Të marrësh një rrugë, të shëtisësh shesheve, të dalësh që të qetësosh kokën nga rutina e neveritshme e jetës, detyrimisht do të përballësh me gjëra të cilat truri e mendja vështirë se do t’i pranojnë. Çfarë nuk të zë syri e çfarë nuk të dëgjojnë veshët! Të thëna e të pathëna, veprime të shpëlara nga ajo e quajtur njerëzore, paarsyeshmëri e plotë e njerëzve dhe dukurive përreth tyre.
Të shohësh një femër të mitur, fëmijë, e futur në shportën e mbeturinave, për të gjetur një copë bukë, me cigare në gojë, e ç’është më e keqja, nga fryrja e barkut dukej të ishte nga muaji i pestë i shtatzënisë. Ky është tmerr e përtej tmerrit. E shoqëruar nga një i moshuar rreth të katërdhjetave, që me gjasë i bie të ishte babai i atij fëmije në barkun e saj, të shoqëruar me britma e piskama, të linte përshtypjen se po xhirohej një film me protagonist amatorë.
Skena të papranueshme për syrin tonë, mallkime të padëgjueshme për veshët, sa që, sa të shtonin neveri, aq edhe mëshirë. Kë duhet fajësuar në këtë rast?! Vajzën e mitur, apo partnerin e saj?! Ngase ajo është vetëm një fëmijë, e pambrojtur dhe e harruar nga mëshira e fatit!
Sa shumë e shumë raste të ngjashme janë në këtë botë të padrejtë! Sa njeriu lufton për kafshatën e gojës, ndërkaq të tjerët luajnë me shifra marramendëse, sa të mjerë, gurët e trotuareve i bëjnë jastëkë, e sa të tjerë ankohen nga dhimbjet e qafës, sepse jastëku i tyre ishte shumë i butë?! Sa e padrejtë tregohet jeta me njerëzit!
A duhet shpresuar në ditë më të mira, kur fëmijë të shumtë, në çdo cep të rrugës, në çdo kafene zgjatin dorën për lëmoshë, apo të ofrojnë çamçakëzë në këmbim parash, shesin cigare “me fytyrë”, besa edhe fytyrën për para. Shesin nderin e moralin, shesin trupin e tyre! Besa gjykohen edhe gjërat më të fëlliqura, duke mos e ditur prejardhjen e problemit të tyre.
Po vyshkën lulet e rinisë tonë, akoma pa lulëzuar si duhet!
Këtu edhe gjykimi është njëdimensional dhe me interes. Anojmë me gjykimet tona nga më i forti, neglizhojmë dhe përbuzim të dobëtit e të pambrojturit. Shoqëri moderne i thonë, ndërsa shkelin vetitë e të qënurit njëri, gjë që vetëm njerëz nuk mund ti quash. E si mund të quhet njeri ai i cili mundohet të përfitojnë nga një fëmijë i pambrojtur, për të shfryrë epshet e tij, duke mos llogaritur në pasojat e mëpasshme, apo duke përfituar nga dobësia e një fëmije, qoftë për ta përdorur, qoftë duke e trafikuar?!
E nuk ka se si të mos marrin rrugën e pakthim shumë të rinj, të cilët nuk shohin qirinj shprese që ndriçojnë rrugën e tyre të ardhmërisë! E si të mos kemi frikë të jetojmë këtu, kur vlen ligji që i forti e han të dobëtin, apo duke besuar në dinjitet, siç thotë një fjalë që të presësh të mos të të kafshojë një qen, sepse ti nuk e kafshon atë
Thënë shkurt, po jetojmë në mjerim migjenian modern, por përveç kafshatës na mungon edhe njerëzia, nderi e dinjiteti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lumbardh Salihu jashtë listës së më të votuarve në LDK deri më tani, shanset për t’u bërë deputet zvogëlohen

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame