LAJMI I FUNDIT:

Gjeneratë diplomash

Shteti i Kosovës po shndërrohet në një shtet universitar! Keni parasysh pas lufte kur “universitetet” private mbinin si kërpudhat pas shiut? Një trend i tillë po vazhdon ende, madje jo vetëm me ata “privatë”.

Kosova në raport me numrin e popullatës që ka nuk ka nevojë për gjithë këtë alamet universitetesh. Kosova ka nevojë për reformë në procesin e studimeve. Madje kur i kemi parasysh këto “kolegjet” private se si e reklamojnë vetën e tyre, konsideroj që këtu më së paku bëhet fjalë për studime. Por, ato janë shndërruar në objekte biznesi…

Dikur nuk ishte lehtë për të pasur një diplomë universiteti, ndërsa sot veç a e ke lekun se diplomën e merr sikur në byrektore byrekun. Vaj ç’po ndodh me rininë tonë e cila “plaçkitet e torturohet” në mes të ditës! “Kolegjet” nuk do të duhej të ishin vend i mundësisë për të fituar lekun, por vendi i mundësisë për të dhënë e fituar dije.


Tash e 14 vite më parë këto “kolegje” kanë prodhuar gjeneratë diplomash, e kurrsesi profesionistë. Flas për “kolegjet” kosovare, pa i përgjithësuar edhe ata studentë që mësimin e kanë edukatë familjare. E keqja mbi të keqën qëndron ngase tashmë institucionet tona janë mbushur me diploma të tilla.

Them se janë prodhuar gjeneratë diplomash, ngase kriteri i marrjes së një diplome është leku e jo dija! Përbrenda studimeve në këto universitete ndër shumë anomali tjera janë edhe këto: kushtet objektive jo të mjaftueshme për studim, mos disiplina në studim, mungesë e kuadrove, presioni nga udhëheqësi i “kolegjit” mbi mësimdhënësit që me çdo kusht studentët ta kalojnë provimin – edhe atëherë kur nuk dinë. Madje, ata profesorë që i kanë e që i reklamojnë në media, gati asnjëherë nuk ligjërojnë para studentëve. A nuk është krim ky? A nuk është hajni e pastër?

Hapja e universiteteve shtetërore nuk është ide e pamenduar, madje, nëse është menduar si një mundësi për t’i zbrazur kolegjet private, atëherë defektet do të shihen më vonë! Shoqërisë i duhen studime të “dijës së integruar”. Nuk është sukses i arsimimit të shoqërisë kosovare në qoftë se një diplomë e një universiteti kosovar të vlejë vetëm në Kosovë!…

Së fundmi, hapja edhe e tre universiteteve shtesë në Kosovë nuk duhet të jetë çështje e numrave, apo edhe çështje e ndikimit politik mbi “elektoratin”, por ato duhet të krijoheshin në raport me kërkesat e tregut profesional të punës. Me këtë dua të them që institucionet përgjegjëse duhet fillimisht të matin kërkesat e tregut profesional, madje të tregut të brendshëm dhe të jashtëm, e mandej të hapin universitete, apo edhe fakultete specifike në raport me kërkesa.

Në trend

Më shumë
Tragjedia më e rëndë në vite, e vrau gruan dhe djalin e tij adoleshent - ky është burri që po e kërkon e gjithë Bosnja

Tragjedia më e rëndë në vite, e vrau gruan dhe djalin e tij adoleshent - ky është burri që po e kërkon e gjithë Bosnja

Bosnja
Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania

Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania "Red Mill" del me një sqarim

Lajme
Kim Kardashian

Kim Kardashian "martohet" për herë të katërt - kësaj radhe me kolegun e saj aktor Ryan Murphy në një skenë për "All's Fair"

Magazina
G Bani përlotet në emision: Jam penduar, preva në besë produksionin

G Bani përlotet në emision: Jam penduar, preva në besë produksionin

Magazina
Bebe Rexha duket thuajse e panjohur pa makijazh rrugëve të Beverly Hills, pak kohë pasi prishi kontratën e saj me shtëpinë diskografike Warner Records

Bebe Rexha duket thuajse e panjohur pa makijazh rrugëve të Beverly Hills, pak kohë pasi prishi kontratën e saj me shtëpinë diskografike Warner Records

Magazina
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Kalo në kategori