Si çdo vend në botë edhe vendi ynë ka probleme. Mbase të kërkosh vend pa probleme fare është pothuajse absurde, por poenta qëndron në atë se si t’i mbajmë problemet sa më pak dhe sa më të vogla.
Në anën tjetër, janë disa probleme ndaj të cilave nuk mund dhe nuk guxojmë të heshtim. Si fjala vjen vjedhjet dhe grabitjet me armë, të cilat po bëhen për ditë e më të theksuara në vendin tonë. Vetëm gjatë vitit të kaluar 2013, në Kosovë janë regjistruar rreth 9,000 vjedhje, vjedhje të rënda dhe grabitje në lidhje me të cilat janë arrestuar 2,532 persona. Ndërsa, në gjashtëmujorin e parë, janar-qershor të këtij viti, ka pasur mbi 3,000 vjedhje, vjedhje të rënda dhe grabitje, e për këtë janë arrestuar afro 1,214 persona, sipas të dhënave të policisë së Kosovës.
Kjo është vetëm një fushë e problemeve dhe sfidave me të cilat ballafaqohet vendi ynë i vogël. E ku janë problemet tjera të cilat gati se kanë kapluar çdo fushë apo segment.
Papunësia po shënon rekord bashkë me mos-funksionimin e fabrikave. Është për keqardhje të shohësh se si ato fabrika për të cilat janë premtuar miliona investime sot janë shndërruar në gërmadha.
Nuk do mend fare se ngjyra e sundimit të ligjit është ajo më e theksuara. Në Kosovën tonë që aspirohet për integrime evropiane, ka tendenca absurde për ikje nga realiteti, për fshehje të vërtetave dhe për manipulim me popullin. Janë sigurisht dështimet e njëpasnjëshme të politikës për të bërë ndryshimet e kërkuara ato që qëndrojnë prapa kësaj klime në të cilën rriten dhe ushqehen vetëm ekstremitet. E, në anën tjetër ngërçet politike për qëllime tipike vetjake dhe inate individësh shihen si një ogur i zi për të ardhme të ndritur të vendit.
Siç thotë një fjalë e urtë popullore “këtu nuk ka asgjë për riza të Zotit”, por për interesa personale apo partiake. Shumë pak jemi duke e parë të ngrihet dikush të punoj për të mirën e vendit, të lodhet e të mundohet, ani pse vendi ynë gjithsesi se ka burra të mëdhenj me vizion të qartë, por ja që nuk po ju jepet shansi dhe po pengohen bile disa nga ta edhe po akuzohen.
Janë këto punë të liga të cilat po e pamundësojnë integrimin e vendit tonë në struktura veri-atlantike, bile po e ndalojnë edhe nga lëvizjet e lira brenda kontinentit të vjetër. Ku janë premtimet e zonjushës “së ikur nga skena politike” e cila gjatë mandatit të vet tha se do të lëvizin lirshëm qytetarët nëpër Evropë? Ku është zhvillimi ekonomik, ku është sundimi i ligjit, ku është ndalimi i vjedhjeve dhe korrupsionit dhe mënyrave tjera të abuzimit dhe keqpërdorimit të djersës së qytetarët.
Nuk ka përparim pa sinqeritet dhe sundim të ligjit. Hajnat duhet kapur dhe duhet dënuar rënd. Krimi nuk duhet mëshiruar, mëshira ndaj njerëzve të ligë, ndaj hajnave dhe kriminelëve është krijim i një hapësire të re për vazhdimin e atyre krimeve. Nuk ka kuptim liria e as shteti nëse nuk ndihen të lirë e të sigurt qytetarët në shtëpitë e tyre, në pronat e tyre.
Zoti e drejtoftë këtë popull, dhe na i sjelltë në pushtet ata që ia kanë frikën Zotit lartë në qiell dhe i mëshirojnë njerëzit poshtë në tokë dhe punojnë për të mirën e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKompletohet shorti për fazën e 'play-off'-it të Ligës së Kampionëve
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
"Ik se më mërzite", Gjesti refuzon kontaktin me Eglin - fansat dyshojnë se është ende i dashuruar me Xhenetën
Trump këmbëngul në largimin e palestinezëve nga Gaza
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?