Ministria e Diasporës apo e Pazareve Politike!
Një vend si Kosova me mbi 20 për qind të popullatës në diasporë, ka pasur nevojë për një Ministri të Diasporës që kjo t’ia lehtësojë punën Ministrisë së Punëve të jashtme dhe misioneve diplomatike, e që këto të fundit të merren vërtet me diplomaci dhe me forcimin e marrëdhënieve me botën e jashtme në interes të vendit.
Fatkeqësisht, në Kosovë kjo ministri u krijua për interesat e partive politike në pushtet, që nuk arrinin t’i kënaqnin apetitet e tyre për poste ministrore. Diaspora ishte qëllimi më i vogël i Ministrisë së Diasporës.
Vizitat e Ministrit të Diasporës më shumë mund të quhen vizita miqësore apo turistike. Epiteti më i mirë MD-së është Ministria e Koncerteve, Dajreve dhe Daulleve. Por, këto diaspora i ka pasur edhe pa MD-në
Për të shprehur kujdesin ndaj mërgatës shqiptare, Ministria e Diasporës ka deklaruar se gjatë vitit 2013 do të fillojë të bëjë regjistrimin e diasporës shqiptare. Një regjistrim i tillë do t’ia mundësonte ministrisë përkatëse hartimin e politikave dhe planin veprues në harmoni me nevojat e mërgimtarëve. Gjithashtu, do të mundësonte të ketë një pasqyrë më reale të kapaciteteve ekonomike dhe njerëzore të mërgatës shqiptare.
Shtrohet pyetja se a mund të realizohet ky mision dhe cilat janë parakushtet që ky mision të jetë i mundshëm?
Gjithnjë duke pasur parasysh anët pozitive të regjistrimit të diasporës, regjistrimi për vitin 2013 duket i pamundur. I deklaruar se do të bëhet me kaq nguti, kjo lë përshtypjen e jo seriozitetit.
Fillimisht, regjistrimi do të duhej të kryhej kur është bërë regjistrimi i popullsisë në Kosovë. Por, duke pasë parasysh se as brenda Kosovës nuk u krijuan kushtet e nevojshme për këtë, rast diaspora u la anash për të mos thënë që u harrua.
Prej atëherë nuk është bërë asnjë përgatitje. Kur kemi parasysh se një shqiptar i Kosovës ka kaluar nëpër shtete administrative, duke filluar nga RSFJ, RSJ, Serbi dhe Mali i Zi, UNMIK-Kosovo dhe Republika e Kosovës, kjo e vështirëson në masë ekstreme këtë proces. Andaj, regjistrimi i paraparë për 2013 më shumë duket si “hajgare” se sa angazhim serioz i një rëndësie të veçantë për Ministrin e Diasporës. Sikur të gjitha premtimet qeveritare që kanë vetëm karakter elektoral, as ky premtim nuk bënë përjashtim.
Statistikat ekzistuese të shteteve ku jetojnë mërgimtarët shqiptarë, ndoshta nuk pasqyrojnë saktësisht realitetin dhe numrin e atyre që jetojnë në këto shtete. Por, të paktën japin një pasqyrë të përafërt, e cila do të duhej të shfrytëzohej nga ministria deri në përgatitjen serioze të regjistrimit që sigurisht se merr kohë më shumë se një vit. Kur kësaj ia shtojmë edhe procedurat dhe marrëveshjet bilaterale që duhet të bëjmë me legjislacionet e shteteve përkatëse, nuk të lë të shpresosh se këto bëhen kaq shpejt.
Në Zvicër, sipas statistikave federale, ekzistojnë mbi 220 mijë shqiptarë të të gjitha trojeve shqiptare. Më e udhës do të ishte që kjo ministri të merrej fillimisht me hallet e mërgimtarëve, se sa me regjistrimin e tyre. Mësimi në gjuhën shqipe është nën mëshirën e vullnetmirëve që duan ta ruajnë dhe kultivojnë atë tek gjeneratat e reja. Por, ky mësim nuk është i unifikuar. Secila shkollë dhe secili mësues e ushtron detyrën e saj në mënyrë të pavarur në mungesë të një planprogrami të njësuar. Mungojnë librat që do të duheshin të ishin bërë enkas për mërgatën. Kështu, arsimi në gjuhën shqipe është në një gjendje shumë të keqe dhe do të duhej të ishte prioriteti i parë.
Në një takim në Gjenevë, ministri i Diasporës kishte ardhur për të debatuar strategjinë pesëvjeçare për diasporën. Ky qe një lajm i mirë. Por, me kë ta diskutoj? Kishte ftuar disa përfaqësues të shoqatave që nuk kanë më shumë se 50 anëtarë dhe prej tyre kishin ardhur vetëm dhjetë. Pastaj, si mund të quhet serioze kur ne si mërgimtarë nuk e dimë as kush na përfaqëson në hartimin e kësaj strategjie.
Fakti që diaspora është e shpërndarë në shumë shtete dhe kontinente dhe duke mos ditur se cilat janë kriteret e përcaktimit të prioriteteve dhe nevojave më urgjente, këtë mision në kohë kaq të shkurtër e bënë të pamundur. Strategjia do të ishte jo serioze dhe e pazbatueshme në vende të ndryshme. Por, le të themi se duhet të fillohet nga dikush dhe pastaj mërgata do të përfshihet në një nivel më gjwrë në diskutim. Por, ironia ishte se ministri nuk qëndroi në takim më bashkatdhetarët e tij për t’i dëgjuar shqetësimet dhe idetë e tyre. Ai na gënjeu se kishte një takim të rëndësishëm dhe iku e na la me delegacionin e tij dhe shkoi në një festë tek disa miq të tij, ku më rastisi të isha edhe unë prezent pas debatit.
Njëri nga përfaqësuesit e tij na tha që debati duhet të regjistrohet në audio, sepse ky projekt është i financuar nga Qeveria finlandeze dhe i duhet si provë që debati është mbajtur. E gjithë kjo për të arsyetuar fondet e marra nga Ministria e Diasporës për hartimin e strategjisë. Ndërsa, se çka debatohej nuk ishte shumë me rëndësi. Ky takim më shumë i ngjante një ndeje nëpër oda se sa një debati të mirëfilltë ku diskutohej organizimi dhe strategjia e diasporës.
Si përfundim, Ministria e Diasporës duhet që të marrë shumë seriozisht trajtimin e mërgimtarëve që regjistrimi të bëhet atëherë kur të plotësohen parakushtet dhe krijimi i strategjisë. Ministria fillimisht duhet të merret me problemet serioze të mërgimtarëve, duke ua lehtësuar barrierat burokratike dhe administrative. Deri në plotësimin e këtyre parakushteve, prioritet duhet të jenë projektet cilat mundësojnë kultivimin e kulturës dhe ruajtjen e gjuhës dhe identitetit, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të integrohemi në shoqëritë ku jetojmë, duke u dhënë atyre një vlerë të shtuar. Gjithashtu të lehtësojnë kthimin e kapitalit dhe trurit të mërgimtarëve në vendlindje përmes politikave adekuate që do të nxisnin një kthim të strukturuar dhe të organizuar. Vetëm kështu garantohet një sukses i qëndrueshëm i mërgatës dhe diasporës shqiptare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Kur sheqeri në gjak rritet për shkak të stresit, ekzistojnë pesë mënyra për ta rikthyer trupin në normalitet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri