Letër vëllait tim, Kim Mehmetit
Fort i dashur.
E di se këto ditë t`kanë ardhë e po të vijnë komente a qëndrime mbi atë që ti ke thënë apo ke dashur të thuash. Herë të vrullshme, herë rragatëse ishin. I pashë. Ke pezëm, e marr me mend! Por, për fjalën e thënë ia vlen një liri, thotë shkronjëtari. A ia vlejti për ty Kim? Për fatin tënd e tonin, jo! Aq më pak do t`ia vlej nëse pranon viktimën brenda teje. Njeriut të lirë kjo nuk i rri mbi n`ballë!
Në fillimet e shekullit të kaluar, kur po bëhej garë mes idealistësh se kush e do vendin më shumë, Fishta i patë drejtuar Hil Mosit një letër, duke e nisur “Gabove Hilë…”. Krejt kjo pse Hili kishte ra në kurthin e të bërit mirë duke vepruar shtrembër. Desha ta huazoj këtë titull për këtë letër, por mbasi as unë e as tij s`jemi Fishtë e Hilë, refuzova të dehem nga ajo kupë që ma ofroi yshtja!
Pse duhet t`i them dy-tri fjalë edhe pse nuk njihemi? Se nuk më lë rehat ai mbiemri i përdorur (edhe nga ti në apologjinë tënde) për identitetin tonë të përbashkët: shqiptaria (shqiptarizma), e në të cilin si ti, edhe unë jam i dashuruar!
Shikuar prej atij brumi që unë jam formuar, shqiptarinë (`izmen) e kam kapërthyer në mendjen time si konsensusin e arritur nga unë e ti për ato që i quajmë vlera identitare, tuat e t`mijat, prej të cilave ushqehemi, të cilat i ushqejmë e për të cilat jemi marr vesh e me vdekë po t`jetë nevoja. Sepse, pa to ti dhe unë ma nuk jemi as ti, as unë, e me ato të dy jemi ma shumë se ti e unë! Krejt mendoj se kështu janë krijuar edhe kombe ma t`mëdha, po edhe ma t’vogla se ky i yni, mbi konsensusin (t`pa negociueshëm) për të përfaqësuar të përbashkëtën.
Pra, na jemi pajtuar me 1908 për gjuhen tonë, ballë-oxhakun e shqiptarisë (`izmës). Na po ashtu jemi pajtuar, fal Rilindjes, se Gjergj Kastrioti i quajtur Skënderbe, është diga që mban historinë tonë pa u shformësuar. Me gjasë, krejt e kemi pranuar se tradicioni jonë sekular përbën themelet e kulturës sonë. Këtë na e tregon eposi jonë, kanga jonë… e kështu me radhë, jemi pajtuar për shumë gjëra tjera. Në fund, jemi patuar edhe për rrugën se ka t`shkojmë tash e tutje. E kemi pranuar paqësisht se Evropa është shtrati i kombit tonë.
Pasi krejt këtyre ua kemi dhanë formën (duke quajtur shqiptarizëm), kemi vendosë ta dërgojmë në shkollat tona, atje ku fëmijët tanë do të ushqehen me to, për unitetin e kombit. Dhe, kemi bërë mirë, sepse, siç thotë mendimtari francez, Xavier Darcos, kombi pa shkollën s`mund të jetojë, për shkak se e dyta është vendi ku mësohet unitetit i të parës: ajo çfarë kemi të përbashkët, ajo çka duam të bëjmë të përbashkët! Pra, me një fjalë, shqiptarinë (`izmen) sot duhet ta ruaj si orakull jetëdhënës, shkolla jonë.
Por, ti, në apologjinë tënde, merreshe më atë se kush e ka ruajtur nukleusin i shqiptarizmës derisa ai ishte nën shiun e heshtave armike. Mu duk (e zemra më dhimti kur e pashë) se kishte një lajthitje logjike në trajtesën tënde sa i përket këtij argumenti. Pse? Praktikat historike kanë treguar, por edhe sociologjia e komunitetit dëshmon një gjë të tillë se diferentja mbetet e tillë si vlerë identitare e komunitetit veç nëse arrin të ndërtojë një refuzim përmbajtjesor ndaj supremacisë. Por, kurrsesi, siç del nga konstatimi yt, se supremacia (asimiluese për nga natyra si çdo supremaci tjetër vlerash) ka mbajtur në gjirin e vet të paprekur identitetin tonë. Aq më tepër nëse kjo supremaci është integraliste, pra asimiluese, unipolare, antipluraliste – siç ishte në rastin tonë. Jo unë, por metodat shkencore na e zbulojnë këtë fakt.
E ndryshmja jeton, zhvillohet dhe bërtet vetëm në përballje opozitare, ashtu siç ka ndodhur zaten me ne si popull. Herë me gjysmë-zëri, herë thekshëm, por asnjëherë pa dëshirën për t’u identifikuar. Shqiptaria (`izmi) nuk ka banuar diku, por ajo është zhvilluar te dikush! Historia e thotë, jo unë. Shqiptaria (`izmi) jeton sot falë amplifikimeve të herë pas hershme që figura të ndritura a lëvizje të rëndësishme i kanë bërë. Netët historike nuk na kanë bërë ndere, ato veç sa na kanë trullosur.
Në anën tjetër, shumica e elementeve integrale të shqiptarisë (`izmës) ishin atëherë e mbesin sot e gjithë ditën liridashëse, kulturalisht (shpirtnisht), politikisht… (Skënderbeu, flamuri, etja jonë evropiane…deri edhe gjuha, Kim). E si do rrinte ky zjarr kaq i gjallë afër kënetës integraliste?!
Ky zjarr, Kim, mbeti në zemrat e disa iluministëve të cilët iu bënë strehë e ruajtën në gjirin e vet duke i dhënë jetë atij zjarri nga jeta e vet. Pak ishin ata, shumë pak. Tjerët bënin veç numër. Dikush shkroi një formulë pagëzimi diku, dikush ndërtoj një çetë… pat edhe bejte, dikur vonë erdh edhe Milosao, e kështu fija u ngjitë.
Konstatimi juaj apololgjik kishte një shembull, më sa unë pashë, mbi dy (sub)komunitete që jetojnë (kanë jetuar) afër teje, Kim: komuniteti ortodoks dhe ai katolik shqiptar. Ishe përthelluar në faktin se ata nuk janë më!
Pse u zhdukën? Përveç disa faktorëve tjerë, jo pa relevancë, ata morën goditjen e fundit kur struktura kulturore shqiptare u ça në atë regjion. Kur diferencat identitare u rritën brenda trupit shqiptar dhe shqiptarët e islamizuar krijuan një subpopullacion kulturor: ortodokset të vetin, e katolikët po ashtu. Asnjëri prej tyre nuk i qëndroi supremacive kulturore (osmane a sllave) që rrinin si shtëllungë tymi mbi trojet e tyre: i pari i mohoi të dytët dhe të tretët, e këta të fundit mohuan vetveten. Pse kështu? Sepse kishin dy disfavore: e para, ishin pak në numër dhe integralizmi nuk i kishte lënë të prodhonin elita vetjake, pra ushqim shpirtëror; dhe e dyta, gjendeshin në periferi të kombit, kulturalisht, politikisht, fizikisht… Kur terri integralist shkoi në theqafje, të parët nuk u shëruan kurrë plotësisht nga hamendja – herë qon krye te ta shkaba dykrenshe (kur fryejnë erna perëndimi), herë nostalgjia për Babën (kur duhmat e lindjes vijnë deri te ta). Të dytët dhe të tretët tashmë kishin harruar të zgjoheshin.
Njëjtë iu ndodhi, ashtu si shqiptarëve ortodoksë e katolikë të tu Kim, edhe shqiptarëve të islamizuar në Pazar të Ri, Rashkë, Tutin, Tivar… Për fatin e tyre të keq nuk hëngrën të njëjtën manë shpirtërore çfarë hëngrën shqiptarët në Shkodër e Korçë. A ruajtën gjë nga shqiptarizma ata? Asnjë gjë!
Krejt këtë nuk e thash që t`i bie vijë asaj që ti shpreh, por të të nxisë ty e veten për të reflektuar mbi një goditje të re që shqiptarizma e jote dhe e imja po pëson sot nga noatalgjikë, mohues e lloj-lloj haxhiqamilësh me flamurin e Babës të nxjerrë nga pluhuri i harresës apo internacionalist shumëngjyrësh që prodhojnë e shuajnë kombe brenda ditës. A thua ku e ka fillin ky vetasimilim i ri, Kim i dashtun? Në mosngjitjen e shqiptarizmës në petkun e huazuar, veshur rishtazi, apo në entropinë shoqërore të trashëguar nga një strukturë mendimi (ndërgjegje) mohuese – mohues një herë, mohues gjithherë?!
Për fund, por jo për të fundit herë! Kombin tonë e mbajtën gjallë vlerat e mbikohshme, të cilat u kultivuan tek-tuk, prej dikujt, por të cilat shërbyen si ilaç për të shëruar tërë kombin!
U mundova mos ta shtoj dhimbjen e këtyre ditëve, vëlla i dashur, por ta rikujtoj se më shumë se ti më dhimbset e vërteta.
Të paça.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-voton-780x439.jpg)
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
![Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LORE9.jpg)
Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi