BE e ndarë rreth politikave ndaj Rusisë, Eurozona vazhdon të kërcënojë Unionin, presidenti rus Vlladimir Putin vizitoi Serbinë, ndërkaq Tirana dhe Beogradi, për shkak të fluturakes me flamur në stadium, u kthyen në erën e vjetër të Luftës së Ftohtë.
Zënkat në sport sikur shkojnë paralel me vetë krizën që ka përfshirë BE-në dhe rajonin e Ballkanit.
Ngjarjet rreth krizës në BE nuk lënë pa e ndikuar situatën në Evropën Juglindore, kryesisht në shtetet e përfshira nga konfliktet dhe intervenimet ushtarake ndërkombëtare, si: Bosnja, Kosova, Serbia, dhe Maqedonia.
Përderisa brenda BE-së jemi duke parë zhvillime që janë duke shtuar drojën e fragmentimit të Unionit, në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, për më shumë se dy dekada kemi parë nisma qeveritare për tu anëtarësuar në BE dhe NATO.
Disa qeveri shikojnë më tej, duke lëvizur drejt aleancave dhe unioneve ku mund të kenë përfitime dhe pozicione më të mira.
Në këtë trend të anëtarësimeve dhe përjashtimeve, është e paqartë se nga do të shkojnë qeveritë e vendeve të brishta të Ballkanit, pra në cilën zonë këto shtete do të gravitojnë.
Zona amerikano-evropiane dhe ruse janë një ndër platformat ku shtetet e rajonit aspirojnë. Zona ruse së fundi u bë më e pëlqyer për disa qeveri ballkanike, dhe atë menjëherë pas pushtimit rus të Krimesë.
Reformat e pazbatuara, korrupsioni dhe autoritarizmi, bënë që këto vende të pëlqejnë apo shikojnë alternativa plotësuese.
Përveç premtimeve reale të bëra nga amerikanët për t’u anëtarësuar në NATO, këto vende kanë ecur prapa për sa i përket reformave demokratike.
Shpresat e shteteve aktuale për tu integruar në sistemin evropian, mund të zbehen në rast se kriza në shtetet e Eurozonës do të thellohet edhe më shumë. Zëvendëspresidenti amerikan Biden dhe diplomatja Nuland e vizituan zonën në verë për t’i parë nga afër proceset e nisura amerikane.
Deri më tani BE ka dërguar ndihma dhe ka aprovuar grante financiare për të përmirësuar ekonomitë lokale dhe kombëtare të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë ekuacion të ri gjeopolitik, përderisa kriza në Evropë do të vazhdojë të thellohet, duke përfshirë edhe kërkesat në rritje të shteteve të BE-së për të shkurtuar buxhetet e jashtme ndaj Ballkanit Perëndimor, është e mundur që qeveritë të zhgënjehen për sa i përket anëtar[simit në BE.
Kështu, qeveritë mund të kërkojnë alternativa të tjera ekonomiko-financiare, apo mundësisht do të linte të hapur krijimin e aleancave apo unioneve brenda dhe përtej Ballkanit.
Në këtë drejtim duhet përmendur faktin se vullneti i qytetarëve në disa shtete ballkanike për tu bërë anëtare e organizatave të krijuara nga Brukseli ka rënë.
Kështu, dëshira e serbëve për tu integruar në BE, sipas anketimeve, ka pësuar një rënie, po kështu qëndron raporti edhe me NATO-n. Lidhja strategjike serbo-ruse dhe aktivitetet e fundit diplomatike do të siguronin një depërtim rus në Adriatik nëpërmes Serbisë dhe Malit të Zi. Maqedonia ka tendencë të tregohet si vend që favorizon boshtet. Vendi nuk ka kapacitete për të manovruar aq thellë me fuqitë.
Rusët, duke shfrytëzuar “dobësimin” amerikan në rajon dhe krizën në Evropë, janë në garë të ndërtojnë një partnership tjetër më të forte dhe atë me Maqedoninë dhe Serbinë duke e ndihmuar lidhjen e këtij vendi me rrjetin e gazit natyror “Rryma Jugore” dhe nga ana tjetër duke vazhduar me investimet në Maqedoni nëpërmes “Lukoil” dhe formave tjera të pranisë.
Dilemat se çfarë zgjidhje t’i jepet veriut të Kosovës dhe çfarë të bëhet me Bosnjën, vazhdojnë paralel me krizën në Eurozonë, BE dhe Ukrainë.
Pozicionet strategjike të shqiptarëve janë saktësuar – BE dhe NATO – por, dalja dhe shumëzimi i liderëve autoritarë nëpër qeveritë-koalicionet ku bëjnë pjesë partitë politike, ka shtuar drojën se ndoshta këta mund të jenë një ndër frenuesit e proceseve demokratike.
Disa janë duke luajtur një kartë të dyfishtë, pra duke ju premtuar diplomatëve se janë duke e luftuar ekstremizmin vendor edhe nga ana tjetër me veprimet e tyre politike kanë krijuar bazë sociale për veprime ekstreme.
Duket e paqartë se çfarë perspektive do të ketë rajoni, po duke e marrë në konsideratë krizën financiare në BE dhe avancimin rus, ky vakum që është duke u krijuar, ngadalë po plotësohet nga fuqitë rajonale si Turqia, dhe atyre të rangut të mesëm me tendencë të rritjes në fuqi globale si Gjermania, Rusia dhe Kina.
Kriza e tanishme dhe presionet që vijnë nga ekonomitë në zhvillim të Azisë mund të shkaktojnë lëvizje në Gadishull nëpërmes vërshimeve tregtare dhe diplomatike, për të shpëtuar euron, dhe ana tjetër këto ngjarje nuk do të anashkalonin edhe Ballkanin.
Për më shumë, si rezultat përkeqësimit të euros, dhe interesave shtetërore të vendeve anëtare të BE-së, do të shohim ndërrime gjeopolitike në Evropë, pra duke përfshirë Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Lindore.
Në këtë linjë amerikanët përsëri zbritën këtyre ditëve në rajon, nëpërmes diplomatëve, senatorëve dhe njoftimeve për investime.
Sipas shtypit perëndimor, Gadishulli është kthyer në një fushëbetejë të fuqive të jashtme dhe gjeopolitika e vjetër përsëri po aktualizohet në linjat e dikurshme të politikave të vjetra.
A është e mundur që amerikanët përveç drejtuesve autoritarë të përballen edhe me një masë pro-ruse popullore në zonat me influencë lindore?
Nëse qeveritë dhe liderët do të rrëshqasin drejt trendeve aktuale, atëherë demokracitë e brishta të përkrahura deri më tani nga perëndimi mund të paraqesin rrezik për forcat e ardhshme pro- perëndimore që synojnë një proces tjetër me të hapur.
Fluturakja në Serbi dhe telefonatat e Vuçiqit me Merkelin dhe Bidenin mund ta nxehin terrenin e shteteve fqinjë për një rivalietet edhe më të ashpër.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLoredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër