Gjatë javës së kaluar ishte shumë aktuale vizita e Patriarkut Serb në Tiranë, në zemër të shqiptarisë. Mendoj se nuk do ishte shumë e çuditshme vizita e tij, sikur mos të ishte i njohur Patriarku Serb për qëndrimet e tij ndaj masakrave serbe në Kosovë dhe ndikimin e tij në politikën serbe ndaj Kosovës. Vizita do të ishte normale, sepse ai në parim vizitoi vëllezërit e tij nga feja, pra pikërisht me rastin e inaugurimit të Katedrales Ortodokse. Besoj se të gjithë tashmë e dinë atë që e kam potencuar sa e sa herë se feja i bashkon njerëzit, ajo i tejkalon madje edhe kufijtë e kombit e nacionalizmit, por këtë si duket shumë shqiptarë e kosovarë nuk e kuptuan apo nuk deshën ta kuptojnë. Po shpresoj se tashmë pas vizitës së fundit e kuptuan, përndryshe si do të mund të justifikohej ftesa e kryeministrit shqiptar dhe pritja madhështore që i bëhet një përkrahësi të kasaphanave dhe masakrave serbe në Kosovë, të cilat shpesh u përgëzuan dhe u bekuan nga kisha.
Vërtetë është mjaft ironike të dëgjosh vizitorin aq të mirëpritur tek deklaron se shqiptarët dhe serbët kurrë nuk kanë pasur probleme. Në një intervistë dhënë Top Channel, Irinej mes tjerash deklaroi: "Ne me shqiptarët kemi jetuar në shekuj. Asnjëherë nuk kemi pasur probleme midis dy popujve tanë".
Me sa duket me shqiptarë ai aludon vetëm në popullin brenda kufijve të Shqipërisë “Londineze” apo me gjasë është i njoftuar mirë se shumë nga vëllezërit tanë në Shqipëri, përfshirë shumë socialistë, e ndoshta në mesin e tyre edhe vet kryeministri, nuk e njohin historinë e kombit dhe vuajtjet e kosovarëve. Ata nuk e dinë rolin e Kishës Serbe që nga dita kur u larguan osmanlinjtë dhe Kosova më forcë u pushtua nga e ashtuquajtura Mbretëria Serbe, pra "Kralevina e Vjetër", e pastaj projektet shfarosëse për shqiptarët e Kosovës, të njohura si Naçertanije në kohën e Nikolla Pashiqit, duke i dëbuar e përzënë shqiptarët nga Kosova për në Turqi. Më vonë shtypja dhe represioni i pamëshirshëm serb kundër shqiptarëve gjatë ish-Jugosllavisë respektivisht aksioni i armëve (1952) i kohës së Aleksandër Rankoviqit e radhazi deri tek kasapi i Ballkanit, vet miku i Patriarkut Serb, Millosheviqi, i cili gjithherë krah të djathtë e kishte Patriarkun e Kishës Ortodokse, e ashtuquajtur pravosllave, dhe merrte bekimin e tij për masakrat kundër popullatës muslimane në Bosnjë e pastaj asaj mbarëshqiptare në Kosovë.
Ndoshta vëllezërit tanë në Shqipëri nuk e dinë, por ne kurrë nuk do t’i harrojmë deri sa të futemi nën dhé masakrat dhe gjenocidin që bënë serbët ndaj popullit shqiptar çdo herë sa herë që u erdhi shansi. Për ne kosovarët ftesa për vizitë e një njeriu "të madh" serb në zemrën e shqiptarëve është mjaft fyese dhe nënçmuese. Këtë nënçmim dhe përulje Patriarku e tregoi haptazi kur pa fije turpi deklaroi se "Kosova është e shenjët për Serbinë". Në vend se të thërras për paqe e tolerancë, në vend se të kërkoi falje publike për krimet e bëra, në vend se të përpiqet të jetë një urë lidhëse dhe shkas pajtimi mes dy popujve fqinj, të mundohet gradualisht ta lë anash të kaluarën për ta krijuar një të ardhme më të mirë për dy popujt e Ballkanit, ai hedh thupra në zjarr dhe zotohet se Kosova është Serbi. Çka lë të kuptohet se "ujku qimen e ndërron por zanatin nuk e harron".
Duke pasur në konsideratë këto rrethana, ftesa zyrtare e kryeministrit shqiptar dhe pritja madhështore që i bëri Irinejit është vërtetë për tu dhimbsur dhe për ta vajtuar gjendjen e kombit tonë. Por, siç e thotë edhe vet populli "siç jemi ashtu edhe punët i kemi", është vërtetë e mjerueshme çfarë udhëheqje dhe liderësh politikë po na vijnë në pushtet. Zoti na udhëzoftë, e nga njerëzit e ligë na çliroftë, e me më të mirë na nderoftë. Më qenë se jemi krejt afër zgjedhjeve parlamentare, ftoj që to të jenë të qeta dhe pa incidente. Ta shohim se kë po e zgjedh populli ynë, a do të dijë të zgjedh burra të mirë e meritor, apo të vazhdoj me avazin e vjetër, këtë mbetët ta shohim shumë shpejtë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKompletohet shorti për fazën e 'play-off'-it të Ligës së Kampionëve
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
Lëvizja që do ta 'tronditë' botën: Rafael Leao lë Milanin dhe transferohet jashtë Evropës
Guardiola emëron klubin i cili mund ta ndalojë Man Cityn të fitojë Ligën e Kampionëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?