Për pothuaj tri vite radhazi një nga debatet më të shpeshta në shoqërinë tonë është edhe reforma zgjedhore. Personalisht kam qenë e kyçur në shumicën e këtyre debateve, disa prej të cilave kane qenë shumë përmbajtjesore dhe të dobishme, e disa të tjera kanë shkuar deri në atë masë sa kanë qenë edhe fyese për qytetarët ne Kosovës. Dhe, te kjo fundit dua të ndalem në dy pika, të cilat në mënyra se si janë shtruar fyejnë në masë të madhe inteligjencën e shumicës së qytetarëve.
E para: duhet të ndërrohet Ligji për të parandaluar vjedhjen industrial të votave. Kjo d.m.th. se hajnat që i kanë vjedhë votat nuk janë burra të këqij po fajet i ka pasë Ligji që i ka detyruar me vjedh se nuk ka qenë i sertë sa duhet! Ose na nuk po mundemi me i zënë hajnat e me i qua aty ku e kanë vendin d.m.th. në burg, e hajde tash ta ndërrojmë Ligjin pak e ndoshta herën tjetër frikohen e nuk vjedhin. Një fjalë e urtë e popullit thotë: Me tutë arushën me shoshë. Kjo për mua, si qytetare e Kosovës, është vërtetë fyese.
Ata qe e kanë hartuar Ligjin aktual për zgjedhje e kane menduar se edhe mundet me pasë të atillë që do të donin të vidhnin dhe manipulonin me vota, prandaj edhe ka paraparë masat ndëshkuese për ta. Gjithashtu ka paraparë edhe mënyrën se si me i identifikua manipuluesit, dhe e kujt është përgjegjësia. Në fakt, shumica e vendvotimeve ku ka pasur manipulime të votave, janë te ditura edhe për Prokurorinë. Prandaj, mos na fyeni duke thënë se për të ndalë manipulimet në zgjedhje duhet me ndërrua Ligjin, Manipulimet ndalen kur manipuluesit e hajnat përfundojnë ne burg e jo në Kuvendin apo Qeverinë e Kosovës
Fyerja e dytë që i bëhet votuesit është arsyetimi se duhet thjeshtësuar votimin se s’po dinë votuesit me votu. Në zgjedhjet e fundit lokale rreth dhjetë për qind të votave kane qenë të pavlefshme. E para: sa është bërë që të njoftohet/edukohet votuesi për procedurat dhe mënyrën e votimit? Në vend që të diskutohet se si të përmirësohet informimi i votuesve për mënyrën e votimit, këtu paragjykohet se votuesi nuk mundet me mësu qysh me votu e hajde tash ta ndërrojnë Ligjin. Tentohet të dënohen nëntëdhjetë për qind të votuesve që kane votuar si duhet!
Mesazhi qe unë marrë nga ky arsyetim është se votuesit e Kosovës janë idiotë (me nivel të ultë të inteligjencës), nuk i kuptojnë zgjedhjet e komplikuara, prandaj hajde t’jua thjeshtojmë. Edhe një fyerje tjetër drejtuar votuesve të Kosovës, sepse unë mendoj se votuesi e din shumë mirë si të votojë, por me mos punën e institucioneve e njerëzve përgjegjës tentohet të arsyetohet me të tilla konstatime banale.
Në zgjedhjet e kaluara KQZ ka dështuar në informimin e votuesve për mënyrën e votuesve, prandaj diskutimi duhet të fokusohet në përmirësimin e fushatës së informimit të votuesve që edhe këta dhjetë për qind të votuesve që nuk paskan ditur të votojnë si duhet, apo nëse qëllimisht kanë prishur fletëvotimet, të kuptojnë mënyrën e votimit e jo të fyhen nëntëdhjetë për qind të votuesve duke ju thënë se nuk dini të votoni, prandaj po e thjeshtojmë atë.
Një logjikë e tillë është absurde dhe për më tepër jashtëzakonisht e dëmshme për ne. Në Kosovë duhet të investohet e të punohet në rritjen e nivelit të arsimimit duke ju ofruar njerëzve mundësinë për t’i mësuar gjërat, e jo t’i bëjmë ato me të thjeshta. Të çojmë vendin drejt dijes e modernizmit, e jo drejt thjeshtësisë e padijes
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKompletohet shorti për fazën e 'play-off'-it të Ligës së Kampionëve
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
"Ik se më mërzite", Gjesti refuzon kontaktin me Eglin - fansat dyshojnë se është ende i dashuruar me Xhenetën
Trump këmbëngul në largimin e palestinezëve nga Gaza
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?