet Napoleoni, Xhorxh Washingtoni e Ataturku ishin shqiptar, ndërsa kur nuk ka çka thotë për vete, përvetëson historinë e tjetrit.
Heroi me i madh shqiptar Skënderbeu del të jetë serb, boshnjak, maqedonas apo malazez, sikundër Karaxhorgje Petroviqi apo Millosh Obiliqi dalin shqiptar.
Derisa Ballkanikusi I shërben me servilizëm primitiv pushtuesit, për fqinjët përgatit shfarosjen fizike.
Profesori beogradas, Dushan Popoviq, përshkruan me këto fjalë armiqësinë serbe ndaj shqiptareve:
“Nuk është për tu habitur shumë me instinktet e masës sonë fshatare, për shkollimin, civilizimin dhe informimin e se cilës shteti serb nuk është kujdesur asnjëherë. Nuk duhet të befasohemi me shpirtngushtësinë dhe horizontin e mjerë shpirtëror të komandantëve tanë ushtarakë të cilët janë edukuar që të vrasin dhe masakrojnë me gjakftohtësi me dhjetëra e qindra shqiptarë,fëmijë e gra të tyre, dhe aktet e tilla t’i konsiderojnë si heroizëm. Nuk duhet të revoltohemi as nga borgjezia serbe me mentalitet djalli, që këtyre falangave ua lë duart e lira për mizori. Me slogane djalli ua shtojnë oreksin për shfarosjen e shqiptarëve dhe të familjeve të tyre dhe çka është me keq, parullat e tilla i përhapin njerëzit që mbajnë pozita të larta politiko shoqërore në Serbi”.
Në fushata zgjedhore, Ballkanikusin e sheh me slogane plotësisht të ngjashme me fqinjin. Në Serbi premtojnë ta sjellin detin në Beograd dhe përcillen me duartrokitje. Në Shqipëri premtojnë qindra e mija vende pune dhe shndërrimin e vendit në superfuqi energjetike evropiane, ndërsa vendi vuan nga reduktime të pafundme të energjisë. Maqedonia u ngre përmendore personaliteteve të huaja që nuk kanë asnjë lidhje me sllavo-maqedonasit. Shkupi paralajmëron ndryshimin e rrjedhës se lumit Radika, ndërsa Greqia të lumit Vjosa. Këtyre deklaratave u duartrokasin pa pagesë argatët e mjerë.
Pakkush merr guximin të shkruajë për mundësinë e bashkëjetesës serbo-shqiptare. Megjithëse në këto treva sherri nuk ka përfunduar kurrë, përditë sheh dhe lexon thirrje të hapura për luftë. Thirrjet për paqe janë aq të rralla dhe mediet nuk i përfillin fare. Në anën tjetër, thirrjet për luftë transmetohen me gjithë kapacitetin e tyre dhe krejt në emër të lirisë se fjalës. Eksesi ndërnacional më banal, zë faqet e para të shtypit, ndërsa lajmet e rëndësishme në të shumtën e rasteve nuk transmetohen fare.
Vesti, Kurir, Vecernje Nosti, RTS e televizionet tjera private serbe komandojnë Armatën ruse për luftë bërthamore. Të gjitha shkrimet e medieve serbe i transmetojnë mediet shqiptare, pa asnjë dallim. Analisti Lozanski, një piroman plak, lahutar i luftës, nuk ndalet se shkruari se si Rusia do ta shkatërrojë Amerikën për pak minuta. Analizat e tij përfshijnë edhe detaje të imta se si do zhvillohet lufta dhe kush më parë do të shtyp butonin apo tërheq këmbëzën. Lozanski imagjinon edhe kodet e aktivizimit të kokave bërthamore. Lozanski u thurë himne “baqushkave”, por nuk harron të vajtojë Ushtrinë serbe të shkatërruar dhe të paaftë për çfarëdo lufte.
Mediet serbe nuk merren fare me rëndësinë historike të vizitës së parë të një kryeministri shqiptar në Beograd, por shkruajnë se si lideri nga Tirana kishte mbathur këpuca me take të larta për t’u dukur më i gjatë se lideri serb, por nuk ia kishte dalë. Në anën tjetër, “droni “me një flamur shqiptar nga mediet e Prishtinës e Tiranës u shndërrua në mit. Nuk mbeti pa u vërejtur krekosja e njohur se kush e kishte lansuar “dronin” dhe për këtë “akt heroik” u paraqiten shume “patriotë”. Droni mori përmasa të një Armagedoni në mes stadiumit të futbollit në Beograd .
Vazhdojnë t’u thurin himne ushtrive të huaja pushtuese e shpëtimtare. Për vendime sovrane as që bëhet fjalë. Homo Ballkanikusi dëgjohet duke “komanduar” ushtritë pushtuese dhe ëndërron çkado të përfitojë nga konflikti tjetër, megjithëse e din mirë se nga kjo formulë gjithmonë ka dalë humbës.
Në Ballkan kurrë nuk mungojnë shkaqet dhe arsyet për një konflikt midis popujve të këtij rajoni. Në një kohë kur shumë popuj të botës vuajnë nga etja, Ballkanikusin mund ta dëgjosh se si do t’ua ndalojë ujin fqinjëve. Vendet e Ballkanit pësojnë nga vërshimet çdo vit, mirëpo, posa kalon rreziku, ky problem harrohet. Mundësia e bashkëpunimit për menaxhimin e burimeve të lumenjve as që mund të ëndërrohet.
Deklaratat e pamatura dhe pa asnjë logjikë nuk mund të quhen ndryshe pos marri e zakonshme ballkanase.
Dëgjon një ministër shqiptar duke thënë se si vendi i tij do të luftojë për çdo pike uji. Ministri me tipare Ballkanikusi as që merret me pasojat e vërshimeve të përditshme dhe menaxhimin resurseve natyrore.
Ballkanasit vazhdimisht krijojnë probleme te cilat asnjëherë nuk mund t’i zgjidhin vet. Shumë shpejt problemet u dalin nga dora dhe kur marrin përmasa fatkeqësie, ndërhyrja e faktorit të jashtëm bëhet e pa evitueshme. Si zakonisht, me rëndësi është dëmtimi I fqinjit.
Asnjë pushtues nuk pati problem pushtimin e Ballkanit dhe gjetjen e bashkëpunëtoreve të mjaftueshëm. Ballkanasit kurrë nuk janë çliruar vet nga pushtuesit. Gjithë kufijtë që i shohim sot në Ballkan janë rezultat I ndërhyrjeve të jashtme të superfuqive.
Ballkanasit kurrë nuk janë përpjekur të gjejnë gjuhë të përbashkët për të zgjidhur konfliktet e tyre të cilat zakonisht I kanë shkaktuar vet.
Martesat e përziera që dihen botërisht, shumë herë i kamuflojnë me trillime të pabesueshme duke u përpjekur t’i mohojnë.
Popujt e këtij territori pa përjashtim i karakterizon Individualizmi ekstrem. Serbët, grekët, shqiptarët kroatët, boshnjakët e maqedonasit kanë shumë tipare të ngjashme. Pa marrë parasysh konfliktet shekullore, mes etnive ka shumë martesa te përziera. Është interesant rasti i martesave të shqiptarëve me serbe apo cilëndo kombësi tjetër. Kur mashkulli shqiptar martohet me një serbe apo mashkulli serb serbi merr një shqiptare, në të dy rastet fëmijët dalin serbë. Nga shqiptari i martuar me një femër të cilitdo nacionalitet, fëmijët rrallë apo asnjë herë nuk kanë dalë shqiptarë.
Serbët kanë bërë krime mbi popujt fqinj më shumë se gjithë të tjerët së bashku. Në gjithë këtë rrëmujë zhvillimesh, shqiptarët zakonisht janë të fundit. Shqiptarët kanë pësuar më shumti dhe territori i tyre është tkurrur vazhdimisht.
Mund të tregojmë përralla pafundësisht, por religjionet e shumta dëmtuan rënd interesat kombëtare shqiptare. Formimi i kombit shqiptar u bë në rrethana të rënda të përçarjeve fetare e fisnore dhe me fare pak ndihmë nga jashtë.
Fundin tragjik të shqiptareve e pengoi kryetari amerikan Vudrou Uilson.
Shqiptarët ua kanë parë sherrin mësimeve serbe. Shkëlqimi dhe konsolidimi i traditave të ndritshme shqiptare u devijua nga mësimi i shkollës serbe dhe religjionet e shumta që kishin mbërthyer vendin.
Indikacione të çuditshme u panë në takimin ministror (mistrecësh) që këto ditë u mbajt në Prishtinë, por me to nuk u mor asnjë gazetar a medium elektronik.
Ballkanikusi kur s’ka çka rrenë, rrokë në dorë flamurin kombëtar. Sa herë u harxhohen gënjeshtrat, politikanët aktualë u kthehen simboleve kombëtare dhe kështu si me magji ua mbyllin gojën njerëzve të uritur, ndërsa varfërisë dhe daljes nga kriza nuk shihet fundi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Perëndimi duhet të shqetësohet: “DeepSeek” lë të kuptohet se Kina ka zotëruar artin e kaizen-it
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Vrasja e burrit që dogji Kuranin ishte transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, policia suedeze gjeti në apartamentin e tij telefonin e ndezur
Xheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK: Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtëpie
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe
Amir Rrahmani pritet të largohet nga Napoli
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale