Lugina – problem që nuk duhet nënvlerësuar
Shqiptarët, mbase janë të shquar edhe për gjëra pozitive. Ata do të mbahen mend si populli që në mënyrë masovike pas çlirimit u kthyen nëpër shtëpitë e tyre. I mbante shpresa se në shtëpitë e tyre do ta kenë më së miri.
Kjo gjë, ndonëse e mirë, megjithëkëtë, nuk i mbajti gjatë. U zhgënjyen nga realiteti i krijuar pas lufte. Miqësia siç duket kishte qenë me dhëmbë. UNMIK-u, edhe pse qëndroi kohë të gjatë, në historinë moderne të Kosovës, do të shënohet si një sistem ndërkombëtar i dështuar në Kosovë. Në fakt, ai krijoi më shumë probleme se që zgjidhi. Për kujtim, gjithsesi të keq, na e la veriun e Mitrovicës, sherri i të cilit edhe sot e kësaj dite po na mundon.
UNMIKU-u shkoi dhe mbeti: shkoi – ngase më nuk ishte i pranuar për ne; por mbeti – nuk di dhunshëm apo i padëshiruar, ngase vazhdon të ketë një zyre në Kosovë. Por, trashëgimtari i tij, EULEX-i, doli hiç më pak zhgënjyes se ai. Pritëm shumë prej tyre se do ta luftonin korrupsionin, krimin e organizuar, kontrabandimin, veçmas në veri, atje ku është çerdhja e tij, por përveç ndonjë spektakli medial nuk pamë suksese të shënuara. EULEX-i, më e keqja, nuk arriti të sigurojë rendin dhe sundimin e ligjit, për çka edhe është i thirrur.
Si mund të kuptohet fakti se midis Evropë në shekullin njëzetenjë të ketë militarë dhe paramilitarë, njerëz të armatosur si në kohën e luftës, të ketë vend pa ligj?! Ata sillen sikur të ishin të zotë të asaj pjese. Kë duan, e lënë brenda, e kë jo, e ndalojnë. Kur të duan i bllokojnë rrugët. A ka gjë më të turpshme për Perëndimin se ky fakt. Çfarë i bënë serbët kaq të veçantë? Pse tërë ky insistim për përmbushje të kërkesave të tyre megjithëqë ata nuk ndahen të kënaqur kurrë dhe as që falënderojnë ndonjëherë?! E, tani po kërkojnë edhe shtet brenda shtetit?! Paradoks e shkuar paradoksit.
Ne, shumica, sikur jemi bërë të huaj në vendin tonë. E se ata nuk kanë qëllime të mira dhe se elita jonë politike është absolutisht e pavetëdijshme dhe në masë të madhe edhe e papërgjegjshme, flet edhe fakti për fatin e Luginës, të drejtat e të cilëve shkelen çdo ditë e më shumë. Jo vetëm të drejtat, por edhe historia e tyre. Historia moderne, e shquar me një vetëdijesim, të shprehur edhe në formë kundërshtimi të armatosur, është kjo që serbët nuk mund ta tolerojnë assesi. Të rënët për të mbrojtur nderin, sipas serbëve, janë kriminelë, që në paqe nuk meritojnë asnjë kujtim. Kjo sigurisht vetëm në kontekst territorial të Serbisë, ndryshe, të bekuarit e tyre për krime, që në lapidare në Kosovë madje kanë dalë edhe me fotografi me uniforma kriminelësh, meritojnë çdo respekt. Kështu është e drejta sipas tyre, e kështu duhet të manifestohet ajo, sipas tanëve.
Paramendoni sikur pala kosovare të kërcënonte serbët se në rast se nuk heqin lapidaret e tilla do t’i rrëzonte me dhunë?! Unë jam edhe më shumë i habitur nga neglizhimi politik karshi Luginës. Edhe në rast se bëhet diç, e tërë është vetëm formalitet. Ata njerëz janë vëllezër dhe motra tona. Unë nuk thërras për zgjidhje të dhunshme të problemeve, por them se pala kosovare mund të kushtëzojë me Luginën procesin e bisedimeve. Ose, të paktën, ky kushtëzim do ta faktorizonte si problem Luginën në qarqe ndërkombëtare. Do t’ju trokiste në ndërgjegje se edhe këta banorë të Luginës janë njerëz, se edhe karshi tyre BE-ja ka obligime, ndryshe, si do ta kuptojmë këtë të drejtë. Nëse ajo favorizon kriminelin dhe terrorizon të dëmtuarin, atëherë mallkuar qoftë ajo e drejtë!
Unë, në emrin tim dhe të popullit tim, shumë sinqerisht i drejtohem elitës sonë politike të kenë kujdes çfarë veprojnë e çfarë nënshkruajnë, ndryshe mallkimi i Zotit do t’i ndjekë deri në varr!
O Zoti ynë, na ndero me prijës të drejtë, të cilët ta kanë frikën Ty dhe janë të ndershëm me popullin e tyre! Amin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKompletohet shorti për fazën e 'play-off'-it të Ligës së Kampionëve
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
Lëvizja që do ta 'tronditë' botën: Rafael Leao lë Milanin dhe transferohet jashtë Evropës
Guardiola emëron klubin i cili mund ta ndalojë Man Cityn të fitojë Ligën e Kampionëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?