LAJMI I FUNDIT:

Lufta “ekzistenciale” në Luginë…

“Sot nuk është lajm kur dëgjojmë se një qen ka kafshuar një njeri, por kur një njeri ka kafshuar një qen”, kishte thënë dikur një filozof, por si duket jetët tona nëpër provinca kthehen në retrospektivë.

Ndjenja ndaj kafshëve shtëpiake e sidomos ndaj qenit, si një specie shumë e dashur, besnike dhe inteligjente, sa vjen e kthehet në një fobi anormale. Këtë ndjesi kaq të tmerrshme, të urryer dhe hakmarrëse, po e krijon shoqëria e jonë, e cila nuk është e denjë t’i trajtojë qentë me dinjitet, ashtu siç kanë vepruar të parët tanë, e siç po veprojnë sot shtetet perëndimore.

Kjo shoqëri, e cila prej kohësh ka pasë si “shok” besnik qenin, i cili ia ka mbrojtur atij shpinën dhe shtëpinë, i ka thurur kësaj kafshe simpatike këngë e legjenda nga më të ndryshmet. Madje, kali dhe qeni si kafshë inteligjente janë përdorur jo vetëm për nevojat shtëpiake, por edhe për luftë si “aleatë” të kujdesshëm e miqësor.


Në të kaluarën ka ndodhur që njerëzit kanë rënë në bela, madje edhe janë vrarë për qenë. Zoti i shtëpisë qenin e ka llogaritur si anëtar të familjes dhe është vënë në mbrojtje të tij. Atëbotë u pat krijuar përshtypja se po u vra qeni i shtëpisë, nëse ai, me ulurimë ndjell kob, mund t’i ndodhte diçka e papritur asaj familje. Qentë madje edhe sot nga organet kompetente të mbrojtjes së rendit dhe qetësisë, përdoren për ta luftuar krimin e organizuar.

Qentë e Luginës nuk janë si të tjerët. Historia e qenve endacakë në rajonin e Luginës së Preshevës, është një fenomen për studim. Kaq shumë qenë ka në Preshevë dhe Bujanoc, sa ata merren si burim i përhapjes së sëmundjeve dhe rrezikut të kafshimeve nga ta.

Inspeksioni Komunal i Preshevës, në bashkëpunim me kompaninë e kontraktuar “Komrad” nga Vranja, e ka gjetur një zgjidhje të përkohshme për grumbullimin e qenve endacakë, të cilët në mënyrë të organizuar dërgohen në azilin e qenve në qytetin e Vranjës. Ndërkaq, Komuna e Bujanocit, gjatë vitit 2010, ka financuar projektin për ngritjen e një azili për qenë në fshatin Klenik.
Ky projekt komunës i ka kushtuar mjaftueshëm, mirëpo pavarësisht nga këto investime, rrugët e Bujanocit janë plot me qenë endacakë, të cilët paraqesin rrezik për trafik dhe qarkullimin e lirë të njerëzve.

Ligji është në anën e qenve. Ata nuk guxon të vriten, lëndohen dhe masakrohen. Kush zihet në vepra të tilla dënohet me burg. Po, ligji i mbron edhe njerëzit. Sipas ligjeve të Serbisë, “qytetarët e Serbisë kanë të drejtë të ankohen tek organet kompetente nga kafshimet e qenve endacakë dhe të kërkojnë një shumë të caktuar të hollash, si dëmshpërblim…” ?!

Kohë më parë, në Bujanoc, janë dënuar me ligj disa të rinj, të cilët kanë bërë gara me qenë, se kush prej tyre do të dalë më i fortë.

Për ta larguar të keqen, shoqëria jonë, duhet të gjejë forma e mënyra për t’i ikur “krimit dhe dënimit!”. Shtëpitë e azilit për qentë, janë forma më e mirë e zgjidhjes së këtij problemi. Po ashtu, edhe vetëdijesimi i qytetarëve ndaj kësaj specie e cila me pa arsye u gjend në skaj të ekzistencës.

Pushtetet lokale në Luginë të Preshevës kanë kompetenca për zgjidhjen e problemit të qenve endacakë. Ato nuk duhet ta bartin këtë problem në Bruksel, Prishtinë e Beograd. Si duket atyre më shumë u pëlqejnë problemet globale se sa ato lokale, me të cilat përballen për ditë.

Masat preventive për këtë problem janë po aq urgjente sa "masat” e aprovuara, në fillim të këtij muaji, në seancën e jashtëzakonshme të këshilltarëve komunalë për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Në trend

Më shumë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Evropa
Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Kronika e Zezë
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Magazina
Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Kronika e Zezë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Lajme
Kalo në kategori