”Zajednica” s’është asociacioni i politikanëve dhe gazetarëve!
Të gjithë ata që e kuptojnë pakëz serbishten, e dinë që fjala "zajednica" e serbishtes e ka kuptimin "bashkësi" në gjuhën shqipe ose "komunitet" në gjuhë të ndryshme, që nënkupton një shkallë më të lartë të organizimit, një entitet, një shkallë bukur të lartë të të drejtave – përgjegjësive – dhe një shkallë të caktuar autonomie… Pra, nëse është kështu, fjala "bashkësi" (“zajednica”) nuk e ka të njëjtin kuptim, as në formë dhe as në përmbajtje, me fjalën "asociacion", që në gjuhën tonë shqipe i bie "shoqëri" ose "shoqatë", që nuk ka asnjë të drejtë, përgjegjësi apo kompetencë ligjore, ekzekutive… Nuk ka dhe nuk mund të “prodhojë” kurrfarë autonomie për një territor të caktuar, siç do të ishte “zajednica” e komunave “serbe”.
Por, meqë Kosova jonë është “sui generis”, nuk është çudi që edhe nën petkun (rrobën) e një “asociacioni” (me emër) të krijohet një entitet-autonomi për 4-5 për qind të popullit të Kosovës.
Unë po i kuptoj bashkëbiseduesit shqiptarë të Dacicit dhe zëdhënësit e tyre kur po e përdorin me të drejtë fjalën "asociacion" (mund të përdorej shumë më saktë dhe më drejtë fjala jonë burimore "shoqëri" ose "shoqatë"), sepse kështu po këmbëngulin dhe po duan që të jetë organizimi i komunave "serbe". Me demek, ta ketë statusin e një OJQ-je. Por, fakti që ky organizim i komunave "serbe" (5 për qind e popullit të Kosovës!!) brenda Kosovës po diskutohet me Serbinë, na bënë që të ndjehemi të "kërcënuar" nga ky organizim i komunave "serbe" brenda shtetit të Kosovës, ndaras nga komunat tjera.
Jo vetëm kaq. Po rrezikohet edhe “projekti” i famshëm i një Kosove “shumetnike” atisariane (joshqiptare)! Në këtë rast, vetvetiu vjen konstatimi: po të ishte fjala vetëm për një "asociacion" joqeveritar nuk ma ha mendja që do të merrej me të Serbia dhe as bota. Pastaj, po të ishte fjala për të drejta dhe standarde të kohës (evropiane), atëherë pse nuk bëhen asociacione ose "zajednica" të njëjta për shqiptarët e pushtuar nga Serbia?! Apo, ata nuk janë popull i "zgjedhur" nga Zoti?!
Të drejtat që tashmë janë siguruar dhe këto që po kërkohen me "këmbëngulje" për pakicën serbe në Kosovë, nuk i gëzojnë as shqiptarët që jetojnë në Maqedoninë e tyre (mbi 30 për qind) dhe as shqiptarët në Mal të Zi!! Madje, këto të drejta nuk i gëzon asnjë pakicë kombëtare ose etnike në Evropë dhe botë.
Për hir të së vërtetës, duhet të themi se këto të drejta nuk i gëzon as pakica serbe (mbi 30 për qind) në Mal të Zi! Prandaj, e them me shumë përgjegjësi se koha ishte që institucionet e Kosovës të kërkonin dhe të këmbëngulnin për rishikimin e Planit të Atisarit në interes të Kosovës dhe të popullit të saj shqiptar, në interes të një sigurie, paqeje dhe qëndrueshmërie afatgjate në Kosovë dhe rajon, e jo të bisedohet për të drejta plus të pakicës serbe, ose më saktë të Serbisë në Kosovë.
Na mbetet të besojmë te "këmbëngulja" dhe “vendosmëria” e institucioneve tona dhe te kurrë-kurrat e Kryeministrit.
Por, mua dhe qytetarin tonë po e pengon "politizimi" ose servilizmi i mjeteve të njoftimit (mediave) në Prishtinë. TV-të e Prishtinës e japin Dacicin e Serbisë (në gjuhën serbe) duke thënë se "ne po kërkojmë krijimin e një "zajednice" të komunave "serbe" në Kosovë, kurse gazetarët e këtyre TV-ve i thonë dëgjuesit tonë se Dacici-Serbia po kërkon një "asociacion" të komunave "serbe" në Kosovë!
Ecë e ruaje qetësinë! Ecë e mos ua "shaj" shkollën – etikën e gazetarisë së tyre… Kërkoj falje nga disa “ultrademokratë” dhe nga disa “ultradashamirë” të fjalës së lirë dhe të mediave të “lira”, por po na bëjnë nervozë këto media servile.
Me këtë nuk them dhe nuk do të them asnjëherë se në media nuk ka edhe gazetarë, redaktorë, kryeredaktorë e pronarë mediash që punën e tyre e bëjnë me korrektësi dhe përgjegjësi të lartë për dhe para qytetarëve tanë. Nderim për ta!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLoredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër