Fushata, nëpërmjet së cilës i kërkohet Vatikanit të përshpejtojë procesin e shenjtërimit të Nënë Terezës është akoma në javën e parë, e megjithatë është përkrahur nga një numër gazetash, revistash dhe portalesh në Indi, Amerikë, Angli, Kanada, Shqipëri dhe Kosovë. Dy gazeta të rëndësishme, “Matters India” në Nju Delhi dhe “Illyria” në Nju Jork, e kanë bërë njoftimin për nënshkrimin e peticionit për shenjtërimin e Nënë Terezës permanent në faqet e tyre për t’i inkurajuar lexuesit që ta nënshkruajnë.
Me sa jam njoftuar, numri i enteve mediatike që do të bëjnë të njëjtën gjë do të rritet së shpejti. Pas peticionit për “Rrugën e Arbrit”, që e nisa më 18 mars 2013 dhe që tani ka mbi 8000 përkrahës online dhe në formular, fushata për shenjtërimin e Nënë Terezës është iniciativa ime e dytë dhe e fundit si aktivist i shoqërisë civile. Kam mësuar se disa bashkatdhetarë mendojnë se kjo nismë do t’i dëmtojë shanset e shenjtërimit të Nënë Terezës, ndërsa disa të tjerë shprehen se janë kundër shenjtërimit të saj.
Të parët i siguroj se e kanë gabim. Fushata jonë do të ndihmojë përkrahësit e Nënë Terezës në Vatikan, që ky proces të mos pengohet më nga kundërshtarët e saj. Një nga intelektualët e shquar që e ka përkrahur këtë iniciativë pa rezerva që në fillim, është edhe kompozitori nga Prizreni që jeton në Londër, prof. Akil Koci. Ndërsa, për bashkatdhetarët, të cilët janë kundër shenjtërimit të Nënë Terezës mund të them se e respektoj të drejtën e tyre për të menduar ndryshe nga unë.
Fushata për ndërgjegjësimin e opinionit ndërkombëtar për të inkurajuar Vatikanin që të përshpejtojë procesin e shenjtërimit të Nënë Terezës është e mbarë dhe interesante. Kështu, për shembull, 100 përkrahësit e parë vijnë nga 15 vende të ndryshme, dhe shumica e tyre janë nga India. Jam i ndërgjegjshëm se me këtë nismë unë kam “kompromentuar” disi reputacionin tim si studiues objektiv i Nënë Terezës.
Megjithatë, përpara se ta ndërmarrja këtë iniciativë më është dashur të edukoj veten që nga 2007-ta për “natën e errët të shpirtit”, nga e cila vuajti dhe nuk u kurua kurrë Nënë Tereza. Për mendimin tim, “errësira shpirtërore” e Nënë Terezës është pikërisht “mrekullia” që i duhet Vatikanit për ta shenjtëruar këtë murgeshë, e cila ka kontribuar për Selinë e Shenjtë më shumë se çdo papë në kohët moderne.
Si studiues dhe bashkatdhetar i Nënë Terezës, për mua shenjtërimi i saj ka rëndësi, pasi ajo i përket atij grupi të veçantë vizionarësh, që kanë kontribuar kaq shumë për shenjtërimin e dinjitetit njerëzor . Veproni si t’ju thotë ndërgjegjja.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëModric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre
"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin