Relacioni mes kombit dhe fesë
Relacioni mes kombit dhe fesë në historiografinë tonë, si dhe nga zhvillimet e sotme, mbi të gjitha flet për harmoninë për të cilën si shqiptarë duhet të mburremi. Atdheu shqiptar, ndonëse i fragmentuar, i ngjanë një oazë idilike të bashkëjetesës multikonfesionale, pavarësisht problemeve globale që sot bota ka në këtë drejtim. Megjithatë, ne duhet të trajtojmë në mënyrë më delikate një sërë çështjesh të lidhura – apo jo – ndërmjet tyre, por të cilat kanë ndikuar në tkurrjen numerike e gjeografike të shqiptarëve, çështje të cilave nuk na lejohet t’ua nënvlerësojmë ndikimin edhe sot kur nën petkun e religjionit infiltrohen në jetën politike e shoqërore.
Krahasimi i gjendjes së sotme demografike me një të kaluar jo shumë të largët na flet se nga trungu kombëtar janë shkëputur baza (kontingjente) të shumta ku shqiptarët janë asimiluar, pavarësisht përkatësive fetare dhe varësisht me rrethanat politike. Prandaj, më nuk ka shqiptarë të deklaruar në qytete e vise të tëra të Sanxhakut ku pasardhës të bajraqeve Kuq, Kelmend, Shkrel dhe Hot janë shkrirë në popullsinë shumicë që kishte fenë islame, sikur edhe ata vetë. Në vise të Çamërisë (nga ku çamët ortodoksë nuk janë përzënë), tani të gjithë deklarohen si grekë, kurse diku tjetër janë pakicë e papërfillshme në shumë vise dikur etnikisht shqiptare.
Regjistrimet e popullsisë në shtetet ku shqiptarët janë autoktonë, në kontekstin e pasqyrimit të përbërjes konfesionale të popullsisë, tregojnë tendenca të cilat duhet seriozisht të trajtohen nga institucionet përkatëse politike e akademike që mëtojnë të përfaqësojnë shqiptarët. Përderisa në Republikën e Kosovës, që ka përqindjen më të madhe të shqiptarëve (Republika e Shqipërisë del të ketë përqindje më të vogël) – pak a shumë çështja e identitetit etnik dhe fetar më nuk ka tendenca ndryshimi, pa harruar faktin e përvetësimit të trashëgimisë kulturore nga Kisha serbe – në Maqedoni dhe Republikën e Shqipërisë kërkohet një përqendrim më i madh institucional karshi ndryshimeve, ngase ato janë aktive në cenimin e bazës etnike.
Në Maqedoni nuk ka si e të mos bie në sy "zhdukja" e shqiptarëve të konfesioneve krishtere, përfshirë këtu edhe komunitetin e dikurshëm protestant në Qytetin e Manastirit. Asimilimi i shqiptarëve ortodoksë në zonat e Mavrovës dhe luginën e lumit Radika, zonë kjo që në të kaluarën ka dhënë kontributin për çështjen shqiptare dhe nga ku ka prejardhjen ideologu Josif Bageri, veç tjerash edhe ka shkaktuar mos vazhdimësi gjeografike të hapësirës së banuar me shqiptarë dhe artificialisht ka krijuar një xhep të madh "sllav" që lë Dibër e Strugë të shkëputura nga Pollogu. Pushteti në Maqedoni është kujdesur që këto ndryshime etnike edhe t’i sanksionojë me promovimin e Mavrovës si njësi komunale, ku gjuha shqipe as nuk ka status zyrtar.
Ndonëse tradicionalisht është e besueshme që bëhet fjalë për më shumë shqiptarë të konfesionit ortodoks, shifrat e publikuara nga regjistrimi i popullsisë në Republikën e Shqipërisë flasin që si ortodoksë janë deklaruar më pak se shtatë për qind e popullsisë. Një trajtim të veçantë i duhet bërë faktit se si dhe sa ka ndikuar kjo në deklarimin për përkatësi etnike.
Ortodoksia shqiptare i ka dhënë bijtë ndër më të mëdhenjtë këtij kombi. Gjithë këta emra të penës e pushkës… Veqilharxhi, Todri, Kristoforidhi, Luarasi, Grameno, Gërmeni, Çajupi, Asdreni, Noli… Sot, për shkak të fanariotëve modernë (Kryepeshkopit Anastas dhe të dërguar tjerë), shqiptarët ortodoksë mund të kenë kundërshtinë të deklarojnë konfesionin e tyre, jo për shkak të besimit, por nga fakti se si shqiptarë nuk mund të jenë të afërt me institucionin me kryeklerik të importuar. Por, një fakt tjetër tronditës mund të na shpie te një realitet i ndryshëm i hidhur dhe të ngre pyetjen nëse për shkak të ndikimit të ri 20 vjeçar nga Patrikana Ekumenike e Stambollit, dikush të ketë zgjedhur të mos deklarojë fare përkatësinë etnike. Regjistrimi i vitit 2011 flet mbi numër të madh të qytetarëve që nuk deklaruan kombësinë.
Vartësia e Kishës "Autoqefale" Ortodokse Shqiptare lë bosh dhe të paplotësuar një fushë të madhe në mozaikun e pavarësisë shqiptare. Përvetësimi i institucionit fetar nga qarqe joshqiptare dhe vetë prania e tij si të tillë i ngjanë "kalit të Trojës" brenda kombit. Në këto hapësira shpesh është dëshmuar e ripërsëritur saktësia e legjendës homeriane që në të kaluarën edhe ka ditur të godasë të gjitha konfesionet tradicionale të shqiptarëve, e përmes kësaj edhe vetë bazën etnike shqiptare. Në këtë drejtim, në përgjithësi institucionet fetare – me apo pa inkurajimin e shtetit – duhet të jenë pararojë e mbrojtjes së identitetit kombëtar dhe aty ku është e mundshme të përmirësohen gabimet që në të kaluarën kanë ndodhur – qoftë për shkak të trysnisë politike, qoftë për shkak të neglizhencës dhe mos preokupimit më çështjen kombëtare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lumbardh Salihu jashtë listës së më të votuarve në LDK deri më tani, shanset për t’u bërë deputet zvogëlohen

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame