Demokracia e vjedhur
Barrierat dhe telat me gjemba pengojnë me zor që të mos shpërthejë një kaos i përgjithshëm: nga njëra anë demonstruesit që angazhohen për një rend politik sekularist, nga ana tjetër përfaqësuesit politikë të fesë islame. Deri para pak kohësh luftonte në Kajro lëvizja sekulariste civile Tamarud kundër Vëllazërisë Myslimane në Qeveri. Në Egjipt, si edhe në Tunizi, tani ka ndodhur ajo për të cilën shumë druheshin se do të ndodhte: "Lufta e ftohtë civile" u shkallëzua. Në Egjipt atë e ndaloi ushtria – me mjete të diskutueshme. Në Tunizi nuk dihet nëse lufta civile do të ndalet.
Këto janë lajme të këqija: ekonomikisht, politikisht dhe nga pikëpamja sociale. Dhuna aktuale dhe konfrontimi e hedhin Tunizinë vite pas. Ato pengojnë që të vijnë investuesit, që të kthehet gjendja normale me të cilën të jetohet në njëfarë mënyre.
Por, para së gjithash këto janë lajme të këqija për demokracinë. Ajo që nisi në Tunizi në dhjetor 2010, me kaq shumë shpresa, kërcënon të marrë fund. Demokracia që u kërkua atëherë me zë të lartë, për shumicën e egjiptianëve dhe të tunizianëve ka mbetur një premtim bosh: ajo nuk solli as drejtësi, as kushte më të mira jetese. Në vend të kësaj, në të dyja vendet ajo solli në pushtet qeveri konservatore islamike, me pak përvojë në politikë.
Dhe kështu, në sipërfaqe doli ajo që kishin shtypur dhe mbuluar më parë diktaturat: kontradikta midis të varfërve dhe të pasurve, qytetit dhe fshatit, e para së gjithash kontradikta e papajtueshme midis islamistëve dhe sekularistëve. Nën presionin intensiv për ndryshime dhe të pasigurisë për situatën politike, shoqëritë u shpërbënë. Ka pak gjëra që i mbajnë të bashkuara këto shoqëri tri vjet pas kthesës së përbashkët politike. Kjo sjell me vete rreziqe të mëdha për të gjithë rajonin dhe për fqinjët në Evropë. Tunizia ndodhet drejtpërdrejt para portave të Evropës. Ndërsa, Egjipti është një shtet me rëndësi qendrore në Lindjen e Afërt dhe të Mesme. Drejtimi që do të marrin të dyja vendet do të përcaktojë të ardhmen politike të një rajoni të tërë, të rëndësishëm strategjik.
Megjithatë, pjesa tjetër e botës reagon e rezervuar ndaj kërcënimit për dështimin e kthesës demokratike. E painteresuar? Ndoshta. Por, para së gjithash pa ditur ç’të bëjë.
Vetëm sa për kujtesë: në fund të korrikut, ushtria egjiptiane vrau tetëdhjetë mbështetës të vëllezërve myslimanë. Një përgjigje e qartë e Perëndimit për këtë masakër nuk u dëgjua. Dhe, Perëndimi injoron përhapjen e shpejtë të ekstremizmit fetar në këto vende: ish-komitetet qytetare për mbrojtjen e revolucionit janë kthyer në roje të fesë, të gatshme për të përdorur dhunë. Ato imponojnë direktiva të fesë islame për veshjen dhe për stilin e jetesës, frikësojnë popullin. Mbështetja për salafistët e gatshëm për dhunë është shtuar dukshëm në të dyja vendet. Këtë vit në Tunizi u vranë dy politikanë sekularistë, me gjasë nga ekstremistët islamikë.
Kaosi aktual në shtetet e kthesës politike bën që të bëhet thirrje "për një dorë të fortë".
Por, nuk ka diktatura të mira! Është gabim të besosh se autokratët dhe despotët mund të sjellin më shumë siguri dhe rend. Por, në rastin më të mirë ata sjellin një siguri të përkohshme false. Pikërisht kjo ishte ajo që tregoi kryengritja. Kaosi i sotëm është trashëgimi e diktaturës.
Ajo që del në pah është: të dëbosh një diktator nga posti është njëra gjë – të ndërtosh demokracinë është diçka tjetër. Dhe, sado hidhur që tingëllon: nuk duket se kjo do të arrihet shpejt.
Ai që ka humbur hëpërhë është edhe Perëndimi: SHBA, Franca, Evropa i patën mbështetur me dekada diktaturat e vjetra. Si të besuar dhe këshilltarë tani konsiderohen fqinjët arabë, megjithëse ata përzihen në mënyrë masive në kaos dhe ndjekin interesat e tyre. Evropa duhet të përgatitet për trazira politike në rritje në rajon. Ky reformim i çrregullt mund të shoqërohet vetëm në mënyrë të kufizuar. Por, një gabim Perëndimi nuk duhet ta bëjë më kurrë: të besojë tek "diktatorët e mirë" dhe t’ju forcojë atyre krahët.
(Autorja është redaktore Deutsche Welle)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Kur sheqeri në gjak rritet për shkak të stresit, ekzistojnë pesë mënyra për ta rikthyer trupin në normalitet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri