LAJMI I FUNDIT:

Kosova kurrë nuk duhet ta ndjek shembullin e Serbisë

Po të mbetej në kompetencë të ballkanasve, përcaktimi i vijave kufitare të shteteve që tashmë i njohim, Ballkani lehtë mund të kthehej në kohën e Bizantit, dhe ashtu, në atë gjendje, do të priste ardhjen e Perandorisë se dikurshme Osmane.

Pas përfundimit të luftës në Ballkan, dosido u krijua ambient për shprehje të lirë. Shumë mendje të ndritura, që deri vonë kishin qenë të privuar nga e drejta e fjalës së lirë, tashmë kanë pasur mundësi ta thonë mendimin e tyre pa u frikuar nga pasojat. Megjithëkëtë, edhe kjo mundësi jo pak herë u keqpërdor me të madhe nga shumë të vetëquajtur analist e publicist që folën e shkruan shumëçka , që e duroi “pazari mediatik”, por jo pa pasoja.

Dy anekdota për ata që nuk kanë marrë vesh ende, apo u është ndalur ora moti!


1. Anekdotë për Ramadan Shabanin

Rrëfenin dikur, e rrëfejnë ende dëshmitarët, se si mendimtari i njohur Ramadan Shabani nga Kieva, kur ishte plakur kishte vërejtur se nuk po sheh e as nuk po dëgjon mirë. Kishte tubuar djemtë në odë dhe i kishte porositur: “Ju po e shihni që jam plakur, ndërsa njerëzit po më thërrasin për të ndarë drejtësi akoma. Duke parë mirë moshën dhe shëndetin tim po iu porosis që dikush nga ju, sa herë shkoj diku mysafir apo për të ndarë ndonjë drejtësi, të më përcillni. Veni re mirë se çka po flasin të tjerët për mua dhe pastaj me tregoni”, u tha djemve Ramadani.

Ditë pas ditësh, djemtë gjatë shoqërimit të Ramadanit kishin dëgjuar se si dikush kishte thënë: “Ja erdhi ai shurdhani” apo “erdhi ai qorri”. Djemtë menjëherë i treguan Ramadanit se çka kishin dëgjuar. Ramadani u tha: “Unë më nuk dal për të ndarë drejtësi. Ashtu edhe veproi. Puna e tij në fushën e ndarjes së drejtësisë kujtohet me pietet edhe sot”.

Dikush plaket më herët, dikush më ngadalë. Dikush ka ambicie të sëmura për të qenë gjithmonë i pari. Dikush donë të mbetet zot shtëpie sa të jetë gjallë, megjithëse të gjithë e shohin ashiqare se po e dëmton edhe shtëpinë edhe familjen. Thjeshtë, dikujt ora iu ka ndalur para dyzet e më shumë vjetësh dhe nuk e ka parë ende.

2. Plaku që nuk i njihte paratë

Plakut i cili nuk e kuptoi asnjëherë se duhet t ‘ua dorëzojë mandatin të bijve i ndodhi edhe kjo vaki.
Jo fort moti ,në vitet e nëntëdhjeta, kur në Kosovë qarkullonin në treg thuaja të gjitha kartëmonedhat e vendeve të Evropës, një plak i cili e mbante veten zot shtëpie me zor, ia mësyn pazarit të Istogut për të shitur nja dy thasë fasule. Monedhat evropiane brezi i ri i dallonte mirë dhe nuk i kishte problem shkronjat. Brezi i ri kur sheh disa pleq me sklerozë, nganjëherë edhe i mashtron me mjeshtri të thjeshtë .Plakut të këtij rrëfimi ia mësyn një i ri dhe pasi e pyet për çmimin e fasules, bënë pazar me të. I riu bleu nga plaku dy thasë fasule për dyqind marka gjermane, por në vend të monedhës gjermane i jep dyqind leva bullgare. Djaloshi merr fasulen, ndërsa plaku levat bullgare duke menduar se janë marka gjermane.

I riu menjëherë largohet nga tregu, ndërsa plaku shkon në dyqan për të blerë atë që kishte ndërmend. Mashtrimi doli në shesh menjëherë. Plaku, porsa hyri në një dyqan për të blerë gjësende të nevojshme, doli të jetë mashtruar. Kur nxori paratë për të paguar, shitësi po i thotë: “Këto nuk janë marka, por leva”. “More, unë e shita fasulen për marka”. “O plak”, i tha shitësi, “kur nuk i njeh të hollat mos e mbaj më zotshpillakun, e dorëzojua të rinjve”.

Kështu do të ishte mirë të bëjnë edhe të gjithë ata që mbrojnë edhe sot pozita e tyre të privilegjuara dhe shumë herë dëmtojnë edhe vetën edhe të tjerët. Imazhin e tyre të dikurshëm e humbasin pa nevojë. Nderi më i madh që do të mund t’i behej sot Kosovës dhe brezit të ri të saj është largimi i të gjithë atyre që tashmë janë prekur nga skleroza apo kanë vuajtur gjatë gjithë jetës nga karrierizmi .

Secili njeri mund të gabojë, por rezonimi dhe tërheqja me kohë nga pozita mund ta shpëtojë imazhin e tyre, që e kanë krijuar me dekada. Thuhet se sa më lartë ngrihesh ,kur bie mund ta thyesh qafen shumë poshtë. Kushdo qoftë, me gradë akademiku, kryetari, apo deputeti, ka nevojë për pensionim.

Si çdo vend demokratik ku sundon ligji edhe Kosova duhet të ketë ligj për pensionim edhe të parakohshëm. Madje, dikush ka nevojë për pensionim të tillë menjëherë. Nëse dikush me sklerozë të rëndë është kokëfortë, duhet të hiqet nga skena edhe me detyrim ligjor. Nëse një anëtar i një akademie ka tejkaluar të gjitha limitet dhe ka shfrytëzuar të gjitha privilegjet e mundshme, është njerëzore që vetë të pushojë atje ku e ka vendin. Dikush që nuk e ka shikuar asnjëherë hartën e Kosovës dhe nuk di as si dukët rregullimi i saj i brendshëm territorial ,nuk do të duhej të merrej me politikë, duke ia qarë kokën kështu, edhe më tej brezit të ri.

Kur gjithë diplomatet më eminent të botës thonë me vendosmëri një qëndrim tepër të rëndësishëm, të dalësh kundër tyre kuturu, nuk duket fortë normale .

Dacici nuk kërkoi shkëmbim territoresh

Megjithëse Kosova me kufijtë e saj ekzistues tashmë është njohur nga 93 vende të botës, megjithëse Kosova ka kushtetutën e saj dhe ligjet në fuqi, kur vendi ynë ka institucionet relevante të pushtetit, dikush akoma bënë pazar të lirë me deklarata bajate dhe të dëmshme.

Nëse një analfabet nuk e ka kuptuar deklaratën e Dacicit për ndarjen e Kosovës, nuk është fort çudi, por nëse këtë deklaratë nuk e ka kuptuar një akademik apo një deputet kjo është nuk është në rregull.

Dacici nuk ka thënë asnjëherë se dëshiron të shkëmbej territore të Serbisë, por ai dëshiron ta ndaj Kosovën ,përkatësisht të merr një pjesë të shtetit të Kosovës së sotme. Nuk mund të ketë dëgjuar asnjëri ndonjëherë se Serbia e sotme i ka ofruar Kosovës shkëmbim territoresh. Ndonjë akademik, deputet apo kolumnist ka nevojë të shohë mirë së paku hartën rregullimit të brendshëm territorial të Kosovës. Fatkeqësisht, shumë nga ata që sot me paraqitjet e tyre të tepruara në medie duket se nuk kanë as njohuritë më elementare në fushën e gjeografisë e lë më të diplomacisë.

Edhe dikur moti kur njerëzit që dinin shkrim lexim ishin krejt të shenjtë edhe atëherë kur organizimi i njerëzve ishte në shkallë të ulët, ishte marr vendim që drejtues i një populli të mos bëhet asnjëherë ai që nuk është i martuar dhe që nuk ka pas së paku një fëmijë. Pleqtë e mençur thoshin: “Ai që nuk ka fëmijë nuk mund të qeverisë dhe nuk mund të jetë as human aq sa duhet të jetë një njeri”.

Të moshuarit meritojnë çdo respekt, por njëkohësisht edhe ata duhet të kenë respekt ndaj brezit të ri.
Ai që nuk është lindur në SHBA, nuk mund të zgjedhet – sipas kushtetutës amerikane – president i këtij vendi

Kjo do të duhej të vlente për të gjithë ata që sot i dëgjon të flasin madje edhe për ndarjen e Kosovës, apo siç thonë për do farë shkëmbimesh të territoreve, të cilat as nuk i dinë ku gjenden dhe nuk e kanë as konceptin më elementar për problemin aq madhor me të cilin merren. Tipat e tillë nuk e kanë dert fare, kur vija kufitare shtetërore kalon mes për mes arave, oborreve apo edhe me dy vëllezërve.

Jo vetëm që shqiptarët duhet të jetojnë në trojet e tyre, por edhe serbët dhe cilado etni tjetër duhet të jetojë aty ku kanë lindur, pa pasur kurrë frikë për keqtrajtim nga fqinji i përkatësisë tjetër etnike. Jo vetëm ne, por edhe të tjerët kanë të drejtë të zgjedhin vendin ku do të jetojnë apo edhe të largohen nga vendlindja.

Kosova kurrë nuk dihet të ndjek shembullin e Serbisë sa i përket trajtimit të etnive tjera. Serbia është shembulli më i keq në botë për shkeljen e të drejtave elementare të etni ve jo serbe. Në njëqind vjetët e fundit nuk munde të gjendet edhe një shet tjetër si Serbia që ka bërë spastrimin etnik, madje duke kryer edhe gjenocid mbi popuj të tjerë.

Elaborimi i problemit të kufijve në Ballkan përherë vetëm shkakton probleme dhe dhembje. Ballkanasit nuk kanë dëshmuar asnjëherë gjatë historisë se mund të caktojnë kufij të qëndrueshëm midis shteteve të tyre.

Ata që kanë vendlindjen jashtë Kosove, është mirë të shkojnë nganjëherë atje nga kanë ardhur e të ballafaqohen me fqinjët e dikurshëm, nëse mund t’i njohin fare. Vetëm ata që e njohin territorin e Kosovës pëllëmbë për pëllëmbë, ata që kanë lindur në Kosovë, ata që janë kompetent, ata, falë Zotit nuk po bëjnë pazar me territore.

Është fat që miqtë tanë më të mirë e kanë thënë fare qartë fjalën e tyre

Do të mund të quhen të mençur vetëm ata njerëz që e din kohën kur duhet të tërhiqen nga skena, si dikur Ramadan Shabani.

P.S. Shtetet etnike kudo kanë dëshmuar se nuk janë demokratike, kështu që as Kosova nuk ka nevojë të jetë e tillë. Kurrë nuk kisha dashur të jetoj në një shtet të pastër etnik.

Në trend

Më shumë
Vrasja e burrit që dogji Kuranin ishte transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, policia suedeze gjeti në apartamentin e tij telefonin e ndezur

Vrasja e burrit që dogji Kuranin ishte transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, policia suedeze gjeti në apartamentin e tij telefonin e ndezur

Evropa
Xheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK: Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtëpie

Xheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK: Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtëpie

Magazina
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Evropa
Amir Rrahmani pritet të largohet nga Napoli

Amir Rrahmani pritet të largohet nga Napoli

Serie A
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’

Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’

Amerika
Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania

Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori