Duan ta fitojnë luftën e humbur nga etërit e tyre
Në faqe gazetash, në faqe interneti dhe në lajmë të radios dhe TV-se, po bëhen lajmë, komente, analiza, intervista dhe shumë spekulime për të ardhmen e PDK-se dhe sidomos të Jakup Krasniqit dhe të atyre shqiptarëve që u dëshmuan kundër Jugosllavisë (Serbisë) pushtuese dhe ideologjisë së Titos, e më vonë ideologjisë fashistë të Milosheviqit dhe miloshëviqëve të Serbisë shoviniste.
Përpjekjet dhe lufta për çlirimin e kësaj toke të Shqipërisë-Kosovës nga zgjedha e rëndë e Serbisë (Jugosllavisë), ishin titanike. Për Jakup Krasniqin dhe për të gjithë ata shqiptarë atdhedashës (kryesisht të rinj) nuk kishte të majtë dhe të djathtë. Kishte vetëm shqiptarë që e donin lirinë e Kosovës dhe të krahinave tjera të pushtuara të Shqipërisë (dhe këta ishin shumica absolutë e shqiptarëve) dhe shqiptarë (për fat, pakica absolute) që në një mënyrë a në një tjetër (kush hapur e kush fshehur) bashkëpunonin me pushtuesit e tokave shqiptare.
Të përpiqesh dhe të luftosh kundër Jugosllavisë-Serbisë nuk ishte e lehtë, madje shumëkujt i dikujt e pamundur. Me Jakup Krasniqin dhe bashkëveprimtarët e tij aso kohe ishte vetëm Tirana – shteti shqiptar – që ishte vënë me tërë fuqitë e tij në anën e dy të tretave të tokës (Shqipërisë) dhe popullit të pushtuar shqiptar. Kjo mbështetje nuk mungoi për asnjë çast dhe në të gjitha mënyrat edhe gjatë luftës se armatosur çlirimtare. Kjo edhe sepse askush në botë nuk kishte (dhe nuk ka) më shumë detyrim se shteti shqiptar për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë.
Jakup Krasniqi dhe bashkëveprimtarët e bashkëluftëtarët e tij (LPK-ja dhe UÇK-ja) treguan dhe dëshmuan se ishin edhe politikanë dhe diplomatë të zotë. Më mençurinë, pjekurinë dhe përvojën e tyre politike dhe intelektuale, fituan edhe dashamirësinë dhe mbështetjen politike e ushtarake të SHBA-së, Evropës dhe mbarë botës demokratike. Kjo ishte edhe një dëshmi se për LPK-UÇK-në (për të burgosurit politikë dhe atdhedashësit shqiptarë) nuk kishte të majtë dhe të djathtë, pra ideologji më të çmuar dhe më me vlerë se liria e Kosovës dhe e tokave tjera të pushtuara shqiptare.
Jakup Krasniqi më bashkëmendimtarët, bashkëluftëtarët dhe bashkëveprimtarët e tij nuk e kishin të lehtë ta fitonin këtë luftë. Kjo edhe për arsye se në anën e armikut dhe pushtuesit të tokave tona ishin edhe disa "shqiptarë" të cilët mbi Kosovën dhe mbi të gjitha kishin "patriotizmin jugosllav" (titizmin), e të cilët më vonë përfunduan edhe në prehrin e Serbisë milosheviqiane. Këta "shqiptarë" nuk besonin te liria e Kosovës, nuk besonin te Jakup Krasniqi dhe te përpjekjet dhe lufta e LPK-së (pasardhëse e grupeve atdhetare anti-jugosllave, ilegale), UÇK-së dhe e kombit shqiptar. Humbja e Jugosllavisë-Serbisë u përjetua rëndë nga fara e tyre. Prandaj, menjëherë pas lufte, me ndihmën e UNMIK-EULEX-it dhe të organizatave dhe shërbimeve të shumta që nuk pajtoheshin më lirinë dhe shkëputjen e plotë të Kosovës nga Serbia, ky lloj "shqiptarësh" filojugosllavë u riorganizuan dhe u mobilizuan për ta "rifituar" luftën e humbur.
Përpjekjet e tyre u përqendruan me angazhimin e tyre në parti politike (sidomos PDK, AAK…), në administratë, polici, drejtësi, arsim, media… Një strehë e sigurt dhe premtuese për "projektin" e tyre antishqiptar u bë edhe feja, kryesisht ajo islame dhe xhamitë e saj.
Xhamia dhe feja u shfrytëzuan dhe po shfrytëzohen me të madhe për ta deformuar fytyrën (fotografinë) shqiptare të Kosovës dhe të vetë besimit te Zoti.
Megjithatë, përpjekjet e tyre deri më tash, megjithëqë dëmet e mëdha, rezultuan të dështuara. Për të patur rezultate më të mëdha në "projektin" e tyre antishqiptar, këto vitet e fundit janë angazhuar
bijtë, pjella e tyre. Luftën që nuk e fituan, që e humbën etërit e tyre, po përpiqen ta fitojnë bijtë e tyre më të "shkolluar". Kjo pjellë e farës së tyre, herë nën maskën e të majtës dhe herë nën maskën e të djathtës, herë me maskën e "kosovarizmit dhe herë më maskën e "amerikanizmit", herë më maskën e "demokracisë" dhe herë më maskën e "evropianizimit", herë më maskën e "modernizmit" dhe herë më maskën e "liberalizmit" e të "reformës", po përpiqen dhe nuk janë pa rezultate,
t’ia ndërrojnë kursin kombëtar, demokratik, evropian, modern dhe pro amerikan PDK-së. Bijtë e këtyre etërve që humbën luftën bashkë me Jugosllavinë-Serbinë, përditë po na mbajnë leksione se si duhet ta reformojmë partinë, se si ta liberalizojmë, djathtizojmë, kosovarizojmë… Madje, kjo pjellë e kësaj fare filojugosllave herë pas here lëshon edhe ultimatume për PDK-në: "Reformë ose tung"!
Reforma e tyre nënkupton largimin e Jakup Krasniqit dhe të vlerave që përfaqëson ai në PDK dhe në Kosovë. Më saktë largimin e PDK-së, nxjerrjen e saj nga shtrati kombëtar, demokratik, evropian… Mbytjen e ndjenjës dhe të identitetit kombëtar shqiptar, mbytjen e demokracisë, të humanizmit, të drejtësisë ekonomike dhe sociale, të solidaritetit, mirëkuptimit, bashkëpunimit… për interesat e Kosovës dhe të popullit të saj shqiptar. Prandaj, PDK-ja dhe populli shqiptar i Kosovës u thotë këtyre bijve të atyre që e kanë humbur luftën me ne: tung e kishit gjithmonë, udhë të mbarë në theqafje, në humbjen e sigurt! Luftën që e humbën etërit tuaj nuk do të mund ta fitoni as ju. Pjella juaj mund ta fitojë një betejë, por luftën e ka fituar populli shqiptar, prandaj nuk ka kush që mund t’ia marrë këtë fitore.
Populli shqiptar do ta fitojë edhe një luftë tjetër gati të rëndësishme sa ajo që fituam kundër Jugosllavisë-Serbisë: luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, varfërisë, autokracisë, autoritarizmit dhe prapambetjes ekonomike e kulturore.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëU munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër