LAJMI I FUNDIT:

Rikthehen ethet e futsallit

Rikthehen ethet e futsallit

Këtë javë fillon pjesa pranverore e Superligës së Kosovës në futsal , pas pushimit dy mujor.

Ky edicion pritet të jetë tejet i nxehtë pasi pritet të ketë një ‘luftë’ të skuadrave për plasman në ‘Play-Off’.

Ndeshja hapëse e stinorit pranveror ishte në Gjakovë, ku Liburni ishte nikoqir i Përlepnicës, duke e mposhtur atë me rezultat të thellë 12-3.

Ndeshje tejet interesante pritet të zhvillohet në Vushtrri, ku Mitrovica do ta pret Pejën në një duel ku dy skuadrat synojnë vetëm fitoren.


Në anën tjetër Juniku e prêt Fc Feniks në Junik të dielen me fillim nga ora 18:00. Kf Juniku pozicionohet në vendin e tret ndërsa Feniks bindshëm në vendin e parë me shtatë fitore nga po aq ndeshja .

Ndeshja tjeter që do të zhvillohen këtë fundjavë është BB Llapi e prêt Besën nga Peja në Podujevë dhe kjo ndeshje zhvillohet te shtunën me fillim nga ora 18:00.

Fc Liburn Vs Fc Perlepnica 12-3

E Shtunë Ora 18:00
BB Llapi vs Fc Besa
Vezhgus: Rasim Gimolli Refera: Besart Ismajli, Miftar Avdyli

E Diel Ora 18:00
Kf Juniku vs Fc Feniks
Refera: Ekrem Franca, Milot Rexhepi

E Diel Ora 20:00
KF Mitrovica vs Fc Peja Futsal
Vezhgus: Fitim Selmani Refera: Besart Ismajli,Arton Kafexholli