Komandanti…
Shiu i majit i cili bie pandërprerë, gjatë shënimit të përvjetorëve të lavdisë kombëtare, në Luginën e Preshevës, freskon zemrat e nënave të zhuritura nga malli për djemtë e tyre të flijuar për lirinë e Atdheut.
Lulet e majit shndërrohen në kurora lulesh për t’i zbukuruar varrezat, pllakat përkujtimore dhe lapidarët e dëshmorëve të kombit.
“Ditët e Komandant Lleshit”, alias Ridvan Qazimit në Bujanoc, po përcillen me një varg aktivitetesh dhe manifestimesh të ndryshme, të cilat tashmë janë bërë tradicionale.
Po mbushen 12 pranvera nga vrasja tinëzare e ish-kryenegociatorit të ekipit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Komandant Lleshit, dhe ende asnjë gjurmë për zbardhjen e këtij krimi, i cili preku në shpirt e zemër gjithë shqiptarët, anekënd viseve etnike.
Dinjiteti kombëtar, atdhedashuria, janë vlera patriotike për të cilat Komandant Lleshi u flijua, ra dëshmor për t’u ngritur në Altarin e lirisë. Edhe sot pas 12 vjetësh, ruhen të freskëta kujtimet për njeriun e pushkës dhe të paqes.
Për trimërinë dhe heroizmin e Komandant Lleshit, ndjehemi krenarë dhe mburremi për rrugën tonë të drejtë rreth realizimit të aspiratave shekullore për liri dhe bashkim kombëtar.
Heshtja e armëve dhe fillimi i proceseve politike për zgjidhjen e krizës në Luginën e Preshevës, të paraparë me marrëveshjen e Konçulit, të 21 majit 2001, nuk përmbushi amanetin e të rënëve për liri.
Gjatë kësaj periudhe 13 vjeçare, janë nënshkruar disa marrëveshje, e janë nxjerrë disa platforma e deklarata politike për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në këtë rajon, por mjerisht ato kanë mbetur vetëm në letër.
Beogradi jo vetëm që nuk ka vullnet për t’i zgjidhur problemet e shqiptarëve në Luginë, por ai qëllimisht krijon probleme të reja artificiale për t’i futur edhe më shumë ata në telashe. Në këtë mënyrë pushteti aktual serb, si ai i mëparshmi, realizon ëndrrën e kahershme për spastrimin etnik të elementit shqiptar në këto hapësira.
Heqja me forcë e Lapidarit të dëshmorëve të ish UÇPMB-së, në Preshevë, nga xhandarmëria serbe, burgosja me qindra vjet burg të çlirimtarëve, janë dëshmia më e qartë se ky shtet nuk i lë të qetë shqiptarët as në varrë e as mbi tokë.
Stërngarkimi i zonave kufitare me forca të shumta serbe, moslejimi i përdorimit të lirë të flamurit kombëtar, vazhdimi i gjyqeve politike ndaj ish pjesëtarëve të UÇPMB-së, dhe presione të tjera politike dhe ekonomike që i dalin përpara shqiptarëve të Luginës, janë probleme që mbajnë të trazuar shpirtrat e shqiptarëve për një qasje të re të krizës në Luginë.
Përçarjet në skenën politike, të Luginës së Preshevës, reflektohen edhe në përvjetorët e lavdisë kombëtare, në protesta dhe manifestime të tjera, çka paraqet mungesën e respektit për këto evenimente të larta kulturore.
Jo vetëm në momentet e përkujtimit të dëshmorëve të kombit, por në vazhdimësi të përhershme, ndjenja e respektit duhet të merret si obligim moral, njerëzor e kombëtar, në shërbim të çështjes kombëtare.
Lulet e majit, të cilat ujiten me gjakun e dëlirë të bijve e bijave më të mirë të kombit, janë mesazhi më i fuqishëm, janë shembulli më i qartë, janë vërejtja më serioze për ne, të dimë se si sillemi, ku jemi dhe çfarë bëjmë për të ardhmen e vendit tonë.
Ky mos unitet shqiptar, po ndikon edhe në zbehjen e shënimeve të datave të lavdisë shqiptare dhe po paraqet një mangësi organizative, e cila nuk i shkon për shtati askujt, përveç Beogradit, i cili po e dëshiron një çorientim të tillë të shqiptarëve për t’i sunduar më lehtë e më mirë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-7-780x439.png)
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës
![Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-27-780x439.png)
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan
![Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-780x439.jpeg)
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim
![Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/koreografia-780x439.jpg)
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej
![Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/478077845_1194798422013482_1061800151648555614_n-780x439.jpg)
Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese
![Egli e prekur pas situatës së krijuar në BBVA, Gjesti: Nuk kam bërë lojë me ty](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_12-13-780x439.png)
Egli e prekur pas situatës së krijuar në BBVA, Gjesti: Nuk kam bërë lojë me ty
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re