I dëbuemi
Në vitet 2000, të porsadalë nga një konflikt që kishte përmasa shkatërruese, gjetëm shpresën se më në fund ne do të ishim zot në vendin tonë. Prindërit tanë, e ne si fëmijë që ishim atëherë, menduam që jeta jonë do të përmirësohej. Filluan të ktheheshin nga Perëndimi duke shpresuar që nuk do të shkonin as 10 vite dhe gjendja këtu do të ishte e njëjtë me gjendjen e shteteve Evropiane.
Episodet e tmerrit vetëm kishin filluar atëherë. Çdo ditë e më shumë, përherë e më e vështirë u është bërë jeta qytetarëve në Kosovë. Lehtësisht mund të jenë të mendueshme faktet se pse ata po e lënë atdheun e tyre. Faktet janë gjithmonë kokëfortë. Shumë të papunë dolën nga procesi i tmerrshëm i privatizimit, zhvillimi stagnoi e prodhimi u ndal. Kosova po sheh fundin.
Po të marrësh një student mesatar dhe ta pyesësh për planet e tij, në përgjigjen e parë që do të thotë do ta kuptosh se ai do dalë për studime master jashtë vendit, me mendimin për të mos u kthyer kurrë. Ndërsa, studentët e dalluar ka kohë që kanë ikur.
Ikja e trurit nga shteti ynë po e dëmton Kosovën si shtet e po na dëmton edhe ne. Sa po bëjmë që t’i mbajmë këta të rinj brenda në Kosovë?
Në poezinë e tij “I dëbuemi”, i madhi Fishta përshkruan me dhimbje kështu:
“Ku kam le e jam burrnue/ sytë e mi kan me kja/ pa u gjet kush me i ngushllue”?
Me të vërtetë askush nuk po i gjendet askujt. Kohezioni social i ndikuar nga disa mikroelementë të dëmshëm ka ndërtuar një makrosistem dëshpërues që mbytë gjithçka me shpresën brenda. Sistemi po krijon antivlera, sistemi po zhvleftëson të diturit, sistemi po përjashton nga gara të ndershmit dhe njerëzit brenda sistemit po e kalbin edhe më keq atë.
Situata mbytëse mund të zbutet edhe në mënyrë deduktive nga arsyetimet më banale ku mund të thuhet se këto dukuri negative vijnë pak nga budallallëku i të gjithëve, pak nga edepsëzlliku qeveritar, edhe pak nga padituria e disa të tjerëve. Kur kësaj ja shtojmë një garuzhde sherbet pakënaqësie, pak uthull mllefi, një lugë kafeje neglizhencë, i fusim të gjitha këto në një kavanoz, e mbyllim kapakun, e tundim kavanozin, e heqim kapakun, e derdhim në një pjatë dhe del një supë me të cilën e mbysim ditën (jetën) tonë.
Orët, ditët, javët, muajt e vitet e tmerrit po i presin ata që janë brenda në Kosovë. Dhe, në një situatë të tillë nuk kemi as legjitimitetin për t’i ndalur në rrugën e tyre për një jetë më të mirë. Pothuajse të gjitha i kemi pasur të humbura, pos shpresës. Edhe shpresa tani po venitet. Ky vend po i humbë djemtë dhe vajzat më të mirë të tij. Ky vend u ka borxh shumëçka këtyre të rinjve të cilët rrugëve të Evropës po kërkojnë një kafshatë më të mirë.
Ky vend nuk po e respekton kapacitetin, intelektualitetin dhe energjinë e të rinjve. Ky vend aktivitetin po e redukton në pasivitet, dhe Evropa me një moshë relativisht më të vjetër po ua hapë dyert këtyre të rinjve plot me zemërgjerësi. Ndërsa, të tjerët po i sistemon në kampet neonaziste në Hungari ose punësohen si punëtorë krahu në Zvicër e Francë.
Nëse u themi të rinjve qëndroni në Kosovë, çfarë do t’ju ofrojmë? Por, pyetja mund të shtrohet në një kontekst tjetër? Nga ky migrim ekonomiko-social që i ngjason viteve ’70 dhe ’80 në kohën e Titos dhe viteve ’90 në kohën e Milosheviqit, çfarë duhet të bëjë rinia që ta bëjë një Kosovë më të mirë?
Duhet të indinjohet. Duhet që revolta ta përfshijë secilin nxënës të shkollës së mesme, që e presin studime jo kualitative në Kosovë. Duhet ta përfshijë secilin student për të ardhmen e tij që me shumë gjasë do t’i bashkohet listës së numrit të papunësuarve. Dhe, duhet të përfshijë të gjithë qytetarët që po shtypen në secilin cep të vendit.
Realiteti ndryshohet duke u impenjuar në rrugën tonë. Ndryshimi nuk vije nga fjalëtm por nga veprat. Edhe më shumë, nga dëshira për të ndryshuar. Lord Bajroni në një thënie të tij thotë: “Nëse i dëshiron 100 italianë të heshtur vrit njërin; nëse i dëshiron 100 shqiptarë të heshtur të duhet t’i vrasësh 99”.
Sa keq që Lord Bajroni nuk po i sheh tani shqiptarët. Popull më të heshtur nuk gjen. Dhe, si e tillë kjo thënie duhet të shërbejë për zgjim. Për ndryshim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Aleatët e Robert Fico kërcënojnë me luftë – me shpërbërjen e demokracisë sonë
Pavarësisht nëse Robert Fico mbijeton dhe rifillon ose jo detyrën, Sllovakia është në situatë të rrezikshme
Lidhja mes ekonomive: Roli katalizator i pagesave ndërkufitare me kosto të ulët në Ballkanin Perëndimor
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit