Në asnjë libër të profesorëve dhe ekonomistëve më të njohur të planetit, nuk kam mundur të gjej përkufizim më të ngjeshur të varfërisë se sa nga një plak nga Malisheva në Republikën e Kosovës dhe nga një grua e ve nga Kruma në Republikën e Shqipërisë. Definicioni i plakut: “Varfërinë e sheh cullak këtu. Shikoje shtëpinë time dhe numëroi vrimat në të. Hajde futu brenda dhe shihi enët e vjetra dhe mobiliet e rrëzbitura. K’qyri rrobat që i kemi veshë. Shiko përreth dhe shih se, përpos natyrës, këtu gjithçka është e mjerë. Kjo është varfëria”! Definicioni i gruas së ve: “Për të varfrin si unë çdo gjë është e tmerrshme. Njeriu i varfër është ulok. Ne të varfrit frikësohemi nga çdo gjë, sepse ne varemi nga mëshira e të tjerëve. Ne si vyejmë askujt. Ne jemi mbeturina të cilat çdokush ka dëshirë t’i humbë diku pa nam e nishan”!
Varfëria nuk është faj apo mëkat, ose, nëse duhet të jetë faj apo mëkat, më shumë është faj dhe mëkat kolektiv se sa individual. Por, a është varfëria fatalitet? A ka shpresë që kjo “fatkeqësi” mund të zhduket në trojet tona dhe çdo shqiptar dhe shqiptare mund të jetojë me dinjitet njerëzor?
Shpëtimi nga varfëria do të vije nga zgjidhjet që i ofron disiplina më e bukur e shkencës së ekonomisë, e quajtur ekonomia e zhvillimit. Kjo lëmi është fusha më e re dhe më sfiduese e ekonomisë, ndonëse ka profesionistë që mund të këmbëngulin se Adam Smith në fakt është ekonomisti i parë zhvillimor me librin e tij “Pasuria e kombeve” (Wealth of Nations) botuar në vitin e largët 1776.
Shkenca e ekonomisë përqendrohet në efikasitetin e akordimit të burimeve produktive si dhe në zgjerimin optimal të këtyre burimeve. Pra, ekonomia tradicionale merret me një botë kapitaliste të avancuar me tregje perfekte, konsumatorë sovranë dhe çmime që përcaktohen automatikisht nga takimi i kërkesës dhe ofertës. Ekonomia e përgjithshme supozon se sistemi ekonomik është rezultat i një racionalizmi të pastër dhe orientimi të qartë vetjak dhe material të subjekteve ekonomike. Ndërkaq, ekonomia politike shkon një hap përtej ekonomisë duke e veneruar aktivitetin ekonomik në kontekst politik ndërsa tenton të shkrijë analizimin ekonomik me politikat praktike.
Megjithatë, ekonomia zhvillimore qëndron më lartë se dyja- edhe se ekonomia, edhe se ekonomia politike. Ekonomia e zhvillimit është disiplina e cila studion dhe tregon rrugët se si një ekonomi mund të transformohet prej prapambetjes në rritje dhe prej statusit me të ardhura të vogla në status me të ardhura të mëdha. Kjo disiplinë e re i ndan shtetet e botës në dy grupe: 1) në vende me shumë të zhvilluara (VSHZH) dhe 2) në vende më pak të zhvilluara (VPZH). Shtetet e shqiptarëve bëjnë pjesë në VPZH.
Dallimi mes VSHZH dhe VPZH qëndron në faktin së në VPZH shumica e tregjeve të mallrave dhe burimeve janë jashtëzakonisht imperfekte, konsumatorët dhe prodhuesit kanë informacion të limituar, ndryshime të mëdha strukturale janë në proces e sipër – si në shoqëri si në ekonomi – dhe në vend të një ekuilibri, zakonisht ekzistojnë disa ekuilibra, bile disekuilibrat janë shpeshherë të pranishëm. Në shumë raste, në vendet që janë në grupin VPZH, kalkulimet ekonomike dominohen nga prioritetet politike dhe sociale- siç fjala vjen unifikimi i kombit, zëvendësimi i këshilltarëve dhe tutorëve të jashtëm me vendimmarrës vendor dhe ruajtja e substancës kulturore.
Në fazën e parë të kalimit të një shteti nga VPZH drejt nivelit VSHZH, ndërhyrja e qeverive është më se e nevojshme, për shkak të lëvizjeve dhe ndryshimeve të mëdha që kërkojnë shtetin si faktor me fuqi dhe peshë, por më vonë, nëse qeveritë përzihen, ato vetëm sa e pengojnë zhvillimin. Është e rëndësisë së veçantë që ekonomia zhvillimore e një populli duhet ta marrë parasysh sistemin social, strukturën organizative të shoqërisë, përfshirë vlerat, kodet, strukturën hierarkike dhe traditat e saj, përndryshe modelet e eksportuara apo të papajtueshme me kulturën dhe traditën mund të sjellin rritje negative dhe regres.
Zhvillim nuk do të thotë domosdo rritje e të ardhurave për krye banori ose PPB-së, mirëpo sa janë realizuar tri objektivat themelore të zhvillimit, e të cilat janë: 1) aftësia për të mbajtur vetveten, që përfshinë mallrat dhe shërbimet bazike si ushqimi, veshmbathja dhe kulmi mbi krye – të nevojshme për mbijetesë; 2) vetërespekti, që reflekton ndjenjat e vlefshmërisë që pjesëtarët e një populli i ndiejnë përkundrejt dhe për sistemin social, politik dhe ekonomik që kanë krijuar; dhe 3) liria – situata në të cilën njerëzit kanë në dispozicion alternativa të ndryshme me të cilat mund t’i plotësojnë dëshirat individuale dhe kolektive duke pasur mundësinë të zgjedhin sipas vullnetit dhe preferencave të tyre.
Në shtator të vitit 2000, 189 anëtarë të OKB-së u morën vesh për arritjen e tetë Qëllimeve Zhvillimore të Mileniumit (Milleneum Development Goals) duke u betuar që do të bëjnë përparim substancial për zhdukjen e varfërisë ekstreme dhe urisë, mundësim të shkollimit primar në tërë botën, eliminim të pabarazisë gjinore, ulje të mortalitetit të fëmijëve, përmirësim të shëndetit të nënave, luftim të virusit HIV dhe sëmundjeve si SIDA, malaria dhe sëmundje tjera me rrezikshmëri epidemike, ruajtje të ambientit dhe krijim të një partneriteti global për zhvillim.
Republika e Shqipërisë si anëtare e OKB-së është bashkëzotuese për këto qëllime fisnike dhe Republika e Kosovës si shtet që mëton anëtarësimin në OKB duhet të përqafojë dhe përmbush të tetë qëllimet. E ardhmja e varfërisë dhe zhvillimit tashmë janë të kodifikuara në nivel global dhe qeveritë që nuk punojnë t’i jetësojnë synimet mileniumale të OKB-së dhe që nuk përfshihen në aplikimin e zgjedhjeve që propozon ekonomia zhvillimore janë të destinuara të përmbysen. Madje mund të thuhet që rreziku më i madh ekonomik, e në esencë ekzistencial i kombit shqiptar, është dhe do të jetë varfëria.
Si çdo kund në botë, ashtu edhe ndër shqiptarë nuk mund të ketë dy të ardhme: një për një pakicë të pasurish dhe një për një shumicë të madhe të të varfërve. Në fjalët e një poeti – ose do të ketë një të ardhme për të gjithë, ose për askënd!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Aleatët e Robert Fico kërcënojnë me luftë – me shpërbërjen e demokracisë sonë
Pavarësisht nëse Robert Fico mbijeton dhe rifillon ose jo detyrën, Sllovakia është në situatë të rrezikshme
Lidhja mes ekonomive: Roli katalizator i pagesave ndërkufitare me kosto të ulët në Ballkanin Perëndimor
E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun
U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks
Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit
Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare