Vitet sa vijnë e shkojnë, tranzicioni në vend nuk mbaron… ndokujt mbase edhe mund t’i konvenojë. Përmes këtij shkrimi do të shtjellojmë temat të cilat mendojmë se janë të rëndësishme për sociologjinë kosovare dhe janë preokupim i shoqërisë në përgjithësi. Ndër temat më kyçe që do të shtjellojmë janë: pritjet dhe lakmia, mbase pa lënë mënjanë edhe nëntema të cilat ndërlidhen me këto të fundit dhe ndihmojnë të kuptuarit e temës në mënyrë sa më racionale.
Gjatë shekujve që lamë pas, e veçmas shekullin e fundit (XX), shoqëria shqiptare në përgjithësi dhe veçmas ajo nga Kosova, përjetoi gjithçka: përjetoi skamje e mjerim, me një arsimim të ultë – shkalla e analfabetizmit ishte shumë e lartë, shkalla e mortalitetit gjithashtu shumë e lartë, sidomos te foshnjat; ishim të diskriminuar në investime ekonomike (ndërmarrje), arsim, shëndetësi etj., vetëm pse ishim shqiptar. Dhe, kjo ndodhi deri në vitet e ’70, për të filluar më pastaj për të lulëzuar sadopak ekonomia e vendit, hapja e institucionit të parë universitar që ndërlidhet po ashtu me këtë periudhë (vitet ’70), dhe zgjerimi i sistemit arsimore në tërë vendin…
Por, fati nuk e deshi që ky vend (Kosova) të vazhdojë me zhvillimin social, ekonomik dhe më tej. Ishin vitet e ’80 kur edhe filluan kthesat e mëdha, lëvizjet studentore (’81), pastaj, rrodhi marrja e autonomisë së vendit (’89), për të vazhduar me forma më diskriminuese ndaj popullsisë shqiptare, me largimin e qindra e mijëra studentëve dhe nxënësve nga bankat shkollore, largimin e punëtorëve shqiptarë nga vendet e tyre të punës dhe krejt në fund me përndjekjen e shqiptarëve, burgosjen, ekzekutimet dhe çka jo tjetër të shkaktuara nga okupatori dhe pushtuesit serb – Serbia. U cenuan të drejtat më elementare të njeriut për një jetë të dinjitetshme gjë të cilën e garantojnë ligjet dhe konventat ndërkombëtare.
Çfarë ndodhi më pastaj? Ti lëmë mënjanë aspektet e drejtpërdrejta politike: ndodhi një emigracion i rastit të veçantë “Sui generis” (vitet e ’90), gjë që s’kishte ndodhur më parë në këso përmasash. Shumë prindër, vëllezër etj., ishin të detyruar të marrin rrugën e kurbetit me të vetmin qëllim – sigurimin e mbijetesës familjare, ndihmesën e të afërmeve dhe për t’i dalë në ndihmë institucioneve paralele që tash më ishin themeluar në Kosovë.
Shumë gra mbetën pa burra, pa bijtë dhe më të dashurit e tyre etj. Emigracioni shqiptarë ra në sytë e botës ngase shumë shqiptarë dhanë jetën nëpër kufijtë e shteteve të ndryshme, duke u munduar të gjejnë një vend ku mund të strehohen fillimisht dhe pastaj të sigurojnë një pagë minimale sa për t’i dalë në ndihmë familjes dhe shoqërisë. Mediat botërore kanë shkruar për këtë fenomen shqiptar. Shumë studiues të fushave të ndryshëm ju qasën këtij fenomeni, ju thurën poezi dhe këngë, si p.sh., “Niset trimi për kurbet”, “Amerikë larg më je qëllua”, “Kjo rruga e kurbetit moj nënë”, etj., të cilat edhe sot e kësaj dite po t’i dëgjosh të rrëqethin, ngase rruga e kurbetit ishte e rëndë për faktin se ishte jolegale (në të zezën) dhe po e përshkruajmë, përshtatim me një thënie popullore: “E din kur del nga shtëpia por nuk e din kur kthehesh në të” (ishte rrugë mes jetës dhe vdekjes apo humbjes – largimit nga shtëpia për shumë kohë të gjatë apo edhe përgjithmonë).
U tha ajo që u tha më lartë. Natyrisht ka edhe shumë të pa thëna, por të ndalemi tek një dukuri pozitive që na kishte dhe na ka edhe sot e kësaj dite për lakmi rajoni dhe bota mbarë për atë periudhë: për solidaritetin mes popullatës shqiptare brenda dhe jashtë kufijve të Kosovës, para ’99-ës. Të solidarizuar mes vete përmes ndihmesës, bashkëpunimit dhe bashkëveprimeve ja dolëm si shoqëri karshi kësaj situate të rëndë sociale, ekonomike dhe veçmas politike, t’ia kthejmë vëmendjen e faktorit ndërkombëtar karshi situatës jo humane që po mbizotëronte në Kosovë. Kjo e fundit u arrit fal angazhimit të të gjithëve, e veçmas të atyre që fizikisht nuk janë më në mesin tonë (dëshmorët e kombit), por edhe përkrahjes së bashkësisë ndërkombëtare.
Pra, pikërisht në vitin ‘99, ku situata shoqërore e politike në përgjithësi ishte skajshmërish e renduar… u masakruan fëmijë e të moshuar, ndodhën dhunime e përdhunime, e deri në largimin në masa të dhunshme të rreth një milion shqiptarëve nga vendi i tyre, nga forcat e shumta policore dhe paramilitare serbe.
Pa dashur të lëshohemi më në detaje përmes këtij shkrimi, t’i referohemi konkretisht temës “Pritjet dhe Lakmia” para dhe pas ’99-ës.
Para kësaj periudhe, po të pyesësh çdonjërin nga qytetarët shqiptarë se çfarë jeni në gjendje të bëni për vendin e juaj pas çlirimit dhe pavarësimit të vendit, e që kjo e fundit ndodhi në vitin ’99 (respektivisht 2008), jemi të bindur se do të kishim përgjigjen: “Gjithçka në dobi të vendit”. Për të vërtetuar këtë të fundit, shumë shpesh në opinion para ’99-ës kemi rastisur të dëgjojmë se do të punojmë me përkushtim të madh për vendin edhe pas pavarësimit, bile edhe më shumë se kaq. Madje, si zakonisht e zinim në gojë shprehjen: “Veç të kemi lirinë e lëvizjes dhe shprehjes së lirë… për të tjerat nuk do mërzitemi fare”. Kjo e fundit natyrisht se është fondamentale për çdo shoqëri, kudo në botë, pastaj shkonim edhe më lartë duke e pasuruar këtë shprehjen e fundit: “vetëm lirinë të kemi se për bukë askush nuk vdesë”.
Pas gjithë asaj që u shtjellua më lartë, pas çlirimit dhe pavarësimit të vendi, çfarë në të vërtet po ndodh? Rreth 15 vjet pas çlirimit dhe gjashtë vjet pas pavarësimit, akoma Kosova llogaritet si një vend në tranzicion në shumë aspekte gjë që, për shoqërinë mbase është shumë i dëmshëm. I dëmshëm për faktin se pritjet shoqërore karshi situatës sociale dhe ekonomike në përgjithësi ishin shumë herë më të mëdha në njërën anë dhe në anën tjetër ndodhi më e keqja: u thelluan pabarazitë sociale (të cilat mund të sjellin kauza sociale) gjë që, për vendet demokratike apo kapitaliste pabarazitë shoqërore janë krejtësisht normale, mirëpo jo edhe pabarazitë – pa meritokraci. Në këtë periudhë bashkëkohore sikur shumë prej nesh zaptuam majat e pozitave shoqërore në shumicën e rasteve pa meritokraci, vetëm e vetëm që t’jem unë e mos të është dikush tjetër, duke i shfrytëzuar format klanore, nepotizmin e çka jo tjetër për përfitime individuale apo grupore gjë të cilën as që kemi mund ta imagjinojmë kohë më parë (para ’99-ës).
Si përfundim, krejt ato pritje të mëdha që kishte shoqëria shqiptare para ’99-ës, sikur lakmia e stërtepruar pa meritokraci për pozita shoqërore dhe të tjera, bëri të përmbysen sot, dhe në vend se të dëgjojmë sot lajme të mira për kulturë, arsim, shëndetësi, për vende të reja të punës, për një jetë më të mirë qytetarie etj. në fakt, ndër lajmet kryesore në mediat tona kemi për të dëgjuar fjalën korrupsion, krim të organizuar, kaos urbanistik, emigrim të të rinjve dhe dukuri tjera negative. Këto as që i kishim imagjinuar se mund të ndodhin në shoqërinë shqiptare, kur kihet parasysh vuajtja e sakrifica nëpër të cilën kishim kaluar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-7-780x439.png)
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës
![Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-27-780x439.png)
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan
![Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-780x439.jpeg)
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim
![Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/koreografia-780x439.jpg)
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej
![Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/478077845_1194798422013482_1061800151648555614_n-780x439.jpg)
Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese
![Egli e prekur pas situatës së krijuar në BBVA, Gjesti: Nuk kam bërë lojë me ty](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_12-13-780x439.png)
Egli e prekur pas situatës së krijuar në BBVA, Gjesti: Nuk kam bërë lojë me ty
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re