Varfëria problem madhor i Kosovës
Problemi i varfërisë është një ndër problemet më të mëdha i cili sot ka kapluar botën në përgjithësi. Jemi dëshmitarë të asaj që krahas shumë zhvillimeve që po bëhen sot në botë, sidomos në aspektin socio-ekonomik, edhe Kosova nuk përjashtohet nga kjo pjesë e botës. Kriza e recensionit, problemet me papunësinë, varfëria, protestat e shumta, krijimi i lëvizjeve të reja si rezultat i pakënaqësive e të tjera, janë disa nga problemet me të cilat përballet sot shoqëria bashkëkohore, pavarësisht faktit se kjo shoqëri konsiderohet si shoqëria e cila ka jetuar me më luks që mban mend ndonjëherë historia.
Sido që të jetë, ky trend i problemeve po e përcjellë e edhe shtetin e Kosovës. Në kilometrazhin e gjatë të sfidave dhe problemeve me të cilat po ballafaqohet Kosova, është edhe fenomeni i varfërisë. Sociologët qysh herët janë munduar që të japin prognoza mbi këtë fenomen dhe si të tillë (varfërinë) e matin me konceptin e mjeteve të domosdoshme për ekzistencë. Nga kjo lë të kuptohet se varfëria në kuptimin logjik mund të kuptohet si një status apo gjendje e njerëzve që ju mungojnë mjetet elementare për jetesë.
Ky elaborim mund të jetë njëri nga definicionet e shumta mbi varfërinë dhe që paraqet një kancer për shoqërinë, sidomos shoqërinë kosovare, kur kihet parasysh fakti se çdo vit Kosovës pothuajse i shtohen mbi 35 mijë të rinj që janë të aftë për punë dhe se rreth 60 për qind e strukturës së shoqërisë kosovare përbëhet kryesisht nga të rinjtë e moshës 15-35 vjeçare.
Që nga pas lufta e deri më sot, edhe pse ka pasur rënie dhe ngritje të vazhdueshme të varfërisë, megjithatë termi varfëri ka qenë termë i cili e ka preokupuar shoqërinë tonë. Sipas Raportit nga Banka Botërore “Evropa Juglindore Raporti i Zhvillimeve Ekonomike” shkalla e papunësisë në Kosovës sillet rreth 45.4 për qind. Ndërsa, sipas ASK-së shkalla e papunësisë në Kosovë është rreth 35.1 për qind: urban 28.5 për qind, rural 40.1 për qind, meshkuj 32.0 për qind, femra 44.4 për qind, të rinjtë (mosha 15-24 vjeç) 60.2 për qind. Po ashtu, në një anketë të realizuar nga BB & ASK & UKaid rreth fuqisë punëtore theksohet se: “Vetëm 23.9 për qind janë të punësuar”. Kurse, sipas raporteve të UNDP-së, Kosova ka mbi 43 për qind të papunë; 34 për qind në varfëri me më pak se 1.42 euro në ditë, e rreth 18 për qind në varfëri të skajshme me më pak se 94 cent në ditë”.
Pavarësisht faktit që statistikat çdo herë ndryshohen, ka rënie apo ngritje të tyre, termi varfëri dhe papunësi ekziston në fjalorin e përditshëm kosovar dhe është pjesë e shoqërisë tonë e cila si duket nuk po e gjen assesi derën që të paktën të zbutet ky fenomen. Kjo gjendje po ashtu pasqyron faktin se Kosova është më e varfra jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë, ku më së miri i përgjigjet fakti i të dhënave nga MMPS-ja se “numri i të papunëve të regjistruar nëpër zyrat për punë sociale është 272 mijë”, e pse realisht kjo shifër mund të jetë më e lartë.
Sociologët kur flasin për varfërinë mendojnë se duhet debatuar vetëm në kuadër të mënyrës së jetesës. Megjithatë, sot varfëria ndahet në: varfërinë relative dhe varfërinë absolute. Varfëria relative tregon që një person ose një grup personash janë të varfër në krahasim me të tjerët, ose në krahasim me atë që konsiderohet të jetë standard i drejtë për jetesë, ose në nivelin e konsumimit në një shoqëri të caktuar. Ndërsa, varfëria absolute tregon që njerëzit janë të varfër në krahasim me atë që konsiderohet të jetë standard i kërkesave minimale. P.sh. përderisa në shtetet e zhvilluara një i varfër është i varfër relativ, në shtetin tonë i njëjti mund të konsiderohet si i varfër absolut. Kjo do të thotë se edhe varfëria, përkatësisht llojet e saj dallojnë nga vendi në vend, megjithatë të dyja këto lloje janë të pranishme.
Lajmet e fundit se një valë e re e kosovarëve kishin imigruar për në shtetet tjera, përkatësisht në Hungari me mundësi depërtimi për në shtetet tjera, padyshim se është një shenjë alarmi se shoqëria kosovare ka probleme dhe sfida të mëdha. Këto probleme dhe sfida edhe më shumë rëndohen sidomos me deklaratat e ndryshme se në Kosovë ka punë… por, nuk punohet apo nuk ka punë e punohet?! Nuk dëshirojmë që të merremi me deklaratat e tilla, por me substancën e deklaratës në mënyrë që të analizojmë këtë gjendje.
Nevoja për një jetë më të mirë e preokupon shoqërinë kosovare dhe secilin qytetar që më së miri na lidhet me poemën e Migjenit sipas të cilit “mjerimi është kafshatë e cila s’kapërdihet”. Andaj, emigrimi shihet si një kompetentë kryesore për zbutjen e varfërisë dhe papunësisë, si dhe krijimin e kushteve më të mirë socio-ekonomike. Thënë më gjerësisht, në Kosovë punë nuk ka, e po të kishte punë padyshim se do të punohej. Mirëpo, puna mungon dhe e vetmja zgjidhje nga të rinjtë kosovar shihet emigrimi për një jetë më mirë (edhe pse siç dihet këto shtete kanë problemet e tyre).
Sido që të jetë, t’i kthehemi temës në fjalë, ku vala e imigrantëve kosovarë të cilët shkuan dhe u ndaluan në këto vende, madje sipas pohimeve të tyre edhe u keqtrajtuan nga shteti hungarez, tregon më së miri problemet e shoqërisë kosovare – sidomos me varfërinë. Të gjitha këto probleme padyshim se duhet t’i zgjojnë nga gjumi institucionet e Kosovës, në mënyrë që të ndërmarrin mekanizma lidhur me zbutjen e gjendjes së varfërisë dhe papunësisë në Kosovë. Në të kundërtën, institucionet kosovare do të përballen me probleme të ndryshme, sidomos në procesin e liberalizimit të vizave, por në të njëjtën kohë edhe me një imazh jo të mirë të shtetit.
Teoritë e ndryshme sociologjike, politike, por edhe ato ekonomike shpeshherë qendër diskursi e kanë pasur problemin e varfërisë, pakënaqësive sociale, krijimin e lëvizjeve të reja dhe mundësinë e protestave masive. Sipas Psikologjisë së Turmave të Gustav Le Bonit, “ekzistenca e një mase anonime përfaqësonte një shenjë regresi të shoqërisë moderne, i cili humbiste atë diversitet individual që ishte pasuria e vërtetë dhe trashëgimia e vërtetë e shoqërisë njerëzore”. Për të turmat e mëdha ishin rezultat i një ngecjeje të procesit evolutiv, i cili në linjë teorike duhet të procedojë nga informa në formë, nga i padiferencuari në të diferencizimin progresiv dhe përkundër sjelljeve kolektive tek sjelljet personale të nxitura nga koshienca vetjake.
Pra, mundësia e pakënaqësive sociale sa vjen e rritet edhe tek ne, dhe sipas këtyre teorive është një mundësi e madhe që turma, masat e ndryshme të kyçen në lëvizje sociale apo fetare, ku do të gjenin ngushëllimin psikologjik, por që qëllimet kryesore janë protestat sociale siç është duke ndodhur në shumë vende të BE-së: Greqi, Spanjë, Portugali, e shumë vende tjera. Si rezultat i varfërisë mund të ketë pakënaqësi të madha të cilat krijojnë korridore të shumta për lëvizjet shoqërore, dhe këto lëvizje mund të jenë promotor kryesor i protestave shoqërore.
Sociologët mundohen që faktorët e varfërisë t’i shpjegojnë përmes shumë faktorëve: së pari gjendja e përgjithshme e vendit (problemet rreth tranzicionit), pastaj ekonomia e dobët e cila konsiderohet si hallkë kryesore e shtetit, papunësia, ulja e remitencave nga diaspora shqiptare, mungon meritokracia, pastaj nepotizmi, problemet e korrupsionit të cilat janë bërë rutinë tek ne, mungesa e programeve adekuate për aftësim profesional – edhe pse realisht disa nga këto programe ekzistojnë, mirëpo nuk janë të kënaqshme… Faktorët tjerë janë edhe të natyrës psikologjike, e sidomos lidhen me faktin se të rinjtë nuk shohin perspektivë në Kosovë, si dhe shumë faktorë tjerë që nuk do të mjaftonin që t’i thurim me pak fjalë.
Sa i përket pasojave të varfërisë, ato mund të jenë të shumta, si: pesimizëm i thellë psikologjik, ankth, depresion. Pasojat po ashtu mund të jenë edhe të tilla si vetëvrasja, ku sipas të dhënave që nga pas lufta deri më tani në Kosovë kanë ndodhur rreth 768 vetëvrasjeve, një pjesë e tyre padyshim se janë lidhur edhe me problemet e varfërisë. Pastaj, pasojat mund të reflektojnë edhe në krizën e vlerave, moralit, problemeve me procesin e identitetit, shpeshtimit të dhunës në familje. Pasojat mund të shtyjnë njerëzit drejt vjedhjeve, krimeve të ndryshme, prostitucionit, si dhe shumë veprimeve e dukurive negative.
Si përfundim mund të themi se varfëria në Kosovë nuk është produkt i të varfërve, por është produkt i elitës politike e cila si duket nuk po gjen zgjidhje për këtë problem, për këtë fenomen i cili nëse nuk preventohet, nëse nuk merren masa dhe mekanizma adekuate, mund të vijë deri tek problemet të cilat potencuam më lartë.
Prandaj, institucionet e Kosovës, së bashku me partnerët ndërkombëtarë, do të duhej që: të krijojnë politika të punësimit dhe zhvillimit ekonomik; qeveritë lokale duhet të ofrojnë mbështetje për investitorët e huaj në mënyrë që të kemi investime; sidomos të bëhet menaxhimi i pronave publike në mënyrë adekuate. Pastaj, të krijohen programe për aftësime profesionale të cilët që do të gjeneronin me vende të punës, e jo njerëzit t’i përfundojnë këto aftësime e pastaj të bredhin rrugëve.
Element tjetër janë edhe format e një programi, siç është rasti me shtetet e zhvilluara, në të cilën qytetarët në kompanitë e riciklimit të mbeturinave dërgojnë shishe dhe gjëra të tjera dhe në këtë mënyrë përfitojnë. Madje, ky program mund të ketë edhe efekte tjera pozitive, sidomos në ruajtjen e ambientit dhe menaxhimit të tij, si dhe shumë elemente tjera të cilat mund të ndikojnë si rekomandime konkrete.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shkuurt-780x439.jpg)
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje
![Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli1-e1739320566151-780x439.png)
Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xheneta-780x439.jpg)
Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re