LAJMI I FUNDIT:

Lugina drejt izolimit

Kur Evropa përmes proceseve integruese, po i hap kufijtë e saj karshi shteteve që bëjnë pjesë në këtë Kontinent të vjetër, Serbia dhe Maqedonia vazhdojnë të cenojnë qarkullimin e lëvizjes së lirë për qytetarët shqiptarë, përgjatë kufijve të tyre shtetëror.

Rasti i fundit, i këtyre ditëve, është ai, më i pashembullt me studentët e Luginës së Preshevës, të cilët studiojnë në Republikën e Maqedonisë. Ata, për disa orë rresht, u mbajtën të bllokuar në kufirin e Maqedonisë, me arsyetimin se kanë mungesë të dokumentacioneve të cilat do t’ia mundësonin atyre hyrjen në Maqedoni.

Këto dokumentacione shtesë, që i kërkon Maqedonia për studentët e Luginës së Preshevës, përfshijnë një komplet me letra, të cilat përveç se marrin shumë kohë për t’i rregulluar, kushtojnë shtrenjtë dhe janë të papërballueshme për standardet e tyre. Ky fenomen ngjallë kureshtje për qytetarët e Luginës së Preshevës, mirëpo institucionet lokale, që menaxhohen nga drejtues shqiptarë në këtë anë, interesohen shumë pak në këtë aspekt.


Një problem tjetër që është aktiv dhe kërkon qasje të menjëhershme, është problemi me diplomat universitare nga Universiteti i Tiranës dhe Universiteti i Prishtinës, për studentët e Luginës së Preshevës, për ata të cilët dëshirojnë të kthehen në vendlindjet e tyre dhe ta ushtrojnë profesionin e tyre për të cilin janë kualifikuar. Diplomat e tyre aspak nuk kanë vlerë, sepse nuk është aktive marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për njohjen e këtyre diplomave. Serbia si duket është mësuar që mos t’i respektojë marrëveshjet e tilla, mirëpo edhe autoritetet kosovare shumë pak ngritin zërin në këtë drejtim.

Nga ana tjetër, liderët institucionalë, që veprojnë në Luginë, pak janë duke bërë për aktualizimin e një problematike të tillë antiqytetëruese, ngase ata janë të punësuar nëpër vendet e tyre të punës dhe i kanë të njohura diplomat e tyre, sepse i kanë të marra me vulë dhe nënshkrimin të RSFJ-së dhe se rrallë u bie të udhëtojnë në Maqedoni.

Të rinjve shqiptarë, që jetojnë në Luginë, dita-ditës po u mbyllen perspektivat e shëndosha për arsimim dhe punësim; po u thyhen shpresat, si dhe po u ngulfatet ardhmëria. Autoritet shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë duhet t’i qasen problemeve që preokupojnë këtë pjesë të banuar me shqiptarë, për të mos na u përsëritur Çamëria e Molla e Kuqe (Nishi) në 100 vjetët e ardhshëm të këtij qindvjeçari, të cilin po e kremtojmë me dashuri dhe dinjitet.

Elita shqiptare vjen jo shpesh në Luginë, për ta proklamuar Shqipërinë e Madhe dhe versionin se ne jemi “një” si komb dhe si atdhe. Mirëpo, rezultatet në këtë aspekt tregojnë diçka krejt ndryshe. Ata njëherë e përgjithmonë duhet të vetëdijesohen dhe sa më shpejt t’i zgjidhin këto probleme në mënyra të drejtpërdrejta, sepse kështu po luajnë me fatin e shqiptarëve jashtë kufirit! /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Evropa
Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Kronika e Zezë
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Magazina
Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Kronika e Zezë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Lajme
Kalo në kategori