Drilon Hyseni
Një paramilitar serb, nga radhët e çetave antinjerëzore, gjatë luftës në Kosovë ka prerë kokën e një shqiptari të vrarë nga Rahoveci dhe pas zierjes në tenxhere, ia heq dhëmbët, e ngjyros dhe nga kafka e tij bënë një llambë tavoline.
“Të njëjtën e ka bërë edhe me një grua të vrarë. Edhe asaj ia ka prerë kokën në të njëjtën mënyrë dhe nga ajo ka bërë një llambë. Ka thënë se tash e ka një çift. Njerëzit normal ishin të tronditur. E dinin këtë të gjithë, edhe komandanti i kompanisë dhe 80 për qind e policëve”, ka shkruar serb e-novine, ka transmetuar Telegrafi.
Ky serb i çmendur ka zgjedhur një formë skizofrene të argëtimit të tij me “kafkat” dekorative, të cilat para kolegëve dhe miqve i ekspozonte si vepra me vlerë arti.
Shpesh tavolina e kriminelit serb, e stolisur me llambat kafkore të shqiptarëve, shërbente si tryezë e rrëfimeve monstruoze, të cilat zor se mund t’i kap njeriu as te filmat e Hiçkokut.
Kur njeriu rastis të lexojë në gazeta rrëfime të tilla, doemos do të bindet se përpjekjet për t’i zbuluar trupat e pajetë të 1730 shqiptarëve të zhdukur, gjatë luftës së fundit në Kosovë, nuk është aspak e lehtë dhe e kapshme.
Nga këto rrëfime të jashtëzakonshme, del se trupat e pagjetur të shqiptarëve, mund të fshihen thellë në tokën e zezë të Serbisë, por nuk përjashtohet mundësia që ato të shërbejnë edhe si dekor nëpër odat e zyrat e kriminelëve ordinerë, të cilët shteti serb i dekoron me mirënjohje, i nderon me ofiqe zyrtare dhe i mbron nga akuzat e Tribunalit të Hagës, për krime lufte kundër njerëzimit.
Nuk është e çuditshme se ndonjë nga këta serbët e çmendur me uniformë, qoftë të policit, qoftë të xhandarit, qoftë të ushtarit, bën roje në zonat kufitare me Kosovën, pikërisht në zonat shqiptare të Luginës së Preshevës.
Nëse këta kriminelë gjatë luftës në Kosovë janë dekoruar e graduar për heroizëm e trimëri në vrasjen e shqiptarëve, nuk do të thotë se as sot nuk do të priviligjohen në mbrojtje të shtetit, tashmë me forma të tjera institucionale të veprimit. Heqja me dhunë e lapidarit, konfiskimi i librave shqip, përdhosja e flamurit, kidnapimi, arrestimi dhe maltretimi i shqiptarëve në Luginë të Preshevës, janë shembulli më i mirë i këtij realiteti të dhimbsur.
Disponimi antishqiptar, i ushqyer gjatë proceseve luftarake nga këta kriminelë serbë, po reflektohet edhe nëpër institucionet shtetërore si në gjyqësi, polici, doganë etj., në të cilat ata janë të punësuar, e nuk e ndalin dorën e dhunës kundër shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Ky mllef antishqiptar i ka rrënjët shumë më të thella sesa kjo e luftës në Kosovë dhe pas saj. Baballarët e këtyre kriminelëve me siguri sa kanë qenë fëmijë u kanë rrëfyer për luftërat ballkanike dhe ato të kohës së Perandorisë Osmane. Të kujtojmë një rrëfim interesant për Çelekullën e Nishit. Dihet mirë se Çelekulla në Nish u ndërtua nga kokat e prera të dhjetëra mijëra njerëzve.
Nëse serbi i çmendur ka dekoruar tavolinën e tij me kafkat e dy shqiptarëve, me të cilat ka kënaqur veten dhe ka dëfryer me dhjetëra bashkëmendimtarë, turqit kanë dekoruar një Kala me mijëra kafka, që kanë dëfryer e njëkohësisht kanë tmerruar mbarë njerëzimin. Të këqijat nuk kanë skaj kurrë.
Mjerë ata që ndërtojnë karrierë e famë mbi fatkeqësinë e njerëzve të pafajshëm!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-7-780x439.png)
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës
![Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-27-780x439.png)
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan
![Vaktia e Ramazanit 2025](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Vaktia-e-Ramazanit-2025-e1739353939191-780x439.jpg)
Vaktia e Ramazanit 2025
![Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/10/Nenad-Rashiq-interviste-foto-Ridvan-Slivova-8-e1728118285998-780x439.jpg)
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time
![Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/478077845_1194798422013482_1061800151648555614_n-780x439.jpg)
Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese
![Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare ditën e diel, KQZ fton Prokurorinë dhe institucionet e tjera të sigurisë të sqarojnë situatën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KQZ-780x439.jpg)
Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare ditën e diel, KQZ fton Prokurorinë dhe institucionet e tjera të sigurisë të sqarojnë situatën
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re