LAJMI I FUNDIT:

Munishi: Futbolli kosovar, krim i organizuar

Munishi: Futbolli kosovar, krim i organizuar

Trajneri i Hajvalisë, Ismet Munishi ka reaguar fuqishëm lidhur me ndeshjen Besa - Istogu (1-0). Sipas Munishi, skuadra nga Peja e fitoi këtë takim me ndihmën e arbitrave.

"Besa ka fituar me ndihëm e gjyqtarëve, dhe ky është krim i organizuar sipas meje. Është dëmtuar Istogu, të shohim kush është viktima a e radhës. Po vazhdon krimi i organizuar dhe jam duke e përgatitur një material me ingjizime, të cilin do ta prezantoi në emisione televizive", ka thënë Ismet Munishi për ‘sportal.al’.

Tutje, Munishi shtoi se Federata e Futbollit të Kosovës është e lidhur edhe me politikën.

"Ky klan është shumë i fuqishëm dhe sigurisht e kanë ndonjë njeri të fortë në politikë", përfundoi Munishi, i cili ditë më parë është pezulluar nga FFK-ja për katër muaj, me pretekstin se i ka sulmuar gjyqtarët në ndeshjen Hajvalia – Besa. /Telegrafi/