Rektori aktual i UP-së, në vitin 2013, ka botuar tri punime si bashkautor (jo autor i parë) në një revistë shkencore me kualitet të dobët. Ato punime mund të jenë edhe cilësore, por e dyshimtë tjetër është edhe prezenca e rektorit në bashkautorësinë e tyre, sepse rektori është historian, ndërsa punimet janë të ekonomisë dhe inxhinierisë. Thënë shkurt, në aspektin e drejtësisë bardh e zi, rektori do ta fitonte ligjërisht sfidën me këtë statut (të dobët) të UP-së nga denoncuesit sa i përket natyrës dhe vendit ku janë botuar këto tri punime (sepse gjykata nuk do të merrej me hollësitë akademike, të cilat me të drejtë i paraqesin kritikët). Mirëpo, për një rektor, nuk mjafton kjo. Moralisht rektori e ka të humbur sfidën dhe, qoftë edhe vetëm për kaq, ai nuk do të duhej të vazhdonte më si rektor.
Statuti i UP-së është shkelur nga ana e rektorit, prorektorit për mësim, komisionit të studimeve dhe nga komisioni recenzues, jo pse rektori ka botuar në atë revistë shkencore, por sepse, sipas statutit aktual të UP-së, për tu zgjedhur profesor i rregullt kandidati duhet të ketë së paku pesë punime me recension ndërkombëtar duke qenë autor i parë (neni 175, pika 1.2.1). Edhe po të ishte vetëm kjo shkelje e rektorit, rektori duhet të jap dorëheqje; nëse jo, duhet të shkarkohet. Mirëpo, rektori dhe stafi i tij kanë bërë (ose kanë lejuar të bëhen) edhe disa shkelje tjera të statutit të UP-së, ligjit mbi arsimin e lartë, vendimeve të senatit dhe rregulloreve të UP-së. Për të gjitha këto, edhe unë që nuk jam shumë i informuar, i di së paku një shembull të sakt, me emër e mbiemër.
Së paku tri herë, brenda pak ditësh, rektori foli publikisht dhe publikut të gjerë i hodhi hi syve. Cili është hiri i rektorit? Për ta argumentuar para publikut të gjerë biografinë e tij shkencore përmendë libra, konferenca dhe trajektoren 20 vjeçare. Këto nuk është duke ia kontestuar ndokush. Mirëpo, si shkencëtar dhe rektor që është, duhet vetë publikisht t’i përgjigjet statutit të UP-së në pikën më kritike për zgjedhje në thirrjen “profesor i rregullt”. Në statut thuhet: “Për titullin e profesorit të rregullt të njësisë akademike kandidati duhet të ketë… më së paku 5 punime kryesore të publikuara në revista shkencore ose artistike ndërkombëtare, si autor i parë ose korrespodent”. Këtë nuk e përmend rektori ndonjëherë. Për një rektor është i denueshëm edhe ky fakt; fakti që hedh hi në sytë e opinionit.
Në paraqitjen e fundit publike, rektori shkoi edhe më larg. Kritikuesit e tij i etiketoi dhe i sulmoi. Tashmë kam dëgjuar dhe lexuar shumë arsyetime nga shumë shkelës të ligjit, të cilët kur ballafaqohen me kritikën, të vetmin arsyetim e kanë se kritikat i bëhen për shkaqe politike apo konflikte personale. Edhe rektori, nuk ndalet në përmbajtjen e kritikës, por merret me prapavijat e mundshme të kritikuesve dhe me favoret që ua paska bërë atyre etj. Ka mundësi që ndonjëri edhe të ketë ndonjë prapavijë (megjithëse, sa shoh unë deri më tani katër mësimdhënësit që e kanë kritikuar publikisht rektorin, kanë për interes të parë dhe të fundit ngritjen e cilësisë së universitetit tonë). Mirëpo, rektori nuk duhet të sillet si një politikan apo zyrtar i keq, e të thotë se “këtë po ma bëjnë për këtë apo për atë”, por duhet të ndalet në përmbajtjen e kritikës dhe të përgjigjet në theksin e saj.
Dalja në shesh e shkeljeve në UP në kohën e fundit nuk do të thotë se UP-ja është duke u degraduar sot, apo se UP-ja është duke u fundosur. Mendoj, se sot, ne si shoqëri jemi duke kërkuar më shumë nga arsimi, dhe nga arsimi i lartë në veçanti; dhe kjo është mirë. Me fjalë tjera, rektorët e UP-së para këtij të tanishmit, kanë bërë shkelje edhe më të mëdha, por për arsye që mund të evidentohen, kanë arritur në një farë mënyre deri në fund të mandatit. Konsideroj se në çdo fushë të zbatimit të ligjit njerëzit po i hapin sytë më shumë. Ky është përparim. Prandaj, përparimet që i përmend rektori (disa prej të cilave i glorifikon) nën qeverisjen e tij të UP-së nuk mjaftojnë, e aq më pak të përdoren ato për t’i mbuluar shkeljet.
Protestat dhe reagimet eventuale ndaj qeverisjes së UP-së, fakulteteve apo ndaj një mësimdhënësi duhet të bëhen me shkrim dhe me gojë; me goditje të saktë të shkeljes eventuale dhe të adresohen në forumet dhe organet kompetente. Konsideroj se vetëm pas kësaj rruge të ndjekur i vie radha prokurorisë dhe gjykatës. E nëse këto nuk reagojnë, protestat në rrugë do të ishte mirë të fillojnë kundër këtyre organeve (prokurorisë dhe gjykatës) për shkak të mosreagimit të tyre. Shpesh, reagimi, kritika dhe protesta e pa saktë dhe jo e adresuar në vendin e duhur – shkelësin e ligjit po e veshin me imunitet.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-67-780x439.jpg)
I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore
![“Xhaxhai ka dhënë jetën për këtë tokë, as varrin s’ia dimë” - flasin familjarët e Gjestit pas deklaratës së Jozit: Preku plagë të hapura](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/jozidhegjesti-780x439.jpg)
“Xhaxhai ka dhënë jetën për këtë tokë, as varrin s’ia dimë” - flasin familjarët e Gjestit pas deklaratës së Jozit: Preku plagë të hapura
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gbani-780x439.jpg)
"Le t'i dridhet toka", G-Bani thur planin për të vënë në kurth Gjestin
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/parashqevisimakuu-780x439.jpg)
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
![Bill Gates paralajmëron për një pandemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_26-4-780x439.png)
Bill Gates paralajmëron për një pandemi "shumë më të rëndë" në vitet e ardhshme
![Trump: Amerika duhet t'i kthehet fesë, vetëm Zoti më shpëtoi nga atentati](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_31-1-780x439.png)
Trump: Amerika duhet t'i kthehet fesë, vetëm Zoti më shpëtoi nga atentati
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin