(Marrë)veshja (jo)ideale – “të gjithë kemi fituar”!
Marrëveshja e Brukselit, i dha fund bisedimeve Prishtinë-Beograd, pas 10 raundesh e jashtë muaj përpjekjesh për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy popujve dhe dy shteteve të hasmëruara prej shekujsh.
Marrëveshja 15-pikëshe, ka vënë në qarkullim zërat vendorë dhe ndërkombëtarë për rolin dhe rëndësinë e saj, duke nxjerr në sipërfaqe edhe problemet të cilat mund të dalin prej saj.
Kjo marrëveshje, që në start, ka futur në telashe nënshkruesit e saj, kryeministrat Thaçi dhe Daçiq, të cilët për t’ju ikur akuzave dhe kërcënimeve të qarqeve të ndryshme, japin deklarata shpesh të pamatura, të pakontrolluara dhe megalomane, të cilat jo vetëm se komprementojnë atë që kanë firmosur, por edhe sjellin turbulenca në opinionin publik vendor dhe ndërkombëtar.
Asociacioni (bashkësia) e komunave serbe në Kosovë, sipas kësaj marrëveshjeje, do të ketë: Kryetarin, nënkryetarin, Këshillin dhe të drejtën për të zgjedhur komandantin e policisë rajonale dhe komandantët lokalë të katër komunave në veri dhe në jug, pra kudo që serbët përbëjnë shumicën.
Këto elemente kryesore të kësaj marrëveshjeje, të cilat në Bruksel e kanë marrë legjitimitetin e dy shteteve Kosovë-Serbi dhe BE-së, nuk mund t’i pengojnë serbët e veriut të Kosovës që nesër ta shpallin autonominë.
Kushtetuta e Kosovës dhe Kushtetuta e Serbisë me këtë marrëveshje duhet të korrigjohen, përndryshe nuk u sjellin shteteve të tyre sovranitetin e duhur, pavarësisht nga opinionet e stereotipat e zyrtarëve të tyre se “Kushtetutat”, janë të paprekshme nga këto procese.
Serbia, prej kohësh, me Kushtetutë të saj e ka paraparë rajonizimin, si formën më të përshtatshme për funksionimit të shtetit.
Shqiptarët e Preshevës dhe Bujanocit, bëjnë pjesë në Rrethin e Pçinjës, ndërsa ata të Medvegjës në Rrethin e Jablanicës. Spektri politik shqiptar kërkon, krejt në frymën e kushtetutës serbe, të formojë një rreth me karakteristika të veçanta rajonale prej tri komunash, për ta ruajtur dhe afirmuar identitetin e saj kombëtar.
Beogradi nuk lejon diçka të tillë për shqiptarët e Luginës, ndërsa për serbët e Kosovës, të drejta maksimale, deri te ato ekzekutive.
Rajoni i Luginës së Preshevës edhe më tej është i stërngarkuar me forca të shumta policoro-ushtarake, të cilat paraqesin kërcënim permanent për paqen në rajon, ndërsa Daçiqi thekson se ka kërkuar me Marrëveshje, që “çizmja shqiptare të mos shkelë në veri të Kosovës, që policinë dhe drejtësinë ta bëjnë serbët…”!?
Serbia me Marrëveshjen e Brukselit, ka legjitimuar strukturat paralele. Duke i radhitur në njësite komanduese të parapara me këtë dokument ndërkombëtar, ka inkurajuar bashkësinë ndërkombëtare për ta fituar datën e fillimit të bisedimeve për tu anëtarësuar në BE, ka amortizuar kërkesat e shqiptarëve të Luginës për më shumë të drejta etj. Ndërsa, Kosova ka hequr fusnotën nga Parlamenti Evropian, për njohje të reja dhe procese të tjera integruese euroatlantike, si dhe ka shuar iluzionet e bashkëkombësve të vet në Luginë të Preshevës, për bashkim kombëtar.
Pavarësisht nga kjo, klasa politike shqiptare e Luginës së Preshevës nuk duhet hequr dorë nga synimi për realizimin e verdiktit të popullit, të shprehur në Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, “për një Autonomi politiko-territoriale me të drejtë bashkimi Kosovës”.
Kjo është rruga më e drejtë dhe më e qëndrueshme e realizimit të aspiratave shekullore të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, për të cilën rrugë u flijuan djemtë dhe vashat më të mira të kombit tonë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-7-780x439.png)
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës
![Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-27-780x439.png)
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan
![Vaktia e Ramazanit 2025](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Vaktia-e-Ramazanit-2025-e1739353939191-780x439.jpg)
Vaktia e Ramazanit 2025
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Hovenier-780x439.jpg)
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë
![Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/10/Nenad-Rashiq-interviste-foto-Ridvan-Slivova-8-e1728118285998-780x439.jpg)
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re