LAJMI I FUNDIT:

Politika në funksion të pasurimit privat

Loja e partive dhe individëve të partive politikë, sidomos brenda qeverisë, ka filluar të bëhet shumë interesante, por njëkohësisht edhe e papëlqyeshme

Mediat vetëm po ndjekin këto lojëra, po japin raport, njëra nga tjetra dallojnë për subjektivitetin e tyre se si e japin lajmin. Kurse, populli hesht, e në anën tjetër rehatia e këtyre individëve vazhdon.

Skandalet brenda qeverisë, sidomos brenda ministrisë së Punëve të Brendshme, janë bërë të tepërta. Vetëm kritika ndaj tyre dhe asgjë më shumë. Sepse, rehatia përsëri vazhdon.


Miliona euro transferime nëpër kompani të ndryshme në emër të pasaportave biometrike e bëjnë shumë qesharake këtë mbulim të ministrisë, e që në fakt është për të të ardhur keq. Faktet edhe pse ekzistojnë, prokuroria nuk reagon në asgjë. Nga këtu shihet qartë ndikimi i politikës: ndikimi i pushtetit aktual në sektorin e drejtësisë. Nuk po dënohen ata të cilët janë fajtorë, por përkundrazi po shpërblehen. U lejohet të kalojnë kufijtë e shtetit edhe pse kanë dosje për vepra penale brenda gjykatës.

Loja me pozitat dhe postet e ndryshme është vazhdimisht në modë: të japësh dorëheqje nga një post e të përgatitesh për postin tjetër më të rehatshëm!

Fjalë të tepërta, premtime të shumta, rritje pagash me përqindje të mëdha, krijim të vendeve të punës, rritje ekonomike, dalje në Evropë lirshëm e të tjera gënjeshtra i kemi dëgjuar e po i dëgjojmë, pasi që nuk është realizuar asgjë e as që po realizohet diçka. E edhe nëse është realizuar diçka, është nga parat e privatizimit që ndodhi në mënyrën më “idiote” dhe të papërgjegjshme. Atë realizim që kinse e bënë ky pushtet nuk mund të jet[ ndryshe se sa “të japësh ndihmë përpara e ta vjedhësh nga mbrapa”.

Qasja e individëve në politik në shtetin tonë është ndryshe. Tek ata politika apo institucionet nuk po janë vend pune për realizimin e detyrave, për ngritjen e nivelit, ekonomik, arsimor, politik… të shtetit, por siç ka thënë një sociolog gjerman: politika vihet në funksion të pasurimit privat të bartësve të saj dhe konsiderohet si rrugë e lehtë për t’u bërë i famshëm. Dhe, ne këtë realitet, po e shohin këtu në vendin tone.

Qëllimi i tyre është të akomodohen në pozita në mira, të bëhen të pasur dhe si mjet për këtë është zgjedhur politika – institucionet – duke ja zbrazur popullit xhepat e duke i mbushur të vetët. Prandaj, me të drejtë mund të quhen se janë tipa që mund ta gjejmë veten tek teoria e filozofit të njohur Makiaveli – duke e arsyetuar mjetin për qëllimin

Si përfundim, mund të themi se vendin tonë e ka kapluar politika familjare, individë me interesa personale. Njerëzit me qëllime të pasurimit individual e familjar po e shkatërrojnë vazhdimisht vendin tonë. Një monarki e mbuluar me petkun e demokracisë po vazhdon të mbizotërojë e mbështetur në mashtrime, vjedhje dhe krim.

Se cila është zgjidhja të gjithë e dimë. Ai që nuk e njeh zanatin, nuk duhet t’i hyj asaj pune. Ose, nëse i ka hyrë, duhet të largohet qoftë me dëshirë – qoftë me mjete tjera!

Në trend

Më shumë
Duda Balje me fitore të dyfishtë, arrin 100 mijë ndjekës në Instagram dhe merr afro 1,800 vota në zgjedhje - siguron edhe një mandat si deputete

Duda Balje me fitore të dyfishtë, arrin 100 mijë ndjekës në Instagram dhe merr afro 1,800 vota në zgjedhje - siguron edhe një mandat si deputete

Magazina
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
Inteligjenca amerikane nuk beson se Putini është serioz për bisedimet e paqes – edhe pse Trump thotë se ai dëshiron të ndalojë luftën

Inteligjenca amerikane nuk beson se Putini është serioz për bisedimet e paqes – edhe pse Trump thotë se ai dëshiron të ndalojë luftën

Botë
Trump ultimatum Zelenskyt për marrëveshjen për mineralet e ralla: Ose pastaj mund të mos jesh shumë i lumtur

Trump ultimatum Zelenskyt për marrëveshjen për mineralet e ralla: Ose pastaj mund të mos jesh shumë i lumtur

Botë
Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Lajme
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania - thyerje e rregullave, Vëllai i Madh dënon banorët

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania - thyerje e rregullave, Vëllai i Madh dënon banorët

Magazina
Kalo në kategori