Është koha për një “Rilindje” në Luginë…?
Rilindja shqiptare kujtohet si një periudhë e vetëdijes dhe organizimit politik për të përmirësuar gjendjen politike, ekonomike dhe sociale të kombit shqiptar. Kjo lëvizje e gjerë erdhi si kërkese e kohës për të mbrojtur identitetin kombëtar dhe daljen nga robëria e gjatë nga sundimtarë të huaj gjatë gjysmës së dyte të shekullit XIX deri në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912.
Tani në shtetin shqiptar u rikthye një program politik që premton një angazhim për të përmirësuar pozitën shqiptare brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë, program me sloganin "Rilindje".
Kryesocialisti shqiptar Edi Rama që ka fituar besimin e qytetarëve shqiptar për ta udhëhequr shtetin shqiptar gjatë katër vjetëve të ardhshëm, brenda 18 muajve të fundit ka bërë vizita edhe në Luginë të Preshevës, ku është njoftuar me gjendjen e rëndë të shqiptarëve në këtë rajon dhe ka premtuar se do t’i dalë në ndihmë popullatës shqiptare përmes projekteve të ndryshme.
Programi socialist shqiptar për të përmirësuar mirëqenien e shoqërisë, ngritjen e standardit të jetesës, avancimin e funksionimit të shtetit ligjor, kthimin e dinjitetit të qytetarit dhe integrimin e vendit në bashkimin evropian duhet të jetë një shembull i mirë dhe një arsye e fortë për nisur një rilindje shqiptare në Luginë të Preshevës.
Spektri politik shqiptar në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, është thelluar shumë në interesat e veta grupore dhe ka harruar besimin që ia kanë dhënë popullata e varfër për të krijuar perspektivë dhe mirëqenie në vendin e vet e jo për të ikur nëpër vend të ndryshme.
Të gjithë jemi të vetëdijshëm se kemi shtatë parti politike shqiptare me prijës për secilën mëhallë të qyteteve dhe fshatrave, të cilët kanë harruar gjendjen sociale të mjerueshme e mos të flasim për interesat kombëtare. Por, mundohen që secili të pasurohet më shumë për veten dhe familjen e tij.
Që nga përfundimi i konfliktit të vitit 2001 janë bërë investime (të pjesshme dhe jo cilësore) të ndryshme infrastrukturore në vendbanimet shqiptare, mirëpo shqiptarët akoma nuk gëzojnë të drejtën e përdorimit të flamurit kombëtar, të drejtën e dygjuhësisë së plotë nëpër institucione shtetërore lokale, ndërsa përdoren mjete të ndryshme politike për të mbjellë frikë tek qytetarët shqiptarë dhe në këtë mënyrë për të zbrazur vendbanimet në mënyrë të heshtur.
Çfarë ka bërë spektri politik i Luginës për të parandaluar shpërnguljen masive të qytetarëve, përmirësimin e mirëqenies ekonomike e politike, realizimin e të drejtave elementare dhe ruajtjen e identitetit kombëtar brenda shtetit ku jetojmë? Përgjigja e kësaj pyetje është e njohur për çdo qytetarë se prijësit politik kanë krijuar platforma politike të shkruara në letër, ndërsa në anën tjetër kanë ndihmuar në degradimin e çdo vlere shoqërore dhe kombëtare.
Shoqëria shqiptare, kryesisht gjenerata e re intelektuale dhe guximtare që jeton në komunat Bujanoc e Preshevë, duhet urgjentisht të fillojë hartimin e programit politik të ngjashëm me atë socialist shqiptar dhe të fillojë organizimin e ri politik në këtë rajon.
Ky program i ri politik duhet të garantojë së pari përmirësimin e mirëqenies sociale, realizimin e të drejtave brenda shtetit ku jetojmë, ruajtjen dhe kultivimin e vlerave kombëtare, zhvillim ekonomik dhe perspektivë evropiane.
Shumë të rinj shqiptar të shkolluar në vendet e rajonit dhe të Perëndimit janë larguar nga Lugina, sepse qeverisjet aktuale po i japin përparësi dhe po ndihmojnë intensivisht injorancën dhe kuadrot diletantë vetëm e vetëm për t’ia përmbushur apetitet familjare dhe militantëve politik.
Andaj, represioni i vazhdueshëm shkatërrues dhe përçarës i cili po ndihmohet nga pushtetet lokale në Bujanoc e Preshevë, ka përshpejtuar fillimin e një organizimi të menjëhershëm politik i cili duhet të jetë një fryme e re dhe gjithëpërfshirëse. Është koha që duhet t’i themi mjaftë komandantëve politik dhe retorikës folklorike të thatë e shkatërrimtare. Është koha që të fillojë një Rilindje në Luginë dhe të ofrohet një alternativë me perspektivë evropiane.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Kur sheqeri në gjak rritet për shkak të stresit, ekzistojnë pesë mënyra për ta rikthyer trupin në normalitet

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri