Kthenani vendin tonë
Në kohën kur gjithçka e jona dhe gjithçka rreth nesh na rrezikohet, nuk duam gjë tjetër, pos vetëm të jemi. Ekzistenca jonë gjatë historisë u rrezikua nga të tjerët: na torturuan, dhunuan, plaçkitën, e më e keqja na mohuan. Ne për ata nuk ishim. E, lufta jonë kishte kuptim për të provuar të kundërtën.
Të lidhur në pranga skllevërish, të trajtuar si qenie me bisht dhe të keqtrajtuar pse menduam, ne zgjidhjen tonë e shihnim në rezistencën tonë. Rezistencë që determinonte ekzistencën. Nëse do bëheshim të heshtur, nuk do të na rezervohej një e ardhme e mirë. Madje, nuk do të kishim të ardhme fare. Rezistenca dhe heshtja bëhen kuptimplotë në veprat tona. Nëse kemi zgjedhur që të mendojmë, të besojmë në ideale që për të tjerët janë të pamundura për t’u arrirë, ne e kemi veçuar veten prej indiferentëve.
Nëse veprojmë gjithmonë, kemi përgjigje se pse vepruam. Por, nëse nuk veprojmë, duhet të na kërkohet llogari se ku ishim në momentin ku mund ta bënim veten faktor ndryshimi. Fajtor gjithsesi jemi edhe për mospjesëmarrje. Antonio Gramshi në shkrimin e tij “Indiferentët” ndër të tjera thotë: “Indiferenca është pesha e vdekur e historisë; është goditje plumbi për novatorin; është materia inerte që fundosë shpesh entuziazmet më të ndritura në moçalet e kufomave të qytetërimit të vjetër, të cilin e ruan më mirë se sa muret e fortesave, më mirë se sa gjoksi i luftëtarëve të saj, mbasi ajo gëlltitë trimat në thellësitë e tokës së etur, i dekurajon dhe ndonjëherë i bën edhe të tërhiqen nga ndërmarrja e tyre heroike”.
Nëse e mendojmë vetën në rolin e luftëtarit që heq dorë nga lufta pa e filluar atë, ai ka hequr dorë nga vetja e tij, të qenit njeri, të qenit luftëtar. Është fajtor pse nuk e nisi luftën, pse nuk iu bashkua luftës dhe në rastin më të keq pse e përbuzi luftën. Indiferenti nuk ka të drejtë ta gëzojë lirinë që luftëtari ia solli, pasi që nuk i besonte luftës së këtij të fundit.
Shumë ngjarje përgatiten në terrene të mjegullta. Njerëzit besojnë e veprojnë në mendime të kufizuara. Janë shumë të rrallë të tjerët që heqin barrierat në mendjet e tyre, për ta ndryshuar jetën e tyre dhe të komunitetit, përballë me të tjerët që injorojnë vazhdimisht. Shumë vendime vijnë si pasojë e këtyre mendimeve të kufizuara dhe interesave të disa grupeve të vogla. Në momentin kur vije rezultati i dëmshëm për komunitetin, të tillët me mendimet e tyre të kufizuara vuajnë për pasojat dhe indiferencën e tyre.
Më shumë se kërkesa duhet të bëjmë përpjekje. Duhet lëvizur të gjithë gurët për ta parë ndryshimin në horizont. Ç’është më e rëndësishmja: duhet t’ju besojmë ideve tona. Kishte popuj në periudhat e ndryshme të historisë, të cilët u shtypën e vuajtën më tepër se ne, por i besuan ndryshimit dhe sot i korrin frytet e besimit të tyre në liri, drejtësi dhe vlera njerëzore. Në një pjesë të fjalimit të Martin Luther Kingut,”unë kam një ëndërr”, ai thotë: “Por, ne refuzojmë të besojmë se banka e drejtësisë ka falimentuar. Ne refuzojmë të besojmë se nuk ka fonde të mjaftueshme në arkat e mëdha të mundësive që ka ky komb. Dhe, kështu ne kemi ardhur sot për ta thyer këtë çek; këtë çek që do na jap sipas kërkesës pasuritë e lirisë dhe mburojën e drejtësisë”.
Duhet domosdoshmërisht të bëjmë përpjekje që ta ndryshojmë realitetin. Ai nuk ndryshohet vetvetiu. Merr kohë e mund, impenjim dhe shumë sakrificë. Në të kundërt indiferentizmit tonë do t’ia vuajmë pasojat më vonë. Në kërkesat tona drejt pushteteve të padrejta që na udhëheqin çdo ditë duhet t’i kemi këto thirrje: na jepni të ardhmen, mjaft patëm nga e kaluara e juaj. Na jepni vendin tonë. Për të jetuar… Për t’u rritur… Për të dashur!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/aksident-me-fa-780x439.jpg)
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
![Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/QNR-zgjedhjet-lokale-2021-foto-Ridvan-Slivova-21-780x439-1.jpg)
Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike
![“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/erion-veliaj-780x439.jpg)
“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re