Tri dimensionet e zgjedhjeve
Në rrugëtimin e saj 101-vjeçar, Shqipëria po hapëron drejt sfidës së radhës. Për fat (të keq), në çdo vend tjetër zgjedhjet do të ishin një veprim rutinë, i cili do t’i zinte faqet e gazetave, njësoj si çdo televotim. Por, ja që në Ballkan, e sidomos ndër shqiptarët, gjendja nuk është kështu. Zgjedhjet te ne më shumë i ngjajnë thënies: "Jetë e a vdekje"!
Sido që të jetë, rezultati i 23 qershorit do të jetë (duhet të jetë) determeniues në tri dimensione të veprimit politik të Shqipërisë: në rrafshin shtetëror, gjithëkombëtar dhe, gjithsesi, (euro)integrues.
Dimensioni shtetëror duhet t’i rregullojë ekuilibrat politike në vend, të cilat prej disa vitesh kanë ndikuar drejtpërdrejt në krijimin e imazhit negativ për politikat shtetërore. Pushteti dhe opozita, kushdo qofshin ato, rrugëtimin e vendit përfundimisht duhet ta shohin nga një prizëm i vetëm- si një interes i përbashkët i të gjitha palëve.
Tensionet e vazhdueshme që e ndjekin vendin që nga viti 1997, duhet të zëvendësohen me iniciativa dhe projekte të shëndosha, të cilat do (duhet) të jenë një terapi e efektshme për kapërcimin e situatës së vendnumërimit.
Shpallja e njërës ose palës tjetër për "armik të përbetuar" tashmë është përdëftuar se nuk është alternativë e duhur për Tiranën, me të gjitha institucionet që i ka. Kontradiktat e brendshme, përveç se kanë rritur hendekun politik mes të djathtëve dhe të majtëve, aspak nuk e kanë ndihmuar vendin të zë vend në tavolinën e demokracive perëndimore.
Në planin gjithëkombëtar, Tirana, nga kushdo që (do të) udhëhiqet, përfundimisht do të duhet të bindet se qoftë territorialisht, qoftë etnikisht, rreth 60 për qind të vetvetes e ka jashtë kufijve të saj administrativë-shtetërorë. Ky disavantazh i krijuar nga rrethanat historike, pa dyshim që me një politikë të mirëfilltë, mund të kthehet në një avantazh, për cilindo krah politik që do ta marrë timonin e politikës në mbrëmjen e 23 qershorit.
Në vend të sjelljes defensive, Shqipëria e ka rastin dhe shansin historik që të dëshmojë se dëshiron dhe mund të ushtrojë pushtet politik mbi këtë pjesë të shqiptarisë. Në këtë mënyrë, ajo do ta fitonte respektin e të gjitha qendrave të vendosjes. Natyrisht, këtë duhet ta bëjë duke i ruajtur konjukturat e strategjive të mëdha të aleatëve tanë dhe, gjithsesi, duke mos shfaqur ide ekspansioniste, siç bëjnë shpeshherë Serbia dhe Greqia.
Prezenca e shqiptarëve në Maqedoni, Luginë, Mal të Zi dhe Greqi, si dhe strukturimi i shtetit të dytë shqiptar në Ballkan, meriton(jnë) një patronazh të mirëfilltë për të krijuar një ndërveprim më të gjerë. Dhe, e gjithë kjo mund të bëhet në rrugë legjitime pa i krijuar alibi askujt se Tirana po shfaq ambicie të tjera me të cilat (mund) prishen balancat në Ballkan.
Tirana zyrtare e ka patjetër ta mbajë mbi supe peshën psikologjike për gjithë shqiptarët në rajon, qofshin ata shtatë, tetë apo nëntë milionë!
Dhe, plani (euro)integrues. Duke qenë se jemi i vetmi popull në rajon që e përdorim shprehjen "miqtë tanë ndërkombëtar", në bazë të të gjithë parametrave logjikë, ne do të duhet të ishin të parë që do të kishin "arritur" në Bruksel… Por, ja që ndodh e kundërta. Shqiptarët, kudo që janë, disi janë bërë objekt i survejimit nga "miqtë tanë ndërkombëtar", duke na kualifikuar në të shumtën e rasteve si qenie politike, të cilat ende nuk kanë evoluuar në shkallën homo-politicus.
Kjo sjellje e qendrave të vendosjes ndaj nesh do të duhet të ishte një tregues i fuqishëm se faji është diku mes nesh.
Në një situatë të këtillë shqiptarët kanë nevojë për një artikulim të saktë të asaj çfarë duan. E, këtu në radhë të parë vjen morali (politik), me të cilin (me përjashtime) duket se jemi përshëndetur prej disa vitesh.
Identiteti i krijuar i politikanit shqiptar është larg shkallës së vlerave që i ka(kanë) arritur kolegu (kolegët) i/e tij (tyre) në çdo demokraci.
Prandaj, rindërtimi i vlerave sipas kodit moral, do të duhej të ishte domosdoshmëri me të cilën do t’i jepej fund "shitjes" në çast të fundit në emër të pushtetit, ngasë kështu nuk "shkohet" në Eu(v)ropë.
Çdo veprim ndryshe na këto tri dimensione Shqipërinë nuk do ta bënte më pak shqiptar(ç)e dhe më pak të dashur nga ajo seç është, mirëpo pa dyshim do ta bënte Shqipëri me paterica!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli1-e1739320566151-780x439.png)
Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin
![Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shkuurt-780x439.jpg)
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje
![Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xheneta-780x439.jpg)
Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re