Të vdekurit duhet t’i lëmë rehat
Mentalitetin e mbrapshtë të demolimit të varrezave me moton: “Godite njeriun, aty ku i dhemb më së shumti” e kemi trashëgim nga e kaluara e hidhur e ferrit të kuq komunist.
Ata që sado pak e kanë shijuar atë periudhë famëkeqe, s’ka se si të mos i kujtohet “fshesa politike” e spastrimeve etnike në favor të klasës sunduese.
Shqiptarët e serbët, si dy popuj fqinj, jo rrallë u vënë në shënjestër të këtyre dukurive vandale, të cilat lanë vijë e vragë, në shpirtrat e tyre të gjallë e të vdekur.
Janë të freskëta rastet, kur pllakat e varrezave myslimane dhe të krishtera, janë goditur nga njerëz të papërgjegjshëm, të pacipë e psikopat, duke krijuar te shoqëria shqiptaro-serbe: urrejtje, smirë, madje edhe revanshizëm.
Pushteti i asokohe dhe ai i tashmi, kryesit e këtyre veprave vandale nuk i quan patriotë e revolucionarë, por të sëmurë dhe të mitur. Ata shpesh janë dënuar nga drejtësia me pak burg, ngase si të tillë edhe ligji i kursen!
Por, krimi dhe dënimi, shpesh nuk kërkojnë reciprocitet. Thënë më popullorçe: nuk hyn e keqja dhe e mira në një thes!
Veprat e tilla të shëmtuara dhe joqytetëruese, pavarësisht nga gjykimet dhe dënimet, ato lënë një përshtypje të keqe dhe krijojnë një klimë jo të këndshme për marrëdhëniet ndëretnike.
Marsi i para nëntë vjetëve në Kosovë, i përshkuar me përdhosjen e varrezave, djegien e kishave etj., solli një imazh të keq për shqiptarët, të pariparueshëm për një kohë të gjatë.
Një veprim i tillë, nuk kaloi pa jehonë dhe në Luginën e Preshevës. Serbët në shenjë hakmarrjeje vënë në flakë shumë xhami nëpër Serbi. E, historia po na përsëritet.
Heqja e Lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së, solli një revanshizëm nëpër disa qendra të Kosovës, me karakter multietnik. Pasojat e prishjes së pllakave të varrezave të krishtera i kushtoi jo më pak buxhetit të Kosovës se sa 97 mijë euro dhe burgosjes së disa policëve shqiptarë, të cilët kanë bërë sehir gjatë prishjes së memorialit të partizanëve në Viti.
Diçka e ngjashme ndodhi edhe në fshatin multietnik të Komunës së Bujanocit, në Osllarë. Disa persona anonimë, demoluan disa varreza të shqiptarëve, të cilët nuk e mbajnë në mend në këto anë të kishte ndodhur diçka e tillë.
Varrezat janë një kulturë materiale e shpirtërore e popujve dhe vendeve të ndryshme. Ato nuk preken, ngase konsiderohen të shenjta. Thjesht, për dallim nga përmendoret, lapidarët, memorialët, e pllakat përkujtimore, ato janë private, e prona private gjithkund në botë konsiderohet e shenjtë.
Njerëzit, për më të dashurit e tyre ngritin te varret pllaka me mbishkrime për të vdekurit. E për të vdekurit gjithmonë flitet në superlativ: ka qenë njeri i mirë!
Bota përtej varri, porositë të gjallët: “Njerëz, na lini të qetë!”
Sikur t’u jepej mundësia për të folur, të vdekurit do të kishin thënë se nuk merren me politikë, nuk votojnë në proceset zgjedhore, nuk na pengojnë në jetën politike dhe ekonomike, dhe nuk participojnë në tenderime e afera të tjera korruptive!
Të mjerë, qyqarë dhe injorantë janë ata të cilët mundohen të bëjnë tregti me të vdekurit, duke u munduar t’i ngjallin ata për qëllime e kusuritje politike.
Të vdekurit duhet t’i lëmë rehat, mos t’i trazojmë shpirtrat e tyre, të cilët nuk kanë mundësi t[ na ndihmojnë kur i kemi punët keq. Lavdi!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-22-780x439.png)
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014
![Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476574594_1561487547885556_5212557754635621211_n-780x439.jpg)
Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj
![Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-7-780x439.png)
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës
![Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/CenterSkenderaj-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati
![Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cik-780x439.jpg)
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit
![Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/sulmet-kibernetike-780x439.jpg)
Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re