Vdekja – lartësim dhe pavdekësi për Ali Podrimjen
Disa njerëz jetojnë vetëm në kohë dhe në hapësirë. Dhe kur koha “ndalet”, nëpërmjet vdekjes, dhe hapësira “ngushtohet” nëpërmjet varrit, ata në një mënyrë zhduken, asgjësohen, harrohen, sepse ishin të robëruar, të udhëhequr dhe “viktima” të kohës dhe hapësirave.
Kështu nuk ishte me Ali Podrimjen tonë, sepse ai edhe sa ishte në mesin tonë i gjallë, dhe fizikisht i pranishëm, kishte tejkaluar dukshëm kohën në të cilën jetonte, vepronte dhe krijonte, si dhe hapësirat në të cilat lëvizej.
Krijimtaria e tij poetike, shpirti i tij i madh, krijues dhe frymëzues, mendja e tij e mprehtë, e hollë dhe largpamëse, vizioni i tij kritik dhe artistik, me tipare profetike për liri, vlera e virtyte njerëzore, shqiptare, gjithnjerëzore, atë e bënin njeri dhe poet të shquar dhe të dalluar.
Jam i lumtur dhe i falënderueshëm se e kam njohur, jemi shoqëruar dhe kemi bashkëpunuar në shumë raste, e lëmi, për afro 40 vite, veçmas rreth përpilimit të librit "Lule për Nënën", ku ai, i ndjeri Fahredin Gunga dhe i ndjeri Rifat Kukaj, kanë dhënë "pjesën më të mirë të vetvetes" – siç do të thoshte Nëna Tereze – e që ishin redaktorët anonimë të asaj kohe.
Ishte gjeniu i poezisë shqipe, njeri i cili e personifikoi vuajtjen, dhembjen, pikëllimin e popullit tonë nëpërmjet Lumit.
Pas vdekjes së Lumit, besimi në jetë, në të tashme dhe të ardhme, në Zot dhe në amshim, te Aliu ynë ishte edhe më i madh dhe i pathyeshëm.
Këtu dua t’i përmendi dy ngjarje për mua të paharrueshme me Aliun tonë. Ishte promovimi i Biblës komplete në Prishtinë, në përkthim të Dom Simon Filipaj, botimi i Dritës, në vitin 1994. Pasi u përshendetëm, Ali Podrimja i tha Dom Simonit dhe mua kështu: “Keni bërë mirë që e keni përkthyer dhe botuar në gjuhën shqipe Biblën, sepse aty shumë krijues gjatë shekujve kanë gjetur frymëzime për jetë dhe krijimtari… Tash do ta lexoj dhe shijoj edhe unë në gjuhën shqipe…”.
Dhe, pas pak pushimi, na zbuloi një “fshehtësi” të jetës dhe krijimtarisë së tij me këto fjalë: “Nëse kam krijuar diçka të pavdekshme dhe të përjetshme, frymëzimin tim shpesh e kam pasur nga Bibla dhe në popullin shqiptar. Figurativisht mund të them edhe kështu: “Dorën e majtë e kisha në Bibël, e me dorën e djathtë shkruaja”.
Më 3 prill 2010, në Institutin Albanologjik në Prishtinë, ishte promovimi i botimit të Smajl Smakës, “Shëtitje me Azemin”, botim i Onufrit, me 59 shkrime kushtuar 59 viteve të jetës së Azem Shkrelit. Ideja i kishte pëlqyer shumë të ndjerit Ali Podrimja, i cili me këmbëngulje kërkonte prej Smajl Smakës dhe të tjerëve që të bëhej një gjë e ngjashme edhe për të.
Me botimin e librit përkujtimor të Smajl Smakës, “Pavdekësia e Poetit”, po plotësohet dëshira dhe kërkesa e Ali Podrimjes, si dhe premtimi që ia kishte dhënë me atë rast dhe në shumë raste tjera autori i këtij libri, Smajl Smaka..
Ali Podrimja, tani, i liruar nga koha dhe hapësira, “kronisti” artistik i ngjarjeve tona në 50 vitet e fundit, zëri poetik i Kosovës martire, jeton dhe shijon amshimin, pasi sadopak e përjetoi Kosovën e lirë dhe të pavarur.
Për gjithë atë që ishe dhe je për mua dhe për ne, për krijimtarinë tënde, e cila gjithnjë na freskon, frymëzon dhe mallëngjen, Zoti të shpërbleftë, e ne, miqtë dhe dashamirët tu, mos të harrofshim!
Pusho në paqe!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![EXIT POLL-i nga RTV Dukagjini: LVV e para, PDK e dyta dhe LDK e treta](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/exitpolli-lajm-780x439.jpg)
EXIT POLL-i nga RTV Dukagjini: LVV e para, PDK e dyta dhe LDK e treta
![Rezultatet e EXIT POLL-it nga UBO – ky është numri i ulëseve në Kuvend që do të marrin partitë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Seanca-e-Kuvendit-per-bisedat-Mimoza-Kusari-me-Milan-Radojiciqin-foto-Ridvan-Slivova-80-780x439.jpg)
Rezultatet e EXIT POLL-it nga UBO – ky është numri i ulëseve në Kuvend që do të marrin partitë
![Mbyllen të gjitha vendvotimet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ora-e-fundit-zgjedhjet-2025-780x439.png)
Mbyllen të gjitha vendvotimet
![Çitaku reagon pas mbylljes së vendvotimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Vlora-Citaku-PDK-Konference-foto-Ridvan-Slivova-6-e1739125932563-780x439.jpg)
Çitaku reagon pas mbylljes së vendvotimeve
![Gjashtë komunat me daljen më të ulët në votime deri në ora 15:00](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/6-komunat-780x439.png)
Gjashtë komunat me daljen më të ulët në votime deri në ora 15:00
![DnV: Deri në orën 17:00 në votime dolën 38.9% e qytetarëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-780x439.jpg)
DnV: Deri në orën 17:00 në votime dolën 38.9% e qytetarëve
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi